Artan Fuga: Unë blej dixhital e shoh TV-të perëndimore, po ju o të mjerë që shihni RTSH-në

21 Shkurt 2020, 20:00Sociale TEMA

Artan Fuga ka kritikuar RTSH-në, se bën gjithë kohë propagandë për Qeverinë.

Reagimi i Fugës

Si blejmë “helmin” propagandistik me lekët tona dhe detyrim!

Ka disa ditë që më ka përfunduar kontrata me anë të një karte për të pasur akses në kanalet tv të një nga platformave dixhitale.

Nuk jam bërë mukajet të blejë një tjetër dhe këto ditë përdor rrjetin dixhital bazë pa pagesë.

Cfarë të shoh se?! Gjithandej nga ta vërtis gishtin mbi telekomandë në shumicën e rasteve më dalin stacionet e radiotelevizionit shqiptar. Rtsh, rtsh hd, rtsh film, rtsh Korça, Kukësi, Radio Tirana dhe dreqi me të birin!

Më duket se m’u zu fryma. Prisja të gjeja kanalet e mëdha private televizive as që bëhet fjalë!

Vetëm kanale çirake me qeverinë në përgjithësi me ndonjë përjashtim! Cfarë turpi!

Gjithandej propagandë, pasqyrim i sukseseve të ministrive, duket sikur jetojmë në parajsë.

Sa pak gazetari të vërtetë televizive brenda tyre!

Sa pak prodhime televizive nga studio të pavarura!

Sa pak filma, ose aspak, dokumentarë, serialë shqiptarë, drama shqiptare.

Vetëm politizime, propagandë, marrëdhënie publike nga ana e qeverisë mbisundon gjithandej!

Pres ndonjë lajm, reportazh a dokumentar nga Evropa, asgjë!

Ndonjë lajm live! Asgjë!

Lajmet nga bota! Ato që gjen me kile në Internet!

Cfarë izolimi informativ!

Një film i përsëritur një milion e dyqindmijë herë! Si nuk u vjen zor!

Miliona lekë të harxhuara kot ose për propagandë!

Pres filma a të rinj perëndimorë! As bëhet fjalë! Vetëm ndeshje futbolli dhe propagandë! Këto kupton populli – duket sikur një mendje e mbrapsht thotë!

Dhe të mendosh që paguajmë lekë si taksë televizive që të na “helmojnë” me propagandë dhe kotësi nga mëngjezi në darkë!

Mirë unë që nesër blej kartën dixhitale dhe shoh televizione të tjera, media perëndimore jokonformiste, dhe nuk ja shoh më bojën këtyre kanaleve tv, po njerëzit që nuk e kanë këtë mundësi!

Cfarë gjymtimi i mendjes!

Të mendosh se çfarë izolimi i dyfishtë. Me ndonjë përjashtim, vetëm mediat zyrtare, jo media të huaja, dhe kryesisht televizione në oborrin e qeverisë si televizioni i Pinokut, i Pupagjelit, i që të bëjnë të vjellësh nga mediokriteti.

Një film ku beu tall bujkun!

Kur do të zhduket ky model televizioni zyrtar dhe t’i kthehet publikut!

As më shkon ndër mend që të kërkoj nga agjencia rregullatore të vejë dorë. AMA së shpejti përgatitet të kthehet në Gjykatë Kushtetuese a diçka e tillë, kush e mban mend! Futja kot!

Të mendosh që po shkojmë drejt mesit të shekullit 21 dhe ndërtohet ky izolim televiziv nga bota!

Cfarë aventure ndër të tjera! Cfarë na mbeten jashtë? Portalet? Atyre ligj censure!

As në kohën e monizmit nuk ishte ky izolim. Të paktën lajmet te RAI na i linin t’i shihnim. Tani asgjë!

Puna është se të gjithë këtë intoksikim propagandistik ne e paguajmë me lekët tona që na e merr shteti me dhunë si taksë duke na futur dorën në xhepat e grrisur, dhe pastaj ja jep altoparlantit të tij audioteleviziv, i cili na bombardon ne që nuk kemi lekë çdo natë duke na e bërë mendjen … pordhë ideologjike!

Dhe flasim për media, për gazetari, për integrim, për qytetar aktiv, për mediat si roje e demokracisë!

Cfarë hipokrizie!!!

7 komente në “Artan Fuga: Unë blej dixhital e shoh TV-të perëndimore, po ju o të mjerë që shihni RTSH-në”

  1. Emigranti kavajas says:

    Me te verrete je nje k….kandari.ti kerkon sempre ti imponohesh popullit,por populli ka dhjere njerez edhe me te mire se ti.

  2. genci.d says:

    Eshte per te ardhur keq qe e ardhmja e kombit eshte ne dore te disa te ashtuquajtur “profesore” si pune e ketij te rrjedhurit….

  3. Sabri says:

    Kete nuk e thote as opozita dhe askush ne Shqiperi. RTSH eshte televizion dukshem i paanshem , bile ne nje pjese te madhe te lajmeve i ka pro opozites. Ky Fuga eshte , o zot i madh… Mendjemadh dhe i paditur, i lig dhe maskara!

  4. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Ky vend e ky popull nuk asht per ty, more Artan… Ti je per nje tjeter planet. Urojme qe te te rrembejne ufot nje dite, se ketu po shkon dam. Ka kohe qe i ke thene mendjes; Ik, se nuk kam pune me ty !

  5. hasani says:

    Rrotr ka.., perse flet percarte. Ti vete deklaron se nuk e ndjek TVSH e nga ana tjeter e shan. Po a nuk je ti nje nga ata qe e krijuan TVSH dhe financuar per 50 vite. Po si more debil mundohesh te mohosh prejardhjen tende prej bllokmeni??? Si mund te mohosh se babai yt ka qene per shume vite ne postet me te larta te partise punes, apo jo??? Qelbesire.

  6. timo says:

    Mirë popullit ja ka gjymtuar mëndjen RTSH-ja, po ty kush ta ka gjymtuar dhe të ka këthyer teveqel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje