Nga Alfred Peza
Me parrullën e ballistëve të filmave të socrealizmit “Shqipëria e shqiptarëve” dhe me simbolet e “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut, Ilir Meta është nisur drejt “besëlidhjes” së tij të 2 marsit në Tiranë, me shpresën se do përsërisë në të njëjtën ditë pas 576 vjetësh, suksesin e Skënderbeut me Beslidhjen e Lezhës!
Presidenti i Republikës ka gjetur si sebep për këtë, “grushtin e shtetit” që sipas tij, “Kryeministri i Shqipërisë po i bëka Edi Ramës?!!!” Prapa kësaj broçkulle, siç mund të meret fare lehtë me mend, fshihet shkaku i vërtetë i gjithë tymnajës. Në fund, e gjitha çfarë pritet të ndodhë, është “grushti politik” që Ilir Meta synon ti japi Lulzim Bashës, në luftën e brendshme mes tyre për lidershipin e opozitës, pasi të shkarkohet si President i Republikës.
Pasi bëri gjithçka për të bllokuar ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, kur e pa që mazhoranca e zhbllokoi situatën përmes procesit ligjvënës në Parlament në bashkërendim me SHBA e BE, Ilir Meta e kuptoi se shkarkimi i tij si President, tashmë duket i pashmangshëm. Heqja e pengesës së fundit, drejt ngritjes së të gjitha institucioneve të drejtësisë së re, nuk kishte si të mos kalonte përmes tentativës së Ilir Metës për tensionimin e situatës në vend.
Vitin e shkuar, ai bëri rolin e zjarrvënësit, përmes aktit të paprecedentë të çdekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Këtë vit përmes bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, për ta lënë vendin, pa një albitër të besueshëm në ndeshjen mes palëve. As në 2019 nuk i funksionoi dhe as tani në 2020, jo e jo. Ndaj, rikthimi në jetën aktive politike pas ikjes nga Presidenca, duket si rruga e vetme për Ilir Metën. E siç i ka hije fillimit të ri nga një veteran politik, në vend të partisë së tij të vjetër LSI, ka shenja se po përgatit krijimin e një partie të re. Me shpresën se shqiptarët, do ta marin edhe atë, për një lider të ri!
Rruga që po ndjek, simbolet që po përdor, figurat që po promovon, spotet që po realizon dhe retorika që po konsumon në diskursin e publik, të rikujtojnë rrugëtimin e ndjekur pak vite më parë nga Kreshnik Spahiu. Jo vetëm për shkak të simbolit të shqiponjës, të përdorur rast e pa rast nga Ilir Meta, si “Aleanca Kuqezi”. Jo vetëm për shkak të shfrytëzimit të përbashkët të imazhit të Lorik Canës. Por, edhe për shkak të parimit “me një gur vras dy zogj”, që Ilir Meta ka kohë që e përgatit.
Pjesë e këtij projekti, mund të shihet jo vetëm aleanca me Ramush Haradinajn, por edhe strategjia e mediave pranë tij, për ta paraqitur Edi Ramën si “armikun” më të madh të shqiptarëve në Ballkan. Si “tradhëtarin” më të madh të të gjitha kohërave. Si “Esat Pashain” e kohës sonë. Si “njeriun që do ndante kufijtë e Kosovës, për ti falur llokmat e majme mikut të tij më të madh Aleksandër Vuçiç”. Si “njeriu që po krijon Jugosllavinë e re”, e plot përralla të tjera si këto.
E, përkundër kësaj, shqiptarët të mos mërziten. Të mos tremben. Të mos tuten. Sepse këtij vendi ka kush ti dali Zot. Sa të keni Ilir Metën “nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.” Sepse ai është e vetmja mburojë. E vetmja kështjellë e pamoshtur buzë Adriatikut që Edi Rama nuk e mer dot. Te ai do të gjeni të vetmen kala që nuk mund ta mari dot as Rilindja, as Sorosi, as shkjau, as greku, as turku e as talani. E jo më SHBA, BE dhe NATO!
Duke dashur që të imitojë fillimet e vrullshme të “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut dhe të përsërisë triumfin politik të Lëvizjes “Vetëvendosje” të Albin Kurtit, Ilir Meta duket se po bëhet gati për të nisur nga 2 marsi, rrugëtimin e tij të ri politik.
Një rrugëtim, që ka përballë pamundësinë e tij për ta sfiduar Edi Ramën, për skeptrin e të majtës. Sepse pas reformës në drejtësi, pas marjes së 1.15 miliardë eurove nga Konferenca e Donatorëve për projektin e rindërtimit nga tërmeti dhe çeljen e pritshme të negociatave të anëtarësimit në BE, ai dhe PS po bëhen gati për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
E vetmja hapësirë për faktorizim të shpejtë, duket se Presidentit në ikje, i mbetet vetëm të sfidojë Lulzim Bashën për fronin e opozitarizmit në Shqipëri. Lulzim Basha po e kërkon fitoren, përmes rrugës së një lideri të reformuar, që tashmë “po na dëgjon”. Ndërsa Ilir Meta, përmes rrugës radikale, nacionaliste dhe shqiponjës së “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut. Ky skenar duket se është kuptuar tashmë nga Lulzim Basha dhe aleatët e tij të “Opozitës së Bashkuar” të cilët (me përjashtim të LSI) nuk kanë ende asnjë qëndrim në lidhje me “besëlidhjen” e Ilir Metës në Bulevard.
Ka me siguri një arësye të fortë edhe për këtë. Partinë Demokratike e lidhin shumë histori politike, përgjatë këtyre 30 viteve, me atë bulevard: Nga grushti i shtetit i 14 shtatorit, e deri tek çadra e Republikës së re të 2017. Nga 4 vrasjet e 21 janarit, e deri tek “revolucioni” i molotovëve të 30 qershorit. Një parti që kurrë nuk arriti të fitojë asgjë vetë përmes bulevardit, nuk duket e gatshme që tia shtrojë tapetin e kuq për këtë, Ilir Metës më 2 mars. Sepse ata që iu bënë xhelozë “Aleancës Kuqezi”, nuk kanë si të bien kaq kollaj në dashuri, me “Besëlidhjen e Presidencës”.
Ne fakt nuk e ke keq!
Alfred me $1M ne banke. Thuhet “albiter” apo “arbiter” ?
Hhahahaha. Po pse kaq budalla te jete vertete luli thoni?
Tia bej meta para syve dhe ai mos ta kuptoj…apo do saliu kshu?!!!
Bravo Peza.Mendoje se Basha nuk do jete aq budalla sa te mos e kuptoi punen nen rrogoz te Ilir Metes.Metes po i vjen ngordhja dhe po perpelitet si ai ujku i plagosur.
Teori e re
Por
Interesante
Keta te dy ne fakt i preu barku per shqiperine.
I vetmi qe ke permend qe ia vle eshte ALBIN KURTI
Ja se do ia shofesh hajrin dhe atij se eshte ne fillimet e veta duket patriot i madh. Qe diten e 1 hoqi flamurin shqiptar
Mos i vini re Metes se ky eshte skenari i inteligjences ruse per populistet e evropes!
Mundet. Ilir Meta ka dashur gjithmone ta sheshe veten si atdhedashesi me i madh. Edhe pse pergjate 30 viteve i ka shkaktuar vetem zi ketij vendi
Po le te vazhdoj kshu se fatin e kreshnikut do kete????
Po te ecim me kete logjik, basha ia futi spahiut. Ndoshta ia fut edhe Metes? ?
Basha te vetmen qe mund te beje , dhe tja futi eshte , tja futi pordhes dhe tja futi gjumit , per keto ska burre nene tja kaloje…
Lulit sia Ze vendin njeri,sa te kete Edi ramen.
Me fakt eshte e kunderta por si zagan I lleshit qe je po ta falim.Aq e keni enen ju andej lart.
Mjaft me këtë DORDOLEC presi(lesh)dent MJAFT!? Një nga Arsyet se përse DORDOLECI Bërtet dhe Tregon “Forcën” (Mavriu me bojë ka nja dy Skrapallinj me vehte e ndonjë Dibran dhe do bëj Namin, sepse si duket Putini është ” i zënë” me Sirinë dhe Janullatos së bashku me Greqinë kanë Hallin e Turqisë!? ) është dhe për Faj të MEDIA-s Vizive apo të Shkruar. Sepse i qëndron pas dere Gati. Gjithë shqiptarët me apo pa parti e DINË FORT MIRË S’E PËRSE E BËN dhe Ç’FARË KËRKON! Nuk është Arsyeja e Marrjes së Liderit të Opozitës. Por, Frika se Vazhdimësia e Proçesit për Vendet Vacant të Anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Betim në Kuvend që Automatikisht do të sjell Shkarkimin e tij. Dhe e Dyta Premtimi që Rama I Dërgoj më SMS se pas presidencës NUK DO TA GJESH MË LSI (kuriozitet i veçantë i kësaj Partie TË GJITHË KANË VJEDHUR!!?? Këto e kanë bërë TË LUAJ NGA FIQIRI!
Nuk e merton Shqiponja te behet nga duar te pista,te pa lara dhe cesht me e keqja duar hajduti,nuk e merton ky shpend te behet nga nje njeri i thencin, qe Tirana e gjith Shqiperia i thonr Like floriri.
Simboli u përhap nga Kreshnik Spahiu, në vitin 2011, por drejtuesit e të gjithë institucioneve e kanë marrë nga libri “BESA, FEJA IME, E FËMIJËVE DHE E BUJARËVE SHQIPTARË” (autor Artur Shkurti) botuar në janar 2009 pra 2 vjet më herët sesa koha se kur filloi të përhapej.
Nderimi me duart në formën e shqiponjës caktohet si rit i bujarëve shqiptarë dhe për herë të parë është aty, në faqen 32. Pra fillimisht u botua në libër. Libri iu nda ambasadave dhe partive politike. Kreshniku pas dy vjetësh e realizoi edhe si nevojë që të konceptohej më mirë lëvizja e tij “kuqezi”, por ai nuk e krijoi. Autori nuk kishte fare lidhje me lëvizjen “kuqezi”, pra nuk është që e këshilloi tek lëvizja. Përderisa u botua në libër, kushdo mund ta realizonte dhe ky ka qenë qëllimi, por ka një dallim “krijimi” nga “përdorimi”.
Në linkun më poshtë keni shpjegimin.
https://udhaeshkronjave.com/gazeta/f/simboli-i-shqiponj%C3%ABs-me-duar-pun%C3%AB-e-shkoll%C3%ABs-udha-e-shkronjave
Nje President si Ilir Meta i duhet Shqiperise ai eshte garant per marredhenie te mira fqinjesore me Greqine por mbi te gjitha per marredheniet midis shqiptareve dhe grekeve te Epirit te Vetiut prandaj duhet te perkrahet ne Metingun e 2 Marsit nga cdo shqiptare i ndershem dhe mbi te gjitha nga greket e Epirit Verior
Denoncim publik i nje presihori kryehajdut i Evropes
ILIR META NE PRANGA !
– Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi .
– Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
– Shkarkim me procedure urgjente dhe arrestim ne flagrance i Presidentit turpi e kryehajdut i Shqiperise !
– Cfare pret SPAK-u!? Destabilizimi politik i vendit eshte krimi me i rende ne cdo shtet edhe jo demokratik te Botes … Ilir Meta tashme e ta sterderdhur kupen.
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Presidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta deklaroi sot me zerin e figuren e tij hapur para syve shqiptareve dhe te nderkombetareve duke bere thirrje per destabilizimin politik te Republikes se Shqiperise dhe duke 2 marsin si Diten e grushtit te shtetit dhe permbysjen me dhune e terror pa maska te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike dhe te njohur e perkrahur si asnjehere tjeter me pare nga bota demokratike, sic e tregoi dy dite perpara ashiqare edhe Konferenca Nderkombetare e Brukselit per kapercimin e paso jave te termetit te 26 nentorit 2019 .
Ne vend te dekretonte menjehere daten 17 shkurt si dite Feste Kombetare te Solidaritetit, presihori i Shqiperise me nje fytyre qeni te terbuar e hajduti te vetdemaskuar e vetdamkosur perjete me zerin e figuren e tij shpalli fillimin e grushtit te shtetit per permbysjen e rendit kushtetues dhe destabilizimin politik te shtetit shqiptar nen pretekstin e mbrojtjes se Kushtetutes qe e ka pshurrur e dhjerosur te pakten 16 here vetem gjate teté muajve te fundit.
Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
Qysh sot ai u kthye de jure e de facto ne líder i opozites destruktive dhe antishqiptare dhe shpate e ndryshkur e Moskes dhe Beogradit ne Shqiperi.
Sot Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari, si Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre, e Moskes dhe Beogradit.
Po ashtu kjo cmenduri e pashoqe e ketij presihajni synon edhe minimin e celjes se negociatave per pranimin e Shqiperise ne gjirin e BE-se, sic u veprua edhe gjate veres se vitit qe shkoi nga opozita me destruktive dhe e korruptuar, me antishqiptare ne Bote.
Edhe ky eshte nje sherbim tjeter nr dobi te Moskes dhe Beogradit.
Ky eshte nje akt i mirefillte terrori politik dhe psikologjik ndaj Kushtetutes, kunder popullit, kunder shtetit dhe kombit shqiptar, eshte nje thirrje e hapur per destabilizimin politik te rendit kushtetues dhe shtetit shqiptar.
Cfare pret Prokurori i Pergjithshem dhe SPAK-u i Shqiperise !?
Cfare pret Kuvendi i Shqiperise qe nuk mblidhet menjehere ne seance te jashtezakoneshme per shkarkimin e tij per kete megakrim e akt terrori shteteror !?
SPAK-u beri thirrje publike per mbare shqiptaret te denoncojne cdo akt korrupsioni te cilitdo personi te perfshire ne kusari…
Cfare denoncimesh pret SPAK per korrupsion kur ka jo nje por te pakten 42 videorregjistrime me ze e me figuren e vet Ilir Metes ne afera megakorrupsioni, ka vilat e Lalezit …. Tomorrin e shqyer nga babezia e tij dhe bashkeshortes se tij…..
La nevoje per veprim ligjor pasi hetimi dhe provat jane live!
Ne cilin shtet te Botes i lejohet nje zevendes- Kryeministri te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
Pse nuk vepron menjehere Prokurori i Pergjithshem dhe Ministria e Brendshme per areestimin e menjehereshem ne flagrance te nje presihori qe ka cmendurine te beje thirrje e caktoje edhe date grushti te mirefillte shteti ne syte e shqiptareve dhe mbare Botes!?
Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi pike per pike nga cdo shtetar e qytetar I Shqiperise!
Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
Me veprimet e tij jologjike qe ka bere:
1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
4- Akti antikushtetues per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, dhe dekretimin e tyre per ne tetor….
Me aktin e sotem antikushtetues e terrorist Ilir Muta e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be pale me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij e krejt “Banda e Gangstereve” te SaLikekracise sot ne opozite.
Ky akt antikushtetues i shton efhe akuzen e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten dhe i tha hapur dyerve te burgut; Hapuni! .
Ai eshte nje akt jo vetem terrorist, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute dhe Kodi Penal I Shqiperise per arrestimin e tij menjehere paralel me shkarkimin ne flagrance si President I Shqiperise, post qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca e sotme.
Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente sot kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj dhe ne te njejten kohe organet ligjzbatuese te zbatojne ligjin dhe te arrestojne po ne flagrance kete presihor kryekrimineli!
Ilir Meta ne pranga !
Sot… Neser eshte teper vone !
Sepse mu kujtua ajo perralla e gomarit qe veshi lekuren e luanit , dhe kur e pa qe trembi fshatin, filloi te pellase . Fundi I perralles dihet.
As ja vlen te merresh me nje hajdut ordiner qe ben si i forte.po ka bythe te vrase veten si alende se vete e ka thene.
Besoj se e di ndryshimin ndermjet aleances Kuç-e zi,te Nik Spahiut qe u krijua nga dyshja Berisha dhe nje pseudoambasador per te mos fituar Rama zgjedhjet ku dhe perfundoi siç meritonte sepse hesapet ishin bere pa hanxhinj!kete radhe eshte po i njejti ideator qe kerkon ti veshi ketij patriotizmin si ndjenje pa e patur sepse eshte hadut i te gjithe popullit patriot me shqiponjen e siglen “Kuç- e zi” e jo Kuq e zi siç duhet te jete ne realitet!Ndaj ai thrriti ne Presidence Lulin qe sa here qe donin ta perdornin terhiqej sepse nuk ja mbante nga nderkombetaret si edhe kete radhe ku perseri ai(Luli)ishte dakort qe ta drejtonte kete levizje por nuk i garantonte dot “toto Likes” se po nderhyne “miqte” une perseri do terhiqem!Ndaj ai i humbur qe i humbur eshte dhe vendosi qe ta drejtoje vete!Thone qe ne tribunen e improvizuar nuk do te marre Moniken por Tedin te vetshpallur bashkshorte te tij ,ku se bashku do te demaskojne te gjithe kupolen e Rilindjes siç beri Babalja me Salinjanin dhe ky me Saliun!
Ndaj te gjithe te sheshi ;se Toto Likja do te shperndaje perseri si Luli tek Pallati i Kultures ,torten me gjgande qe eshte bere ndonje here!Ju rikujtojme “mos harroni te vini me “legena”me vehte!Perjashtohen te gjithe anetaret e Birose se kesaj levizje qe te marrin racion pasi kane 30 vite qe marrin !Kesaj radhe le tua lene “koke palareve” se ua marrim me vone!Monika thone se po meson “dajren” e thone qe do te maskohet si arixhofke se si fallxhore i ka dale boja!Te gjithe te shshi ne çepan!
Besoj se e di ndryshimin ndermjet aleances Kuç-e zi,te Nik Spahiut qe u krijua nga dyshja Berisha dhe nje pseudoambasador per te mos fituar Rama zgjedhjet ku dhe perfundoi siç meritonte sepse hesapet ishin bere pa hanxhinj!kete radhe eshte po i njejti ideator qe kerkon ti veshi ketij patriotizmin si ndjenje pa e patur sepse eshte hadut i te gjithe popullit patriot me shqiponjen e siglen “Kuç- e zi” e jo Kuq e zi siç duhet te jete ne realitet!Ndaj ai therriti ne Presidence Lulin qe sa here qe donin ta perdornin terhiqej sepse nuk ja mbante nga nderkombetaret si edhe kete radhe ku perseri ai(Luli)ishte dakort qe ta drejtonte kete levizje por nuk i garantonte dot “toto Likes” se po nderhyne “miqte” une perseri do terhiqem!Ndaj ai i humbur qe i humbur eshte dhe vendosi qe ta drejtoje vete!Thone qe ne tribunen e improvizuar nuk do te marre Moniken por Tedin te vetshpallur bashkshorte te tij ,ku se bashku do te demaskojne te gjithe kupolen e Rilindjes siç beri Babalja me Salinjanin dhe ky me Saliun!
Ndaj te gjithe te sheshi ;se Toto Likja do te shperndaje perseri si Luli tek Pallati i Kultures ,torten me gjgande qe eshte bere ndonje here!Ju rikujtojme “mos harroni te vini me “legena”me vehte!Perjashtohen te gjithe anetaret e Birose se kesaj levizje qe te marrin racion pasi kane 30 vite qe marrin !Kesaj radhe le tua lene “koke palareve” se ua marrim me vone!Monika thone se po meson “dajren” e thone qe do te maskohet si arixhofke se si fallxhore i ka dale boja!Te gjithe te shshi ne çepan!