Hashim Thaçi për BBC-në serbe: Pse Donald Trump është “dhuratë nga Zoti” për Kosovën

21 Shkurt 2020, 19:31Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ka frikë që dekada do të humbasin nëse diçka “nuk ndodh” në dialog me Serbinë këtë vit, njëherësh duke e vlerësuar situatën aktuale si “kurrë më afër” dhe “kurrë më tej” sesa zgjidhja e mosmarrëveshjes.

“Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit. Nëse nuk ndodh këtë vit, kam frikë se do të humbasim dekada,” tha ai në një intervistë me BBC në gjuhën serbe.

Ai thotë se viti i fundit i mandatit të parë të Presidentit Donald Trump është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje në Ballkan.

“Unë nuk mendoj se do të jemi në gjendje të rimarrim vëmendjen e Presidentit Trump, SHBA dhe ekipit të tij. Ky kthim e vëmendjes së SHBA në rajonin tonë është një dhuratë nga Zoti, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – ne duhet ta përdorim atë,” tha Thaçi.

Duke folur për bashkëpunimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, me të cilin shumë herë e ka gjetur veten në një tryezë për të diskutuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, ai tha se ka pasur dallime në të kaluarën midis tyre dhe se këto dallime ekzistojnë edhe sot.

Ai beson, megjithatë, se kjo nuk duhet t’i parandalojë ata, si dy presidentë, të diskutojnë të ardhmen.

“Asnjëherë nuk kemi qenë më pranë një marrëveshje sepse shumë procese të tjera kanë përfunduar – Kosova është e lirë dhe e pavarur, dhe Serbia e ka të qartë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë larg – do të varet shumë nga liderët e të dy vendeve, nëse ata do të investojnë në të ardhmen ose do të mbeten peng të së kaluarës”, saktësoi Thaçi.

Ai kujton se as Serbia dhe as Kosova nuk mund të kërkojë anëtarësimin në BE pa një marrëveshje përfundimtare.

“Nëse e humbim këtë mundësi, ne do të qajmë në portat e Brukselit, por askush nuk do të kujdeset,” tha ai.

4 komente në “Hashim Thaçi për BBC-në serbe: Pse Donald Trump është “dhuratë nga Zoti” për Kosovën”

  1. Analisti amator says:

    Bravo Hashim. Je burre i zgjuar dhe trim.
    Megjithate po them se ne nuk jemi ne te njejten situate si Serbia.
    Arritja e marreveshjes me mirekuptim nga te dy palet eshte ne intersin si te Serbise, ashtu dhe te Kosoves.
    Nga ana tjeter, mosmarreveshja eshte e panjohur. Per Serbin me e volishme do jete qe ai te veproje “duke pare dhe duke bere”. Do vere sterkembesha gjithandej. Do shfrytezoje “patriotizmin” e shtirur te Haradinit me shoke apo populizmin e Kurtit per te na bere ne fajtor. Do enderoje qe trupat amerikane te terhiqen. Do enderoje qe situata do degradoje deri ne ate mase sa ai mund te futet prape ne Kosove. Per te arritur kete ai nga nje ane do kete ndihmen e Rusise dhe te dise shteteve Evropiane. qe nuk na kane njohur. Do shpenzoje para dhe do rrise influencen ne Kosove nepermjet veprimtarise destruktive. Kjo politike serbe eshte e njohur dhe i pershtatet edhe mentalitetit te popullit serb, ne shumicen e tij.
    Per sa na perket neve ne kemi me pake mundesi ekonomike apo logjistike ti kundervihemi serbit. Kosova ka shume mundesi te destabilizohet. Politika e trimave pa tru do mbizoteroje. Nuk do njihet me politika e mirefillte apo dipllomacia. Hajdutet dhe trimat do pushtojne rruget e Kosoves. Haradini do kethehet ne nje Sali te Kosoves. Kete Sali te Kosoves nuk do mundet asnje ta rrezoje nga kali…Kosova do behet nje rrumpalle e vertet, me keq se Shqiperia ne ne kohen e Sali Serbit.
    Ne keto kushte, Amerika do ja lere 100 perqint, problemin Evropes. Evropa nuk do jete e zonja.
    Do kerkoje ndihme. Bota do kujtohet se pervec lirise se fjales dhe te drejtes demokratike per te biseduar me njeri tjetrin, egziston dhe kerrbaci.
    Evropa ne bashkepunim me Ameriken, Rusine, ndoshta dhe vende te tjera si Kina dhe Anglia, do zbatojne rrugen e njohur te konferences. Nje konference nderkombetare nuk do i pyes me as Shqiptaret dhe as Serbet, por do vendosin per kushtet e paqes. Forcat nderkombetare do zevendesojne KFOR dhe do shperndahen ne te dy anet e kufirit…historia do vazhdoje..
    Pyetja per kokebosh Haradinaj dhe Co shtrohet: A eshte me mire te merremi vesh me Serbin, apo te tjeret te vendosin se ceshte me e mire per ne dhe ceshte me e mira per Serbin.
    Situata mund te degradoje njelloj si tek nje i semure qe ka humbur ndjenjat. Te tjeret vendosin se cdo behet me te dhe jo vete pacienti. A duam ne qe Haredini te na katandise ne pacient pa ndjenja?
    Haradin, or vlla. Te lutem hiq dore nga politika dhe lere te tjeret, te merren me te. Haradin or vlla. Te lutem mos pyet Saliun dhe Ilirin. Me mire llafos me gurret e lummit se sa ata.
    Ata kane halle te medha, qe nuk kane te bejne me shqiptarizmen.

  2. Baliu says:

    Ju ka kalle bytha loparit te Brojes, tash po kerkon “zotera” per te shpetuar nga mekatet. Kadal bre “Zmijo” se burgu per “burra” eshte.

  3. Baliu says:

    Hashum Taqi qe genjeu se Xhamaika e ka njohur tu Kosovn*, tash gjoja predikon per Trampin. Lavdi marrise!!!

  4. USA says:

    Shqiptaret e perdorin nje thanje: Cka din dhija cka osht tagjija; qe do te thot: Cka din Hashimi cka osht politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje