Komisioneri i BE: Korrupsioni me fondet e mbledhura nuk do të tolerohet

18 Shkurt 2020, 09:32Sociale TEMA

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në bisedë me DW, vlerëson Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel dhe shprehet me optimizëm të matur për hapjen e negociatave në mars.

Cili është vlerësimi juaj tani në fund të konferencës, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro për Shqipërinë? 

Jam shumë i kënaqur! Ishte shumë pozitive, njerëzit erdhën këtu për të shprehur solidaritet me Shqipërinë, unë e shoh këtë si një angazhim të madh jo vetëm nga Europa, por edhe globalisht. Jam shumë i gëzuar të shoh se sa të angazhuar janë vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe sa frymë pozitive ka për Shqipërinë.

Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura? 

Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë.

Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen.

Duket si një moment pozitiv optimist për Shqipërinë tani, mendoni se ky do të vazhdojë edhe në mars me hapjen e shumëpërfolur të negociatave?

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

Por ju vetë a jeni optimist?

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!

Me Oliver Varhelyi bisedoi Lindita Arapi

2 komente në “Komisioneri i BE: Korrupsioni me fondet e mbledhura nuk do të tolerohet”

  1. anticensurë25642654 says:

    nga të vjen kjo ide ty o komisioner??
    në shqipërinë e dobiçit me gjek mbretëror të ketë korrupsion??
    mos e thëntë zoti!!ju qënkeni në dynja tjetër??dobiçi mbretëror nuk ka asgjë të tijën,makinën e dhënë nga vëllai,gruan ja ka dhënë shoku,shtëpinë ja ka dhënë gruaja e kështu me radhë!!të gjitha gjërat e tija ja kanë bërë të tjerët!!

  2. Zeqir Kallarati says:

    Jo, zotëri, nuk flitet këshu, kjo nuk ëshë normale. Ju përdorni arsyen, diçka fare e pavlerë për vëndin tonë. Pastaj si nuk ta nxë goja të ťhuash një fjalë për Edi Ramën, strategun pa të cilin këto fonde nuk do ishin dhënë? Për ne e rëndësisjme është që i dhatë Edit paratë, pa se si do të prishen, kjo nuk ka fare rëndësi. Atë që bëri Edi, ju mbushi mëndjen për t’na dhënë borxh, ky popull nuk mund ta harrojë. Kjo për ne ka rëndësi, pa nëse i vjedhin, punë e madhe, këtu nuk ka asgjë të re, zakonin do bëjnë. Ata që e ndjejnë erën e këndshme ë lekut, njëlloj si erën e gjakut, janë në ekstazë, mbrëmë nuk duhet ti ketë zënë gjumi deri vonë duke festuar këtë mundësi të mrekullueshme që ju dhatë. Tani filloni të gjeni punëtorë për të filluar punën, por mos shpresoni që do punojnë shqiptarët, të rinjtë tanë. Nuk jemi të marrë ne, të punojmë,për vëndin tonë, ne do shkojmë në europë, atje mund të punojmë, sepse në vëndin tonë kemi turp nga puna. Prandaj sillni mundësisht sa më shumë refugjatë për tna ndërtuar shtëpitë dhe kur ti mbaroni na thërrisni të vijmë për inagurim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje