Neritan Ceka: Populli duhet të dalë në Bulevard, por me synimin për të sjellë ndryshimin

22 Shkurt 2020, 09:26Politika TEMA

21 shkurti, një ditë pas rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, ishte e rëndësishme për vijimin e aksionit të qytetarëtve për përmbysjen e sistemit komunist.

Neritan Ceka ishtë një nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike të asaj kohe, i cili tregon se rreziku i asaj dite ishte një përplasje e mundshme mes popullit të Tiranës dhe komunistëve.

Ceka: Pati një grumbullim të madh të popullit të Tiranës te ura e Lanës ku ishte rreshtuar Garda dhe tanket duke menduar se kishte ndodhur një grusht shteti.

Ishte pikërisht Ceka ai që mori megafonin dhe ktheu turmën e revoltuar të qytetarëve duke shmangur kështu përplasjen.

Ceka: Kërkova një megafon, ju drejtova popullit për ta hequr nga ky konfrontim. E tërhoqa në sheshin kryesor, mijëra njerëz më ndoqën nga dëshira për të mos u konfrontuar, ka qenë një nga dëshmitë e politikës së re.

Bindjen e popullit të asaj kohe, Ceka e paraqet sot si një mesazh edhe për politikën e popullin shqiptar.

Ceka: Politika duhet të çojë drejt dialogut, drejt kontrollit të pushteteve. Populli duhet të dalë në bulevard, por duhet të dalë me synimin për të sjellë ndryshimin.

Lëvizja qytetare e vitit ’90-’91 është për Neritan Cekën është një shembull i cili duhet të ndiqet nga çdo popull i shtypur nga pushteti.

2 komente në “Neritan Ceka: Populli duhet të dalë në Bulevard, por me synimin për të sjellë ndryshimin”

  1. Arbeni says:

    Ky tipi është i specializuar për mallkime profesionale.

  2. PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU KARKAPUTANE
    E KENI TRADITE JU RRACA E MUTIT TE SHKATERRONI SHQIPERINE
    SHKOFSHI NE DJALLE FARE E DJALLIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje