Sa afron pranvera, çmenden politikanët tanë!

20 Shkurt 2020, 09:08Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Nëse do të pyesësh një shqiptar të thjeshtë lidhur me përshtypjet për politikanët do të përgjigjet me indiferencë dhe një pjesë jo e vogël me neveri. Kjo klasë politike, vërtetë, zgjidhet nga shqiptarët por prej kohësh prej sistemeve të ngritura zgjedhore, nuk i përfaqëson më ata.

Një e tillë duket sot përfaqësimi i presidentit të vendit dhe thirrjet e tij për të ashtuquajturat ndryshime popullore. Është e pamundur të afrohet pranvera si stinë dhe politikanët të mos aktivizohen. Berisha, Nano, Berisha sërish, Rama, Meta, Basha dhe sërish Meta do mbahen mënd vetëm me ato që i bëjnë pranverave.  Për çdo vit, në këto 30 Vjet, pranvera nis me aksione politike.

Përpjekja e madhe është për t’u identifikuar. Nuk ka rëndësi sesa kapacitet ke apo çfarë do afrosh për njerëzit, jo thjeshtë duhet të turbullosh. Por, ndërsa natyra e realizon ndryshimin prej një udhe të pagabueshme kozmogonike të planetit, politikanët tanë e bëjnë për të fituar pikët e munguara, gjatë Vjeshtës dhe Dimrit.

Askush nuk i ka penguar që gjatë mandateve të tyre, qoftë “ Të Majtët”, por edhe “Të Djathtët” të peshojnë me punën e tyre dhe të bëjnë jetën e njerëzve më të thjeshtë, por jo. Duhet të vij kundërshtari dhe pastaj të prishin gjithçka, të kundërshtojnë, duke e mbuluar me koperturë popullore… Në pranverë.

Një e tillë po duket me lëvizjen pa fizionomi të presidentit, që me shumë gjasa ka kohë që ka nisur të shqyrtohet. Si jo pak herë, zyra e tij, që i mungon klasi i komunikimit dhe respekti i etikës, tregoi skenarin e ri apo “Revolucionin Popullor” Nr. 2.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do të zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e “Gushtit të Shtetit”. Bëni durim! Dekretet do ti zbatojë populli shqiptar!”

Po a ka lëvizje pro-president veç mbështetësve të LSI, partisë së tij bazë dhe patericës së PD-së? Jo. Për fat të keq, tashmë nuk ka dhe administratë, sepse të dy partitë BIG po mundohen ta neutralizojnë rolin e saj.

Është radha e konstitucionalistëve të vërtetë të tregojnë e ta shpjegojnë këtë kaos qe po ndodh me presidentin, por fatkeqësisht edhe ata janë të ndarë, ashtu si është e ndarë gjithçka në këtë vend. E, megjithatë, një gjë është e pagabueshme: Politikanët tanë marrin kot në pranverë. Rasti i presidentit Ilir Meta e tregon më së miri këtë.

1 komente në “Sa afron pranvera, çmenden politikanët tanë!”

  1. Esmeralda says:

    Mos ma mere per humor gjithmone ne pranvere njerzit e semure psiqik qe dilnin nga spitali psiqiatrik elbasan kur vinte kjo kohe i rishfaqeshin simptomat .
    Ndaj them pa e ofnduar prr ilir meten eshte njeri i cmendur duhet te jete nje komiion mjeko- ligjire per gjendjen shendetsore te te zgjedhurit.
    Neser kryen krim ilir meta dhe del i pa pergjegjshem i kujt eshte faji ?
    Ndaj duhet edhe per deputet nje komision mjeko – ligjor e psikiloge nuk lihet deputet kujtim gjuzi te tregohemi serioze nuk lihet ilir meta president .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje