Gazetarja Mira Kazhani, ka reaguar në rrjetet sociale pas transmetimit të Top Channel, të historisë së Haklajve për tre javë me radhë.
Kazhani, e nxitur nga SMS-të e shumta që i kanë shkuar në telefon, kujton se ka qenë pikërisht ajo që e ka sjellë për herë të parë historinë e tyre në gazetën “Dita”, 6 vjet më parë.
“S’do ta kisha postuar këtë mesazh nëse nuk do të ishte një nga 100 që kam marrë këto ditë ku në Top Channel është rikthyer historia e Haklajve.
Në 2014-ën solla për herë të parë në median shqiptare në ‘Dita’ historinë e Haklajve.
Më vjen mirë që ca ngjarje nuk harrohen dhe Top Channel iu është rikthyer sot me forcën e ekranit të madh.
Mua nuk më bënë të pasur miliona klikime në YouTube, por kjo është gazetaria dhe notën ia vë publikut”, shkruan gazetarja Kazhani, e cila ka postuar mesazhin e mëposhtëm, që i ka ardhur nga një prej lexuesve të saj.
SMS e ndjekeses
“Deri para dy ditësh nuk kam pasur rastin t’ju shoh ndonjëherë dhe nuk ju kam njohur, s’është se shikoj edhe shumë emisionet e Shqipërisë.
Rastësisht pashë disa ng intervistat tuaja dhe s’më ndodh të më lërë kaq përshtypje ndonjë gazetare shqiptare sa ju, dhe njerëzit që më pëlqejnë asnjëherë nuk mund të mos i duartrokas dhe t’u jap komplimente.
Vërtet jeni një gazetare super e shkëlqyer që ta do syri e veshi ta dëgjosh me orë të tëra. Suksese.
PERSONAZHI KRYESORE I VRASJEVE NE TROPOJE ALUDOHESH NGA PALA TJETER ESHTE BERRISHA PSE JU NUK E MORET NE INTERVISTE EDHE NESE AI NUK PRANONTE E JEPNIT TE FILMUAR REFUZIMIN APO KENI FRIKE .
SHKELZENI-nuk eshte trimeri te provokosh nje vrases gjakftohte si Berisha. Ka dhene deri me sot aq shume shembuj se te vret per nje fjale. Mira Gazhani eshte gazetare dhe jo karateiste.
Eshte e vertete ajo qe thot Mira Kazhani.Inervista per Hklajt eshte dhene ne gazeten dita dhe e kemi degjuar,e kemi pergezuar me SMS.Por me duket se nuk eshte keq te jepen perseri, se ka njerez qe nuk i kan edegjuar.Top Channel beri shume mire qe dha intervisten e Zylfies dhe Aishes.Nje nga ngjarjet me makabre qe ka bere Sali Berisha.
Deri kur do te vije demokracia ,dhe gazetaret e abonuar,apo te paguar nuk do te intervistojne:
saLESHbisturikaraxhicin?
Kjo e paska marre me koncesion historine e Haklajve.
Ku eshte “thumbimi “ ketu ? Clowns