Nga Mustafa Nano
Po e filloj duke thënë një gjë në favor të presidentit mazhoranca e majtë po bën përpjekje për ta anashkaluar rolin e presidentit në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sipas Kushtetutës i takojnë presidentit.
Ti zgjedhë emërojnë dhe ti dekretojë. Kjo është një përpjekje që ato bëjnë për të marrë nën kontroll këtë institucion që është një institucion shumë i rëndësishëm që sipas meje, shqetësimi i presidentit Meta është i drejtë,ky është edhe një shqetësim i imi.
Prandaj mazhoranca duhet të heqë dorë nga tentativa të tilla. Ajo që po kërkon presidenti është përtej kufinjve të logjikës përtej kufijve të arsyes, përtej kufijve të logjikës, përtej madje të kufinjve të imgjinatës. Ai ka zbuluar dhe po denoncon një një grusht shteti në Shqipëri një grusht shteti që po zhvillohet para syve tanë sipas atij.
Me grusht shteti sipas të gjithë përkufizimeve ne duhet të kuptojmë një përpjekje të pak njerëzve të një pakice me qëllim për të rrëzuar pushtetin legjitim të një shumice dhe nuk mund të kuptojmë përpjekjet që mund të bëjë një shumicë për ti rritur më shumë fuqitë vetes, ky është grushtri i shtetit.
Ndërsa presidenti Meta mund të ketë një përkufizim tjetër për grushtin e shtetit në kokë, prandaj është duke denoncuar një grusht shteti fantomatik, është vërtet një grusht shteti fantomatik.
Prandaj ai u bën thirrje shqiptarëve që në datën 2 mars të mblidhen të gjithë dhe të dalin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të prirë nga presidenti i Republikës, dhe kjo është një gjë e paprecendentë që presidenti të dalë dhe të organizojë protestë, ato të p[ërpiqen të frenojnë këtë për të organizuar këtë grusht shteti dhe e dyta kjo është më e rëndësishme më qesharakja qytetarët duhet ti thonë jo dhe duhet ti vënë kufirin çdo përpjekje të mafias ndërkombëtare për të marrë nën kontroll vendin tonë.
Presidenti Meta ka lënë të nënkuptohet se me datën 2 mars do të bëhet nami në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, sepse qytetarët do të marrin në dorë institucionet.
Për mua presidenti i Republikës ka dalë nga binarët kushtetues, në asnjë faqe apo rresht të kushtetutës presidentit nuk i njihet e drejta, apo detyrimi apo atributi për të mbrojtur apo ruajtur kushtetutën, e dyta është se presidenti është bërë njësh me njërën palë.
Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar. Ai nuk mund të jetë simbol i unitetit kombëtar duke vjellë dhe nxjerr zjarr nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër nga goja. Unë përsëris shqetësimi i tij është i drejtë por nëse zien nga ky shqetësim ai duhet të lërë presidencën ai nuk mund të bëjë opozitarin brenda presidencës.
Nëse ai vendos të bëjë opozitarin brenda presidencës atëherë ai bën pis funksionin e shenjtë të presidentit. Në fakt ai e ka bërë pis gjithmonë këtë fuinksion, madje ai e ka bërë pis që në krye të herës. Nuk e di nëse ju kujtohet ai u zgjodh president dhe pati një interval kohe në dispozicion deri në në momentin që i duhej të bënte betimin si president, dhe ky interval kohe përkoi me zgjedhjet parlamentare të fundit dhe në këto zgjedhje ne pamë Ilir Metën të sapo zgjedhur si president që veshi qyrkun e kryetarit të LSI-së që nuk ishte zhveshur akoma në fakt, bëri një nga fushatta më të egra dhe luftarake që ai ka bërë në karrierën e vet politike duke kompromentuar rëndë ngjarjen e sapondodhur që kishte të bënte me zgjehdjen e tij si president.
Unë mendoj se Ilir Meta po e bën këtë gjë jo se ka ndonjë gjë kundër ramës, ai thellë thellë në mendjen e vet është duke e uruar Ramën, se i ka dhënë një alibi ky i fundit një arsye që Ilir Meta të çojë deri në fund betejën e tij politike që ai e ka prej kohësh në kokën e vet dhe kjo beteje ka të bëjë me qëllimin e tij për të marrë në dorë frenat e opozitës, gjithçka që po ndodh po ndodh kundër Lulzim Bashës.
Nëse Meta do ta bëjë këtë gjë le ta bëjë madje kam përshtypjen mund ti bëhet mirë edhe opozitës por ai këtë gjë nuk mund ta bëjë nga zyra e presidencës duke mbajtur veshur kostumin e presidentit, ai duhet ta heqë këtë kostum. Apeli im është i thjeshtë.
Zoti Meta bëni presidentit dilni për zot funksionit të Presidentit, nëse në mendje keni betejën politike për sa fola atëherë duhet të largoheni nga Presidenca, kjo është për të mirën tuaj dhe mbi të gjitha për të mirën tonë, ky është një imperativ ne nuk e meritojmë, ne nuk duam të kemi në presidencë një njeri që e ka mendjen tek betejat e veta politike ne duam një president që të jetë simbol i unitetit kombëtar.
une nuk jam gazetar si puna tende po nje gje kuptoj qe nuk i hoqi presidentit asnje funksion vetem ja shkurtoi kohen nga 30 dite ne 10 per te bere emerimet pastaj po nuk e beri behetne noteri,se nuk do ti lutet prs personin e zgjedh kld ai vetem per te firmosur eshte dhe per lule>.
Ne rradhe te pare Muçi ben mire te thellohet me shume ne domethenien integrale te neneve te Kushtetutes ne vecanti dhe ligjeve ne terresi. dhe kete nuk mund ta beje pa patur nje minimum edukim juridik. Se ja: A mund te na pergjigjet ky gjithollogu Mustafa, si shume te ngjajshmet me te se, kur presidenti, kushdo qofte ai dje, sot, neser, u çmend, nuk do t’i ushtroje kompetencat qe i jane dhene, ose dridhet e sperdridhet qe te per te arritue qellimet e veta mos i zbatoje ato, ç’behet? Sehir! Jo Muç, jo! Nuk funksionon shteti keshtu. Veprohet ne rradhe te pare duke pare interesin publik, bile energjikisht sepse koha nuk pret. Boll kane penguar keto 4 vjet. 97% e shqiptareve mezi presin efektet e reformes ne drejtesi dhe nuk kane fare hallin e bythes se Ilir Metes e co. Nese ne kete proces tejet te veshtire e te paprecedent, ka devijime apo gabime proceduriale, dhe qe ne tere kete pune te sforcuar edhe mund te kete,edhe subjektivizem te pashmangshem, rregullimi i tyre behet ne rruge institucionale. Jo po na thone, mungon Gjykata Kushtetuese, qe te na zgjidhe mosmarreveshjet. Po ja qe ajo ra e gjitha, ashtu si dhe Gjykata e larte dhe 50% e trupes se drejtesise, se te tille e kishte krijuar Berisha me Meten nder vite. Ne tashme i dime shume hatara qe Kane bere nga keta te dy ne kete vend dhe se si per to, i ka vajtur filli drejtesise me keta dy zullumqare. Nuk mundet kurre qe kriminelet dhe te korruptuarit te shesin moral. Nese jane kunder ketyre opinioneve qe sot mbizoterojne ne shoqerine tone, por edhe tek nderkombetaret, bujrum le te shtrohen dhe te japin zgjidhjet sa me shpejt dhe sa me mire. E duan Gj.K. se ju ha shpirti per te, le ta ngrene. Ajo gjykate dhe jo vetem, qe nuk ngrihet siç i duhet Metes etj, nuk duhet per sot sa te kaloje hallin ky, por per dekada kur keta dhe ne nuk do jemi më në kete bote. Por ama do fitojne ata qe do mbeten. Drejtesia eshte oksigjen, eshte moral, eshte gjithçka dhe duhet rindertuar me çdo sakrifice edhe sikur Meta, Berisha, Rama e kushdo tjeter do t’u duhet neser te gdhihen, jo ne zyrat e ngrohta qe gezojne sot se bashku me pasurite, por ne Reç. Do Zoti qe kjo ënderr te behet realitet ne Shtetin e se Drejtes qe po duam.
Une jam i mendimit qe nuk duhet fare presidenti te merret me kesi punesh por vetem me pritje e percjellje te personaliteteve nje kukull qe nuk flet!Ai presidencen si edhe bisha Sali e konsiderojne frengji ku mund te perballin kedo qe i del perpara dhe jo me plumba rikoshete te pemeve si ato te gardisteve me 21 Janar por direkt e ne trup!Ky lloj qendrimi jo vetem qe nuk duhet te ekzistoje por perkundrazi duhet te ndalohet me ligj!Per kete nivel duhet te kete klauzola qe kariera e tyre duhet te perfundoje deri ne maksimum ne rang kryetare kooperativash ose komunash e jo me lart!Kane kaluar plot 30 vite e asnjeri perjashto deri diku ate qe ishte mesuar me edukate ushtarake A.Mojsiun + qe vinte nga nje fam.me kulture te tjeret pasketij e para ishin shembelltyra te shkaterimit te shtetit Shqipetar,ndaj edhe sot kemi mbritur deri ketu!Ti Muç mund te keshe edhe pretendime se ndoshta persa i perket intelektit njelloj je me Ilir Meten pasi jeni si puna e asaj thenies se vjeter popullore “katunar o koke gur,qytetar nuk behesh kurre”!Ju mund te visheni mire,te jetoni ne lluks por po tu rreshtosh sikur nje qytetar i thjeshte te jete midis jush ,pernjeheresh bie ne sy qe nuk eshte soji juaj sepse fizionomia ju tradheton duke e patur ne ball ate termin “fshatar i pagdhendur”!
mustafa ju jeni cmendur te gjithe kur diskutoni me te marrin ilir.edhe ne punetoret i kujtojme ligjet rregullat .kjo qe ben iliri e Klani i tij eshte pak te thuash nje sjellje rrugaci ne nje moment qe vendi ka nevoje pe qetesi e pune per te sheruar plaget e termetit.uroj qe njerezit ta braktisin thirrjen e nje te semuri per para e pushtet.analistat qe mbeshtesin ilirin jane militante idiote por te rrezikshem per paqen e sigurine e vendit.izolimi i ilirit eshte menyra me e mire per te penguar djallezine e tij
Artikull krejt zhgenjyes. Autori duhet te rishikoje kompetencat prerogativat dhe detyrimet e nje presidenti ne nje republike kushtetuese siç eshte kjo e jona.
Presidenti eshte garanti paresor i zbatimit dhe respektit te kushtetutes. Nese ai e ghykon se kjo gje cenohet eshte i autorizuar te ndermarre çso nisme qe i njihet me kushtetute. Thirrja e popullit ne proteste, u pelqen apo jo te tjereve, eshte dhe mbetet nje mjet demokratik ne dore te cilitdo per te ndikuar jeten politike te vendit.
Mbetet te shohim nese populli do ta ndjeke presidentin ne planet e tij. Ne kete mes eshte nen gjykim kredibiliteti i Metes, qe per vete e konsideroj po aq te diskredituar sikurse dhe Rama
Per ç’far binaresh flisni, ky po sfidon psiqiatrine, te sigurohet qe Qim Peka ta mbaje me gajret, presidenti te rroje vete se nendja e ka lene.
Ti lesh Ilir floririt ne dore emerimin e gjykatesve, eshte njesoj si ti varesh ujkut melcite ne qafe.
Nuk ka dalë fare nga binarët presidenti. Janë Rama dhe Ruçi që i thonë të bëjë pak teatër që të justifikojnë shtyrjen e datës së dhënies së vendimit të komisionit parlamentar për presidentin. Kjo është një flluskë sapuni, merr fund nja dy minuta pas shtyrjes së vendimit. Teatër, asgjë më shumë.
E zeme se ne cdo gje ka te drejte Presidenti, por te kesh zgjedhur keshilltar ligjor ne presidence nje person te marre nen hetim per vjedhje apo abuzim me pronat kur ka qene ne ate funksion shteteror, do thote qe edhe ti zoti president nuk e paske respektuar aspak Kushtetuten, te pakten per sy e faqe te ati populli qe kerkon te te vije ne bulevard. Qe ketu, mua me lindin dyshime se tjeter kund fle lepuri.
Duke dale mbi Parlamentin edhe me shume duke e etiketuar parlamentin mafioz, Ilir Meta po kryen nje Act kriminal qe duhet ndeshkuar nga ligji dhe opinioni public.
Gjithe duhet te dine Kushtetuten e Shqiierise Neni 1 pika 1:
Shqipëria është republikë parlamentare
Ne Republiken e Shqiperise, Presidenti eshte thjeshte figure honorifike!
po jo o zoti muchi se presidenti nuk duhet te merret me keto gjera vetem te dekretoj ligjet dhe te kontrolloje drejtesine dhe gjerat e tjera , po hajde shqiptare hesapi ndllin te gjitha
Ceshte kjo pyetje infantile?! Pyetja duhet te ishte a ka qene ndonjehere ne binare ilir meta?