Paralajmërimi i infermierëve: Pas 5 vitesh injeksionet do t’i bëni vetë

21 Shkurt 2020, 18:15Sociale TEMA

Mësimi i gjuhëve të huaja është kthyer në nevojën më të ngutshme për studentët e infermierisë. Me të kryer betimin qe u jep titullin infermier, edhe ata duan të ikin, ashtu si edhe mjekët.

Studentët nuk fshehin faktin se zgjedhja e infermierisë, për shumë prej tyre, nuk ka qenë pasion për një mundësi për t’u larguar jashtë. “Sepse vetëm jashtë mund t’ia dilet”, thotë një student i Infermierisë. “80% janë futur nëpër kurse, shumica për gjermanisht”. “Në Gjermani kushtet janë më të mira, paga është më e lartë”, thotë një tjetër.

Por nëse flet me infermierë që janë në sistem dhe me përvojë pune, arsyet e largimit thonë se bëhen më të forta. “Kam 20 vite në profesion, si çdo shqiptar dua të iki jashtë shtetit. Duhet të filloj të mësoj gjermanishten. Po ta dija në këtë moment nuk e di çfarë do të bëja”, thotë një infermier i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Numri i infermierëve të larguar jashtë vendit është shumë më i lartë se i mjekëve, mbi 3500. Shifra më alarmante ishte ajo e vitit 2019, ku lanë Shqipërinë 1600 infermierë, më shumë se numri i të diplomuarve në një vit nga gjithë fakultetet publike dhe private.

“Infermierët në Shqipëri marrin 150 euro më pak se në Kosovë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut”, thotë Sabri Skënderi, nga Sindikata e Infermierëve “Rritja e papërfillshme e pagave në 10 vite ka bërë që të gjithë të futen në masë në kurset e gjuhëve të huaj për t’u larguar jashtë shtetit”.

Sindikata e infermierëve i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kushtet dhe pagat e infermierëve, në të kundërt, pas 5 vitesh, shqiptarët do të duhet t’i kryejnë vetë injeksionet dhe shërbimet në spitale.(A2)

5 komente në “Paralajmërimi i infermierëve: Pas 5 vitesh injeksionet do t’i bëni vetë”

  1. ben says:

    Kishte te drejte ed rama kur tha do e beje shendetesine pa pagese, dhe ja doli.
    Kur nuk ke as doktore as infermiere NUK KE KU PAGUAN.
    Nje tjeter premtim i mbajtur i rilindjes..

    1. na mbyten injorantet turcelinj says:

      Kur nuk ka Germania infermiere e dr,si do kemi ne.
      Ikin fshataret fshijne sumen e pleqve gjerman dhe prinderit e tyre i lene ne mes te 4 rrugeve.
      Dr saliu kur do iki….

  2. Tan_Tironci says:

    Eee, I bejme se nuk pertojme, kursejme dhe rryshfetin. Hajt, qafen thefshit.
    Rradha…..next!!!

  3. loni says:

    Ne te semes te shkojne te lajne bythet e pleqve Germane. Vecse aty nuk marin dot ryshfet 500 lek per te bere nje gjilpere. Do marim infermjere nga jashte.

  4. socialisti says:

    Kure ve drejtor te cilet e kane mendjen per te vjedhur dhe inf pa pervoj te drejtojene kaqe kohe eshte pake filloje nga Vlora qe ta shikoshe sec behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje