Shtatë persona janë plagosur këtë të enjte si pasojë e rrëzimit të një avioni rus të tipit An-2, i cili është përplasur me tokën.
Ngjarja ka ndodhur pak momente pasi u ngrit në ajër në qytetin rus Magadan, kurse pamjet e rrëzimit janë publikuar nga një pasagjer që ishte brenda dhe filmoi gjithçka.
Përmes pamjeve të një video të filmuar nga një pasagjer shihet se si avioni ngjitet ngadalë në ajër dhe për pak sekonda befasisht humb lartësinë dhe fillon të bie me shpejtësi të madhe.
“Në aeroplan ishin 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas të dhënave të para, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme.
Autoritetet lokale kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman, ku përveç njërit që është në gjendje kritike të tjerë kanë pasur vetëm lëndime të lehta.
Jeni ndopak serioze apo jo?! Me qellim eshte titulli ‘rrezohet avioni ne Moske’ qe te klikohet lajmi? Dhe pastaj na del qe avioni u ngrit nga Magadani, nja 7-8 mike kilometra ne vije te drejte nga Moska, ne Paqesor. Dhe Antonov-2 i njohim, perdoreshin per transport dhe sperkatje ne Shqiperi. Po ai tip avioni qe na u ul me urdher nga lart ne Erseke per te trembur greket dhe na bete te gajasemi me Dash Karocin. Dhe me ate rreze veprimi e shpejtesi qe ka An-2, do i duheshin nja 5 dite ti afrohej Moskes. Epo…efekti Dash, llap qe te cudisesh.