FOTOT: BMW-ja bie nga kati i tretë i parkimit mbi një makinë tjetër, shoferët shpëtojnë për mrekulli

22 Shkurt 2020, 11:48Lifestyle TEMA
FOTOT: BMW-ja bie nga kati i tretë i parkimit mbi një makinë

Mund të konsiderohet dy prej personave më me fat në botë, dy shoferë në Los Anxhelos, pasi makina e njërit ra nga kati i tretë i një parkimi mbi tjetrën, por të dy mbijetuan për mrekulli.

Shoferi i makinës tip BMW X3 ishte duke parkuar kur doli nga perimetri i sigurisë, u përmbys në ajër dhe ra mbi një tjetër SUV, tip Nissan.

Fotot dramatike tregojnë njollat e gjakut pranë dy makinave, por vetëm shoferi i BMW-së shkoi në spital me lëndime të lehta. Ndërsa shoferja e Nissan-it, bashkë me dy qentë e saj, nuk u lëndua fare.

Mbetet ende e paqartë se si makina ka arritur të kalojë barrierën e sigurisë, prej betoni, por dëshmitarët që panë ngjarjen thanë se kishte ndodhur si në filma. Ndërsa një grua tha se nga zhurma kishte menduar se kishte rënë tërmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje