Nga protesta te qyteti “Studenti”, te tanket në Bulevard dhe përleshjet me policinë: Fotot e panjohura nga 20 shkurti i 1991

20 Shkurt 2020, 11:45Dossier TEMA
Nga protesta te qyteti “Studenti”, te tanket në Bulevard dhe

Memoria.al publikon disa foto të panjohura që i përkasin 20 shkurtit të vitit 1990,  të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla dhe të papublikuara kurrë më pare, me protestat masive që filluan në Qytetin “Studenti” ku studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës ishin ngujuar në grevë urie për heqin e emrit të udhëheqësit komunist, Enver Hoxha nga universiteti i tyre.

Imazhet e rralla të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kishin dalë tanket dhe automjetet e Gardës së Republikës me ushtarët e oficerët e armatosur, të fotografuar nga katet e larta të Hotel “Dajti”-t, dhe protestat masive e popullit të kryeqytetit dhe atyre të ardhur nga rrethet në Sheshin “Skënderbej”, në përleshje me forcat special të policisë që kishin dalë për të mbrojtur monumentin e diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili u rrëzua dhe u tërhoq zvarrë në rrugët e Tiranës…

9 komente në “Nga protesta te qyteti “Studenti”, te tanket në Bulevard dhe përleshjet me policinë: Fotot e panjohura nga 20 shkurti i 1991”

  1. frederik says:

    kto protesta jane asgje para 97s.

  2. Zylo says:

    wtf me gjithe memoriale.com.Kush mendon se bustin e Enverit e rrezuan me 20 shkurt eshte thjesht nje mashtrim per brezat e tjere qe do te vine.Ate e bene gati dite me pare per ta shkulur me daten 20 shkurt.Dhe ishte ministribi brendshem i asaj kohe se bashku me R.Aline qe nuk lejuan te derdhet gjak ne ate shesh,do te behesh nje Kine e dyte ne Ballkan.Prandaj ju lutem shume boll me keto heroizms

    1. Andi says:

      Zylo e lexove Nexhmijen para dy javesh qe tha ishim te tmerruar nga vrasia e Causheskut. Dmth Nexhimijes me Ramizin spo i binte me mendja per bustin por si te shpetonin kokat e tyre.Por se shqiptari eshte nje popull frikacak e nuk i vrau te dy. Sic i vrau populli trim rumun Causheskun me gjithe grua eshte tjeter gje.

  3. loni says:

    te gjithe keta u bene uzmiqaret e botes se eger kapitaliste,cfar fitore qe ishte per ne shqiptaret te beheshim uzmiqare,sidomos ata shqiptaret qe shkuan ne greqi,ata kishin fatin me te bukur te emigrandit qe edhe sote mbas afer 30 vjetesh turren per te bere letrat nga shtet qe gjasme ka pjedhur demokracine,ishte nje fitore e madhe per ne si popull,SHPETUAM NGA SHIU DHE PERFUNDUAM NE BRESHER,te rrojme si uzmiqare tani ter jeten me kete fitore,RROFT UZMEQARIJA JONE.

    1. Kurban Bajrami says:

      o loni pe kartoni, ashtu eshte si thua ti vane e u bene UZMIQARE, po te pakten e fituan nje cope buke, ne Shqiperi ku ishin AGALLARE i binin tere diten me dore e ngriheshin qe ne 2 te mengjezit per nje pike qumesht, apo e harrove o loni pe kartoni, apo nuk kishe indur akoma atehere e ia fut pordhes kot tashti, se di aq sa te ka thene dajkoja qe ishte oficer i sigurimit.

    2. Theatre & Drama says:

      ne Greqi nuk ka rendesi skllaveria dhe hyzmeqarlleku
      rendesi ka copa e bukes per te ngopur barkun…nuk ka me keq se te flesh me barkun bosh..me dash greku me i pre buken,600mije shqiptare vdesin menjehere

      tani shiko nje çudi shqiptare,
      *asokohe studentet u futen ne greve urie(theksoj GREVE URIE ku mund biesh ne koma e te humbesh jeten) per te protestuar kunder emrit te Enverit te cilin mbante Universiteti i Tirones…
      *nderkohe Azem Hajdari, themeluesi i universitetit te pare m Shqipni,i kane ngrit bust kudo
      *sot,me gjithe korrupsionin dhe papunesine qe po iu mer frymen shqiptareve,studentet i ke tu pi kafe gjithe diten

  4. alex says:

    shikoni foton e 17-te sa e bukur ka qene piramida, dhe ç’fare gjelberimi qe ka patur, kurse tani duket si afganistan.

  5. genta says:

    Popull i paformuar akoma, i pakaraker dhe i pafe. Harrojne shpejt te kaluaren.

  6. katarakti says:

    Sa i madh ishte optimizmi atehere, aq i thelle eshte zhgenjimi sot. Saqe mund të pyesesh veten nese u veprua mire apo keq ato ditë! Megjithese nuk pati gjak, (merite kjo e Ramiz Alise) ishim i vetmi vend i Europes Lindore qe shkaterroi gjithçka ishte ndertuar gjate 45 vjeteve të shkuar! As në Slloveni, as në Lituani, as në Hungari dhe ngado nuk pati nje terbim të tille vetshkaterrues si nê Shqiperi. Terbim i udhehequr nga i çmenduri nga Viçidoli. Vendet e tjera kaluan nga ekonomia e qendersuar socialiste në atë të tregut në menyre të butë dhe tê llogjikshme. Vetem ne Shqiperi bandat shkaterruan gjithçka dhe “ndertuan” pastaj piramidat financiare. Që sollen Vitin e Mbrapshtë 1997 qe e plandosi pergjithmone pertoke ketë vend. Si vajten punet mendoj se nuk kemi shume per të perkujtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje