Deputetja Rudina Hajdari ka postuar një videomesazh ku thekson se 29 vite më vonë, edhe pse kemi bërë shumë progres, kemi dështuar në dy nga aspiratat e 20 shkurtit 1991.
Hajdari thekson se ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra.
Më tej ajo shkruan se sot i ka propozuar sot Kuvendit një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës
“29 vite më parë të drejtuar e frymëzuar nga lëvizja studentore, qytetarët shqiptarë rrëzuan një nga regjimet më të egra diktatoriale në botë.
Kjo është një ditë e cila duhet të mbetet e lartësuar në memorien e gjithsecilit prej nesh, por edhe e gdhendur në historinë e popullit shqiptar.
Një ditë që na tregon fuqinë e bashkimit mbi përçarjen, forcën e popullit mbi diktatorët, forcën e ideve mbi dhunën e terrorin.
Fatkeqësisht, 29 vite më vonë, edhe pse kemi bërë shumë progres, kemi dështuar në dy nga aspiratat e 20 shkurtit 1991.
Kemi dështuar në ndërtimin e një demokracie funksionale duke vazhduar të operojmë me një mentalitet drejtues gati diktatorial, i cili pasqyrohet që nga mënyra se si drejtohen partitë politike me grusht të hekurt nga kryetarët e deri te format aspak demokratike të qeverisjeve.
Për këtë arsye unë kam luftuar, po luftoj dhe do luftoj pa kompromis për të demokratizuar vendin. Një nga mjetet për ta realizuar këtë është padyshim ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke ia dhënë fuqinë që sot kanë kryetarët, qytetarëve.
Së dyti, kemi dështuar të bëjmë një bilanc të plotë të asaj që ndodhi gjatë diktaturës dhe të ndëshkojmë përgjegjësit.
Ende sot, ish drejtues apo bashkëpunëtorë të rrezikshëm të regjimit e sigurimit vazhdojnë të jenë pjesë e vendimarrjes, duke minuar demokracinë.
Jam krenare që sot i kam propozuar Kuvendit dhe Këshillit Politik një projektligj, i cili detyron çdo kandidat të provojë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe nuk ka gisht në torturimin, internimin apo vrasjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës, para se të konfirmohet si kandidaturë e zgjedhshme në çfarëdo posti publik.
Ka ardhur koha të shkëputemi nga e shkuara, jo vetëm me fjalë por me vepra. Ka ardhur koha për ta çuar amanetin e atyre që dhanë jetën për demokraci deri në fund.”
o goce, sigurimsat deputet kane siguru pension te perjetshem ene familjen deri ne brezin e 7, se ia bone pastertin se nuk ia bone sot mas 30 vjetesh nuk ka asni efekt, jo per gjo po ju la ardh rradhe kalamojve te ish sigurimsave, torturuesve, agjitatoreve dhe propaganduesve te atin sistemi per te cuar perpara amanetin e eterve te tyre. Pra nqs do me e bo tamom at ligj duhet me u thellu me shume, thellohu goce thellohu.
Edhe ti tipiripritpii thellohu. Duhet te fillosh qe nga koha e Skenderbeut, te zbulosh djemte e djemeve te vajzes se djalit te sigurimsit. Koqe si ti nuk e lene kete vend te eci perpara. Cpune kane kalamajte e sigurimsave per pislleqet e baballareve? Ca nga keta femije mund te jene udheheqes te partive. Ca mund te kene emigruar. Ca mund te jene profesore apo kriminele. Ti i fut ne te njejtin kallep….Na mbyten katunaret! Large nga njerzit me urrejtje pathollogjike!
Po babai jot e vertetoi qe nuk ishte bashkpuntor i sigurimit qe sali berisha e akuzonte?!!!
Drejt e ka e bija e Fatmires, por nuk ka kellqe te matet me ujqerit e vjeter.
Se si u shemb regjimi i socializmit totalitar apo diktatorial
kete e dine me mire ata qe kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit
Vajza ngre problemin e shkeputjes nga e shkuara, por ben thirrje per transparencen e te shkuares
dhe jo te problemeve aktuale te shqiptareve.
Po transparence pasurise se saj do ti bej çupa e azem kriminelit dhe e fatmires hajdute?
Kjo nuk eshte bije, sigurimsi. Saliu nuk te akuzonte kot pa baza.
Shqiperise vertet ka nje boshllek te madh intelektual, por ti Rudine nuk e mbush dot. shko andej nga ke ardhur e dashur.
Dhe nje keshille: mos bej moral.