Sot në orët e para të mëngjesit zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është sulmuar me vezë afër ndërtesës së qeverisë.
Arsyeja si duket është heqja e taksës, e cila është përfolur të ndodhë këto ditë. Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë dhe ka thënë se ata që e kanë sulmuar tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.
“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.
“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoti.
Për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit ka reaguar edhe LDK-ja e cila në një postim në Facebook shkruan se “Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.
Ndër të tjera LDK shkruan se, “Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”.
Keta duhet te trajtohen si terorista ,vija e kuqe qe nuk duhet shkelur eshjte aleanca me USA pa te Kosova eshte e mbaruar
AKTETE E VETA TE ULTA DHE TE PAPRANUESHME NE OPOZITE I HAROI V,V. CDO MBJELLESH DO TE KORESH
Kosova edhe dhi e zhjebosur edhe bishtin perpjet,,,,,, myslymqener.
Ti rruash tocin Kosoves…”vlonjat” nga Dervicani…kolon i ndyre…
MOS JU GJUNI ME VEZE POR ME GURE…..
PO TE IKIN TRUPAT AMERIKANE PER 24 ORE SERBIA VJEN NE PRISHTINE….
KY DO TE JETE FATALITET KOMBETAR…..
Ata jane guerilasit qe Al Bin Kurti po i stervit per ne Tirane me 2 Mars!Por harron qe keta idioter qe koha i ka lene mbrapa e kane veprimin e tyre tejet te shkurter si vete liershipin fondamentlist!Prisni dhe pak dhe shume gjera do kuptoni! Vezet i ka hedhun me siguri Berat Bukshkala!