Më 19 shkurt 1997 studentët e Vlorës hynë në grevë urie, Sali Berisha me dekret presidencial shpall gjendjen e jashtëzakonshme

23 Shkurt 2020, 13:23Politika TEMA
Më 19 shkurt 1997 studentët e Vlorës hynë në grevë

Më 19 shkurt të vitit 1997, studentët e universitetit Ismail Qemali në Vlorë filluan një grevë urie, duke i thënë ‘Jo’ dhunës shtetërore.

Pesë ditë më vonë, në mbështetje të tyre iu bashkuan edhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Mekanike .

Ata kërkonin tre pika që qeveria e asaj kohe me president Sali Berishën dhe ministër të Arsimit Besnik Gjongecaj të plotësonte:

1.Presidenti dhe Parlamenti Shqiptar të analizojnë me përgjegjësi të lartë qytetare gjendjen e krijuar në Vlorë dhe mbarë vendin.

2.Kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë si dhe gjetjen e shkaktarëve të dhunës dhe të vrasjeve gjatë manifestimeve paqësore të protestës në mbarë vendin.

3. Bëjmë thirrje për bojkotim të mësimeve të të gjithë stud

entëve të Universiteteve shqiptare në shenjë solidarizimi me studentët e Vlorës.

Fill, pas këtyre kërkesave, me dekret presidencial te Sali Berishes u shpall gjendja e jashtzakonshme

2 komente në “Më 19 shkurt 1997 studentët e Vlorës hynë në grevë urie, Sali Berisha me dekret presidencial shpall gjendjen e jashtëzakonshme”

  1. Lenka says:

    Dhe njihet mire se sa te vrare i kushtoi Vlores ajo greve qe iu neverit te gjitheve sa askush nuk e permebdi me si nje semundje per te cilen eshte turp te flitet.

  2. Theatre & Drama says:

    o Kaloç,po ç’lidhje ka 97” me Enver Hoxhen,se na habite?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje