“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri

23 Shkurt 2020, 12:01Dossier TEMA
“Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Abdurrahman Dibrës me origjinë nga Dibra e Madhe, i cili pasi u diplomua me rezultate të larta për Shkencat Politike në kryeqëndrën e perandorisë osmane, me dekret të Sulltanit u emërua si nënprefekt i Stambollit, duke shërbyer në atë detyrë të lartë deri në vitin 1921, kur iu përgjigj thirrjes së Zogut për t’u kthyer dhe për të dhënë kontributin e tij në Shqipëri.

Karriera e gjatë politike e Abdurrahman Dibrës duke filluar nga deputet i Dibrës së Madhe që në zgjedhjet e para të parlamentit shqiptar në pranverën e vitit 1921, e deri në 1939-ën, për 19 vjet, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ai shërbeu si ministër në disa kabinete qeveritare, duke drejtuar digasteret e Punëve të Brendëshme, të Kulturës dhe atë të Financave.  

Tërheqja e Abdurrahman Dibrës nga skena politike pas 7 prillit të vitit 1939, kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë dhe mos pranimi për të shkuar në Itali me delegacionin që i dërgoi Kurorën e Skënderbeut, Mbretit Viktor Emanueli i Tretë.

Nga Dashnor Kaloçi

Ndonëse babai im Abdurrahman Dibra kishte qenë nëprefekt i Stambollit dhe ka shërbyer për 19-vjet si ministër e deputet gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, me ardhjen e komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ai nuk pati asnjë problem prej tyre, peripecitë e familjes sonë filluan pas arrestimit të vëllait tonë të madh, Qenanit, që ishte diplomuar për Drejtësi në Paris dhe në një nga akademitë ushtarake të Italisë. Pas arrestimit të Qenanit,  na nxorrën nga shtëpia në rrugën e Saraçëve dhe na sekuestruan gjithçka, na lanë në mes të rrugës duke na thënë të shkonim ku të donim. Më 17 qershor të vitit 1946, Qenanin e nxorrën para Gjyqit Ushtarak në Tiranë së bashku me 37 të pandehur të tjerë dhe ai u dënua me vdekje, i akuzuar si: kryetar i grupit “Monarkist”, i cili së bashku me grupimin “Social-demokrat”, të kryesuar prej Musine Kokalarit dhe atë të “Rezistencës” të kryesuar prej Sami Qeribashit, ishin bashkuar dhe kishin formuar grupimin opozitar antikomunist të quajtur “Bashkimi Demokrat” që udhëhiqej prej Sami Qeribashit”. Kështu e kujton Urhan Dibra për Memorie.al, historinë e babait të tij Abdurrahman Dibrës, ish-nënprefektit të Stambollit që pasi shërbeu për 19-vjet si deputet e Ministër i Brendshëm, i Finanacave dhe i Kulturës në periudhën e Monarkisë së Zogut, u burgos dhjetë vjet prej komunistëve.

Po kështu në rrëfimin e tij, Urhan Dibra tregon edhe për historinë tragjike të vëllait tij të madh Qenan Dibrës, të diplomuar në Paris e Romë, i cili u dënua me vdekje nga komunistët në vitin 1946, pasi u akuzua si kryetar i një grupimi opozitar antikomunist të quajtur “Grupi Monarkist”. Cili ishte Abadurrahman Dibra nga ç’familje rridhte ai, ku ishte shkolluar dhe si hyri në jetën politike shqiptare në vitin 1920-të? Cilat ishin marrdhëniet e tija me Ahmet Zogun dhe pse i qëndroi atij besnik për 19-vjet me duke shërbyer si deputet e Ministër? Cila ishte e kaluara e të birit të Abdurrahmanit, Qenanit, çfarë qëndrimi politik kishte mbajtur ai gjatë periudhës së Luftës? Cili ishte grupimi Monarkist që kryesonte Qenan Dibra, çfarë aktiviteti kishte kryer ai dhe cilat ishin lidhjet që ata kishin krijuar me grupimin Social-Demokrat të Musine Kokalarit dhe atë të Rezistencës të kryesuar prej Sami Qeribashit? Çfarë ndodhi me familjen e Qenan Dibrës pas ekzekutimit të tij në tre korrikun e vitit 1946 dhe cilat ishin pretekstet që përdorën komunistët për arrestimin e babait të tij, Abdurrahmanit në vitin 1951?

Abdurrahmani, nënprefekt në Stamboll

Abdurrahman Dibra u lind në vitin 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe, ku babait të tij Elmaz Dibra, asokohe shërbente si arkëtar i Bashkisë. Nga tre djemtë e Elmaz Dibrës, vetëm i madhi Abdurrahmani, u bë i njohur për shkak të aktivitetit të tij politik, ndërsa dy të tjerët, Xhevdeti dhe Rahimi, patën një jetë krejt ndryshe nga ajo e vëllait të tyre. Rahimi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Manastirit dhe më pas shkoi në Stamboll ku ndoqi universitetin në degën e Shkencave Politike. Pas diplomimit, Rahimi punoi në Stamboll si gazetar dhe nuk u kthye më në Shqipëri. Ndryshe nga dy vëllezërit e tjerë që ndoqën studimet e larta, Xhevdeti nuk ishte i shkolluar dhe gjatë viteve të Monarkisë, ai shërbeu si xhandar i ndihmuar nga i vëllai Abdurrahimi që kishte funksione të larta shtetërore në atë kohë. Ndërsa lidhur me shkollimin e Abdurrahmanit dhe fillimin e karrierës së tij administrative e politike, i biri i tij Urhan Dibra dëshmon:

“Pasi mbaroi shkollën fillore në vëndlindjen e tij Dibër, babai Abdurrahmani vazhdoi të mesmen në qytetin e Manastirit dhe më pas shkoi në kryeqëndrën e perandorisë osmane, për të ndjekur studimet e larta. Ai u regjistrua në degën e Shkencave Politike në Universitetin e Stambollit, të cilin e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1908, duke marrë dhe “Medalje Ari” si një nga studentët më të mirë të asaj dege. Duke parë rezultatet e tij të larta, Porta e Lartë e emëroi atë në administratën vendore osmane dhe pas pak kohësh me dekret të Sulltanit, ai u emërua në postin e nënprefektit të Stambollit. Gjatë viteve që babai im Abdurrahmani ndoqi studimet e larta në Stamboll, ka qëndruar në një dhomë me djaloshin nga Mati, Ahmet Zogun, i cili ishte dhjetë vite më i ri se ai. Që nga ajo kohë babai lidhi një miqësi të ngushtë me Zogun, i cili në vitin 1920-të kur u emërua në postin e Ministrit të Brendshëm, i bëri thirrje Abdurrahmanit që të linte Stambollin dhe të kthehej në Shqipëri. Babai iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij dhe në pranverën e vitit 1920, ai erdhi në Shqipëri e mori takim menjëherë me Zogun në Tiranë”, dëshmon i biri i Abdurrahmanit.

19-vjet deputet e Ministër i Zogut

Lidhur me kthimin e Abdurrahman Dibrës në Shqipëri dhe fillimin e karrierës së tij politike, i biri Urhani tregon: “Pas kthimit në Shqipëri dhe bisedimeve me Zogun, babai pranoi të integrohej në jetën politike të vëndit dhe në fillimin e vitit 1921, ai hodhi kandidaturën për deputet në Prefekturën e Dibrës së Madhe, ku bashkë me Ahmet Zogun fitoi të drejtën të ishte një nga përfaqësuesit e asaj Prefekture në Parlamentin e Parë shqiptar që i filloi punimet në 21 prill të atij viti. Në atë kohë përveç Ahmet Zogut, nga politikanët më të njohur babai kishte miqësi të ngushtë edhe me Myfid Libohovën, Ekrem Bej Vlorën, Koço Kotën e Iljaz Vrionin. Më 27 maj të vitit 1924, kryeministri Iljaz Vrioni e thirri babanë dhe i kërkoi që në kabinetin e kryesuar prej tij, ai të mbante portofolin e Ministrit të Brendshëm. Babai e pranoi postin ministror dhe në atë kabinet përveç tij merrin pjesë dhe Koço Kota si ministër i Punëve Botore, e Sulejman Delvina si ministër i Financave.

Në këtë post ministror babai nuk qëndroi më shumë se dy javë, pasi në dhjetë qershor të vitit 1924, forcat opozitare që ishin grupuar rreth Fan Nolit e Luigj Gurakuqit, organizuan kryengritjen e armatosur dhe me forcën e armëve e rrëzuan qeverinë e Iljaz Vrionit ku babai mbante postin e ministrit të Brëndshëm. Me hyrjen e forcave rebele fanoliste në Tiranë, babai u detyrua dhe u largua nga kryeqyteti, pasi ai kërkohej prej tyre me çdo kusht për t’u eleminuar fizikisht, për vetë funksionin tepër delikat të Ministrit të Brendshëm që kishte mbajtur. Pas largimit nga Tirana, babai shkoi në Dibër të Madhe tek njerzit tanë.

Gjatë asaj kohe që babai strehoej aty, Krajli i Serbisë, (Nikolla Pashiqi), duke pasur parasysh pozicionin që kishte Abdurrahmani në Qeverinë e Tiranës, i dërgoi atij ftesë dhe i kërkoi që të bashkëpunonte me të duke i ofruar edhe shuma të mëdha me para. Babai Abdurrahmani e refuzoi në mënyrë kategorike bashkëpunimin me Krajlin e Serbisë dhe për disa muaj qëndroi i fshehur, pasi e nuhati se kërkohej për t’u zhdukur nga shërbimet sekrete të Beogradit. Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në fundin e vitit 1924, babai u rikthye në Tiranë dhe u zgjodh përsëri si deputet i Dibrës së Madhe në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në 27 maj të atij viti. Më 12 shkurt të vitit 1927, kryeministri Ahmet Zogu i besoi babait postin e ministrit të Brëndshëm, të cilin ai e ushtroi deri në 10 maj të vitit 1928.

Në atë kohë që babai u emërua në postin e ministrit të Brendshëm, ashtu si të gjithë funksionarët e lartë të kabinetit qeveritar dhe deputetët e parlamentit, ai përfitoi me ligji një trullall në të cilin ndërtoi shtëpinë në rrugën e Saraçëve. Pas vitit 1928, babai Abdurrahman Dibra u emërua në funksionin e ministrit të Financave, post të cilin ai e mbajti deri në vitin 1936. Pas atij viti tim eti iu ngarkua edhe posti i ministrit të Arsimit, të cilin ai e mbajti deri në prillin e vitit 1939-të. Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë, im at pati marëdhënie shumë të mira dhe korrekte me Ahmet Zogun, ai e ftonte në të gjitha ceremonitë e darkat e rrethit të ngushtë familjar.

Po kështu një nga miqtë më të ngushtë të babait, ishte dhe profesor Aleksandër Xhuvani, të cilin ai e emëroi në funksionin e zv / ministrit të Arsimit, gjatë viteve që ai ishte në krye të atij dikasteri. Një nga kundërshtarët më të mëdhej që kishte im at, ishte Shefqet Vërlaci, me të cilin ai nuk e gjeti asnjëherë gjuhën e mirkuptimit. Gjatë karrierës së gjatë njëzet-vjeçare që babai pati si deputet dhe tre herë ministër, përveç orarit zyrtar që ai e kalonte duke punuar në zyrë, pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte në shtëpi duke lexuar dhe studjuar mbi libra. Abdurrahmani kishte një memorje të mirë dhe falë saj, ai kishte mësuar disa gjuhë të huaja, si: tuqishten, anglishten, italishten dhe frengjishten”, kujton Urhan Dibra lidhur me karrierën politike dhe administrative të babait të tij, deri në vitin 1939.

Internohet nga Shefqet Vërlaci

Karriera politike e Abdurrahman Dibrës përfundoi më 7 prill të vitit 1939, ditën që Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë. Ndërsa në mëngjesin e shtatë prillit Abdurrahmani nuk pranoi që të largohej nga Shqipëria së bashku me Mbretin Zog dhe një pjesë të Oborrit Mbretëror, ai nuk pranoi të merrte pjesë as në qeverinë shqiptare që u krijua ato ditë nën presionin e dhunën e italianëve. Ditët e para të prillit 1939, Abdurrahmani refuzoi kerkesën që i’u bë për të shkuar në Romë me delegacion e lartë shqiptar që do t’i çonte Kurorën e Skënderbeut, Mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit të Tretë. Lidhur me këtë, i biri Urhani tregon: “Nisur nga bindjet politike antifashiste që kishte babai, si dhe refuzimi që i bëri ai kërkesës për të shkuar në Romë me delegacionin që çoi Kurorën e Skënderbeut tek Mbreti, Viktor Emanueli, në fillimin e vitit 1940-të, ai u internua nga autoritetet fashiste italiane në Itali. Pak kohë pas internimit të tij, me propozimin e Kryeministrit Shefqet Vërlaci me të cilin babai kishte pasur gjithmonë probleme, na u sekuestrua e gjithë pasuria jonë e luajtëshme dhe e paluajtëshme. Në vendimin e sekuestrimit të kësaj pasurie thuhet:

Këshilli Ministruer                                                            

Nr.306 me 1-III-940

                                                                    Vendim                                                

Këshilli Ministruer në mbledhjen e Tij të sotshme të mbajtur nën Kryesinë e z. Shefqet Vërlaci, Kryeministër e Zav. Ministër Sekretar Shteti për P. Botore, me antar ZZ Tefik Mborja, Ministër Sekretar i Partisë Fashiste Shqiptare, Xhafer Ypi, Ministër Sekretar Shteti për Drejtësin, Maliq Bushati, Ministër Sekretar Shteti për M. Mbrendshme, Fejzi Alizoti, Ministër Sekretar Shteti për Financat, Ernest Koliqi, Ministër Sekretar Shteti për Arsimin, Anton Beça, Ministër Sekretar Sheti për Ekonominë Kombëtare, në bazë të nenit 9 të Dekretit Mëkambësuer datë 2 qershor 1939-XVII, shpallun në Fletroren Zyrtare Nr.39 data 9 Qershuer 1939-XVII.

                                                                Vendosi

Konfiskimin e pasunivet të lujtëshme dhe të pa-lujtëshm, të sekuestrueme me Dekret të ndryeshëm të Ministrit Sekretar Shteti për Drejtësinë, në bazë të nenit 2 të Dekretit sipërthanun, personave të treguem në listën e bashkëngjitun këtij vendimi, me përjashtim të shtëpis qi zotnon në lagjen “Abdullah Bej” të Tiranës, Abdurrahman Dibra, e cila i asht falë për banim familjarë familjes së të ndjerëve Et-hem, Ismet dhe Tahsim Toto, familje e cila përbahet prej të vejave, fëmijve të mitun, atit dhe vëllait student. Asht nji me origjinalin.

Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministravet

(Yzedin Beshiri)

(AQSH. F. 249 v 1940 D.III 263 f.120).

Ndërsa shtëpinë tonë ia dhanë familjes së vëllezërve Ismet e Et’hem Toto, ne na lanë të banonim në bodrumin e saj, ndërsa në katin e tretë sollën familjen e një mjeku italian. Ne do të na kishin hequr fare nga shtëpia, por na lanë të banonim në bodrumin e saj vetëm në sajë të ndërhyrjes së Xhaferr Ypit. Kurse në pasurinë e paluajtshme që na u sekuestrua bënin pjesë 60 dynym tokë pjesa më e madhe e së cilës ishte në aeroportin e Laprakës. Një pjesë të madhe të parave që u mblodhën nga shitja e tokave tona, iu dhurua Kryqit të Kuq Shqiptar. Pas një qëndrimi prej katër vitesh në internim në Itali, ku babai Abdurrahmani ishte së bashku me miqtë e ngushtë; Hiqmet Delvinën e Suat Asllanin, ai u kthye në Shqipëri në shtatorin e vitit 1943, kur kapitulloi Italia. Me ardhjen e tij në Tiranë gjatë periudhës së pushtimit gjerman, babai kërkoi dhe rimori një pjesë të madhe të pronave që na kishin sekuestruar italianët me pa të drejtë.

Deri në mbarimin e Luftës im at qëndroi në shtëpi dhe nuk u përzie fare me politikë. Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati 19-vjet si deputet dhe Ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e trazuan atë. Por peripecitë e mëdha për familjen tonë filluan në pranverën e vitit 1946, kur komunistët arrestuan vëllanë e madh, Qenanin, i cili kishte mbaruar studimet e larta dhe ishte diplomuar për Jurisprudencë në Paris dhe në Akademinë Ushtarake të Romës. Vëllai Qenani u akuzua si kryetar i një grupimi Monarkist i cili ishte bashkuar me dy grupime të tjera: Social-demokrat dhe të Rezistencës të kryesuara nga Musine Kokalari dhe Sami Qeribashi”, kujton Urhan Dibra për vëllanë e tij.

14 komente në ““Babai im, ish-nënprefekti i Stambollit dhe ministër në disa kabinete të Zogut, u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët”. Historia e panjohur e Abdurrahman Dibrës, rrëfen i biri”

  1. vlora says:

    po kujt i plasi pr keta turq ptuuuuu race mongole qe na late 5 shekuj mbas ptuuuu dhe ju gazeta tema qe nxirni propagante osmane

    1. Andi says:

      Vlora. Mos perdor emrin e Vlores ore mut. Vlora ka qene nje nder qytet qe i dhene perandorise Osmane me shume kontribut se cdo qytet tjeter. Po ti je nje majmun qe duhet te depertohesh ne pyll.

      1. Klimax says:

        Historia e Vlores nuk fillon ne vitin 1417 more zhapik mongol qe na qenke krenar me kontributet e kolonove osman per perandorine e tyre! Po te kujtoj vitin 1417 sepse eshte viti kur osmanet pushtuan dhe shkaterruan Kaninen, qendra me e madhe e zones duke i ndryshuar teresisht identitetin. Dogjen kisha dhe banesat e vendasve. Shume prej meshkujve i deportuan si skllever ne Azine e Vogel. Princesha e Kanines, Rudina Balsha se bashku me eliten vendase, u largua ne ishullin e Korfuzit. Qindra banore te tjere u larguan drejt brigjeve italiane ne Pulia, ne Peloponez dhe ne ishujt grek te Jonit.
        Pra, more katerkembesh me bisht, i vetmi “kontribut” i “vlonjateve” eshte qe ndoqen, vrane e shkaterruan rrenjet e identitetit vlonjat.

        1. ben says:

          Klimax-me kete koment qe ke bere, bashkohem edhe une plotesisht. Pushtimi turk ka qene njera nga murtajat e rena ne koken e kombit shqiptar. Maskarenjte shqipfoles qe mbrojne pushtimin turk nuk kane vend ne Shqiperi. Le te ikin ne Anadoll ku e kane vendin. Historia nuk mund te ndryshohet.

  2. ATZ says:

    Rebelet e Nolit, ndihma nga krajli qe i ka dashur edhe i don fort shqipetaret, vetem keto dy fraza mjaftonin qe te hynte ne kornizen e te perzgjedhurve te histories. C’do njeri ben zgjedhjet e veta me te mirat edhe te keqijat qe pasojne!

  3. Lelo says:

    Ohu na cate riken me keto historira sikur si dime. Shqiperia s filloi ne 1939 dhe mbaroi ne 45.
    Gazetar karoshja vec ne nje brim I bi fyllit.
    Na. Nxirr nonje dokumentat nga krimet e berishes metes me shoke. Keta qe Jan akoma gjalle se enveri u be 40 vjet ne varr

  4. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Abdurrahman mahmut ibrahim beqiri,shqiptar!!!!!
    Ptu rrace mongolesh nuk keni turp ,ne sherbim te turkut dhe cdo qeverije antishqiptare

    1. Denis says:

      Na mbyten injorantet…Po kujt ti sherbenim komunistave apo nderkombetareve homoseksuale. Langaraq. Shko vish strece dhe beji buzet me buzekuq meqe e don kaq shume Europen.Debil.

  5. uskania says:

    Ai ishte deputet i Dibrës dhe jo i Dibrës së Madhe, e cila ishte aneksuar nga Serbia.

  6. Pellazgos says:

    Keta ju I quani “Shqipetare”?
    Jini bere gazi i botes o te mjere,keta luftuan per Turqine dhe nuk kishte lindur akoma Ndergjegja Al-banese.
    I thone 500 vjet diktature islamike qe nuk guxonte asnje te ngrihej kunder bishes.
    Hipokrizia eshte se keta dhe sterniperit e tyre qe hiqen “Shqipetare” qe ndjeheshin turq ne Identitet,ne Festa,ne Kulture,ne Marredhenie sot “pretendojne” qe jane vellezer me Arvanitasit qe keta Pashallare I ndoqen,i vrane,i persekutuan,ua moren pasurite,djemte i kthyen ne Genicere.
    Si more te mjere nga karakteri,nga shpirti,nga gjaku nuk ju vjen turp per krimet qe I kini bere ketij Kombi Helene.
    Ne dokumentarin e Top Chanel ‘Fshatrat e Shqiperise’ nje dokumentar per Fshati “Asim Zeneli” ,thesari I Gjirokastres dhe gazetarje thote qe ky fshat gjendet ne kembet e qytetit Ilyre i Antogonese.
    Ky qytet thote gazetarja sipas historianit Greke Plut-Arxos (Plutarku) u ndertua nga Dashuria dhe u shkaterrua nga urrejtja.
    Dashuria e Pirros Heroit Greke legjendare per gruan e Tij Antigonia dhe u shkaterrua nga Romaket per hakmarrje kunder Pirros per clirimin e Magna Grecias,sot jugu I Italise.
    Mirepo gazetarja nuk e shpjegon kete.
    Te thuash qytet Ilyre dhe ne krahe te tij fshat i Zenelit e tregon qarte se cfare urrejtje kane Myslimanet apo Katoliket kunder Greqise,Ilyreve,Epiroteve.
    Sa bukur dhe e ndershme te quhej fshati i Asimit,Antigonea.
    Por duket qe Perandoret Ilyre nuk kane shume rendesi ne Al-banistane po nuk je katolike siTeresa apo turk si Zeneli.

    1. ben says:

      Pellazgos- injoranca jua ne fushen e historise, duke jetuar ne epoken e internetit, me habit pa mase. Se pari, nje individ antishqiptar si puna juaj ka zero lidhje me “Pellazget” qe jane paraardhesit e ilireve dhe rrjedhimisht te shqiptareve.
      Pirro na qenka grek? Vetem gomeret si puna juaj e thone kete, pasi, Pirro vetem grek qe nuk ka qene. Ka zero fakte per pretendimin tuaj. E keqja eshte se juve vazhdoni te jetoni me genjeshtrat qe Mbreti Otto I krijoi si mith per te ashtuquajturen Greqi e Lashte. Ne te kunderten, faktet e pafund tregojne te kunderten e asaj qe pretendoni.

  7. ben says:

    “… hodhi kandidaturen ne Prefekturen e Dibres se Madhe …” kjo eshte nje pasaktesi, pasi “Dibra e Madhe” apo Sheher-i sic quhet ne gjuhen e zones, ka qene pjese e Jugosllavise qe ne vitin 1913, kur pjese te Shqiperise ju dhane fqinjeve nga Kongresi Londres.

  8. . says:

    brek dhjert e mbretit.Ju duhet te kosideroheni tradhetare te kombit ,lat vatanin ne duart e pushtuesit,ndersa sot shtireni si patriote.edhe likia,luli rama dhe szaliu te njesojte jan si ju te zogollit .

  9. shqiptari says:

    Na plasi Trapi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje