VIDEO: Çmenden tifozët në “Air Albania", thyejnë dhe hedhin në fushë 150 stola

22 Shkurt 2020, 10:38Sport TEMA

Në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës ka ndodhur diçka e pazakontë. Janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët.

Pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht disa prej tyre, të gjithë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Në fakt, pas golit të Kukësit, përkrahësit bardheblu hedhin në fushë copa karrigesh dhe bidonë uji në krahun e lojtarëve të Tiranës. Gjyqtari nuk nis lojën, sepse sinjalizohet nga ndihmësit e tij. Lika dhe Gentian Muça detyrohen të vrapojnë dhe pastrojnë cepin juglindor të fushës që të nisë loja.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe tifozët e Kukësit kur shënon dy herë Tirana. Karrige, copa karrigesh dhe çdo send i fortë hidhet në fushë edhe nga kuksianët. Një ngjarje e shëmtuar në një ndeshje me nivel të lartë sportiv.

panoramasport

5 komente në “VIDEO: Çmenden tifozët në “Air Albania”, thyejnë dhe hedhin në fushë 150 stola”

  1. Tifoz says:

    Po te nxjerri shteti ligje te ashpra dhe po ti zbatojne , nuk do guxoj njeri te bej veprime te tilla qe po shtohen cdo dite.
    Keta jane nje tufe halabakesh qe nxiten nga dikush tjeter, kuptohet.
    A ka pasur me te dhunshem se tifozet angleze dikur ??
    Qe kur Thetcer vendosi rregulla me denime ne burg, ne stadiumet angleze ka vetem disipline ushtrie

  2. sportedashesi says:

    Eshte fare e thjeshte ku filmimet jane marre personat ne fjale te paguajne demet 100 fish dhe e shihni nese perseriten prap te gjitha keto akte vandalizmash!E thene ndryshe dhe e perderitur disa here Atje mund te ndertosh stadiume nga me modernet apo qytete moderne,te mos harrojme qe lopet baga do bejne !Ndaj po su be njeriu era mut do fryje veriu!

  3. Ilir says:

    Burg burg burg… Te paguajne demet, gjithe jeten te mos lejohen ne asnje stadium… Ndyresirat e ketij vendi.

  4. Julia says:

    Ore nuk jeton dot katunari ne qytet , eshte e kote

  5. Lani says:

    Lerini te ulem ne beton sic dhe jane mesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje