Nuk jeni më “kokëpalarë”, tani ju ka Likja “xhan”, ju ka Likja “shpirt”!

23 Shkurt 2020, 17:35Politika TEMA

Nga Pandeli Bardhi 

Megjithëse jemi një vend i vogël, çudirat, jo vetëm që i kemi nga më të mëdhatë, por edhe nuk kanë të sosur.

Çudirat tek ne, vërtet kanë anët negative që tashmë ne, jemi mësuar, por kanë shumë anë “pozitive” për ndërkombëtarët shumë prej të cilave, ata nuk i kanë provuar. Ja p.sh, çudia e parë e kohëve të fundit është që presidenti ynë, i cili është edhe Komandant i Përgjithshëm, në të njëjtën kohë është edhe “ushtari” më i fundit që megjithëse ka më shumë se dy vjet e gjysmë “shërbim ushtarak” nuk e ka mësuar akoma që qeveria nuk rrëzohet me gurrë të mbledhura rrugëve, por me votë.

Opozitarëve me z.Basha në krye, edhe ju falej një e tillë atëherë kur akoma nuk kishin kryer “shërbimin ushtarak”, që kërkonin të rrëzonin qeverinë me gurë sepse tani, as që e diskutojnë këtë sepse e provuan vetë dhe tani nuk e përsëritin më këtë gabim që të rrëzojnë qeverinë me gurë.

Opozitarët e rinj apo të moshuar, përdorën të gjitha llojet e armëve si molotovë, shashka, shkopinj, dërrasa, lëndë plasëse etj. etj. dhe si përfundim, jo vetëm që nuk fituan, por i konsoliduan edhe më shumë pozitat e qeverisë, aq sa ajo nuk mund të themi që nuk gëzon një reputacion në arenën ndërkombëtare.

Këtë “lavdi” asaj ja ngriti opozita më shumë, që dukej sikur dëmtonin qeverinë, por në të vërtetë i binin vetvetes.

Ata mblodhën “uraganë” dhe “cunamë” me popull, javë për javë e muaj për muaj dhe nuk ja arritën dot qëllimit. Tani, do ta tregojë vetë “ushtari” që është Kreu i Shtetit që kërkon të rrëzojë shtetin në krye të të cilit qëndron vetë.

Çudia vazhdon… Edhe para njëmbëdhjetë viteve kur protestuesit u ngritën për të drejtat e tyre, pavarësisht mënyra se u ngritën, të paktën formalisht, thuhej që u ngritën për të drejtat e tyre, për mjerimin, për varfërinë e të gjitha shtresave. Sot, në kohën që flasim, jo vetëm që nuk është përmirësuar gjendja ekonomike e qytetarëve, po është përkeqësuar edhe më shumë.

Duam apo nuk duam ne, kjo është e vërtetë sepse të gjithë po e vuajmë mbi kurriz dhe presim të rinjtë të ngrihen për të drejtat e tyre. Nuk po u bëhet thirrje qytetarëve që të mblidhen në shesh të burrave për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje, por u bëhet thirrje që të mblidhen për të shpartalluar “grushtin e shtetit”. Po pse e bën këtë thirrje kreu i shtetit? E bën sepse i është bërë “grusht shteti”.

Po kush ja ka bërë këtë “grusht shteti”? Këtë ja ka bërë vetë kreu i mazhorancës me qeverinë e tij. Ai është iniciatori dhe ekzekutori i këtij “grushti shteti” që të sundojë pakicën. Përderisa mazhoranca e sundon pakicën me votë, përse është e nevojshme të bëjë “grusht shteti”? Kaq “budalla” të jetë vallë ky kryeministër? “Të gjitha Institucionet e shtetit që ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, thotë Presidenti, do t’u kthehen juve”.

Pra këto institucione qënkan “pushtuar” nga “grushtshtetasit” e vet dhe i vetmi institucion që nuk është pushtuar, është “kështjella” e pamposhtur presidenciale ku qëndron “luftëtari” Ilir Meta.. Ka edhe një të vërtetë të madhe që nuk duhet ta mohojmë. Presidenti, është nuhatës i madh i të këqijave që do të ndodhin. Përderisa ai parashikoi tërmetin që askush deri më sot nuk e ka parashikuar si mund të mos e parashikojë ai të ardhmen e tij? Ja, këtu qëndron i tërë sekreti i “hungërimave” të tij, i mbyllur në “koliben” e tij që e quan “kështjellë të pamposhtur”.

Ai është nuhatësi më i madh për ç’ka ndjen ndaj vetvetes. Dikur, ky President, kur qytetarët protestonin për të drejtat e tyre i quante “kokëpalarë” sot që gjendja e tyre ekonomike është ndoshta më keq, që presidenti ndoshta nuk e di, kujton që ata jetojnë mirë dhe i kanë të gjitha, të hanë e të pinë, të lahen e të krihen e të vishen e pispillosen me kostume që të vijnë në protestë si “bossa”, të shpartallojnë “grushtin e shtetit” që i është bërë presidentit. O tempora o mores…

Mirë atëherë që ishin “kokëpalarë” dhe xhepat mund të mbushnin me gurë, po nesër më 2 mars që do të vijnë me kostume, a do të mbushin xhepat me gurë për të rrëzuar qeverinë vetëm e vetëm që në krye të tyre do të jetë vetë “njëshi i shtetit? Shikoni se për çfarë “çështje” madhore protestuesit do të mblidhen për përmbysjen e qeverisë. “Një grup mafioz i strukturuar brenda mazhorancës, i ka hequr presidentit të drejtën që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të betohen para tij”. Kjo është “bërthama” e “grushtit të shtetit”.

Për këtë presidenti, e gjeti “shtegun” për të dalë duke ju lutur Dervishajt, këshilltarit të tij, i cili ka shumë probleme me drejtësinë për shpërdorim detyre në bashkëpunim, sepse të tillë i pëlqejnë presidentit, “betohu se do të thuash të vërtetë për ato ç’ka bërë ky grup mafioz”.

Dhe Dervishaj, me dorë në zemër bërtiti “betohem solemnisht”! Vërtet ja hoqi “grupi mafioz” të drejtën që gjyqtarët të betohen para tij, por ama të drejtën për t’u betuar këshilltarët e tij nuk mund t’ia heqin. Ju qytetarë tani e keni shumë të lehtë të rrëzoni regjimin sepse kreun e regjimit e keni me vete. Ju qytetarë do të luftoni me gurrë dhe ai do të firmosi dekretin e tij për shpërndarjen e Parlamentit, që ai e quan “gjysmë Parlament i deleve”! Ju qytetarë me gurë e presidenti me dekrete, Parlamenti me ligje e presidenti me dekrete. Të shohim kush do të dali më i fortë.

“Sa të rrojmë do të mësojmë” thotë populli dhe me të vërtetë që po mësojmë shumë gjëra, që më parë i quanim çudira. Është rasti më unikal në botë që një president, ngrihet e u bën thirrje qytetarëve që të “shpartallojnë”e “çmontojmë” “grushtin e shtetit” të shumicës, që kërkon t’i bëjë “puc” pakicës, e cila megjithëse i ka votat për të nënshtruar pakicën, qejfi ja ka që ta nënshtrojë me “grusht shteti”.

Në të gjitha institucionet që ndodhen në qendër të kryeqytetit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, presidenti ka qenë vetë drejtues i tyre si zv/kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar Kuvendi dhe tani së fundi president. Atëherë kur ishte ai drejtues, ato ishin të qytetarëve, kurse sot që ai rrezikohet për bëmat e tij që janë jo të pakta, janë “të pushtuara” nga regjimi me të cilin presidenti është “thikë më thikë”!

Çudirat vazhdojnë e nuk kanë të sosur. Jo rrallë, por asnjëherë nuk ka ndodhur në botë që vetë presidenti, të thërrasë kryetarin e opozitës dhe si Komandant i Përgjithshëm që është, t’i japi atij urdhër për të mbledhur qytetarët në shesh të burrave për të bërë “grusht shteti” kundër “grushtit të shtetit” që po bën mazhoranca. Një roje i tij, njëfarë Dervishaj, tha që “protesta do të jetë paqësore”. Nuk merret vesh, akoma Presidenti vazhdon me “formulën e vjetër” me qetësi e dashuri? Mirë me qytetarët që do të sillet si i tillë, i dashur e i qetë, por edhe me “grupin e strukturuar mafioz” që i ka bërë “grusht shteti” përsëri presidenti do të sillet “me qetësi e dashuri”? Po ku marrin vesh “mafiozët” mo, apo do t’i zërë turpi që “mafiozët” e kanë ngrënë me bukë? Eh mendje mendje, nga ke ikur nga fshati nga qyteti, nga rrëmuja e nga rrëmeti!

Si ndodhi ky “grusht shteti” dhe kur kaq shpejt u instalua kjo “juntë ushtarake” kaq pa “cak e pa bam”, dhe “pushtoi” të gjitha institucionet duke lënë në këmbë vetëm “kështjellën” e pamposhtur të Presidentit? Këtë “sekret” na e zbulon kryetari i opozitës, sipas të cilit ka ikur tashmë koha kur grushtet e shtetit bëheshin me tanke dhe avionë, kurse sot, përkundrazi, ata “bëhen me shërbëtorë e servilë të pushtetit e të sistemit të drejtësisë”! Përsëri çudia, edhe këtu vazhdon. Këta “shërbëtorë dhe servilë” të pushtetit për të zënë ndonjë vend të ngrohtë, ç’kanë që shkojnë tek presidenti dhe i thonë “do të të bëjmë grusht shteti” dhe nuk shkojnë tek ata që u shërbejnë, tek qeveria apo tek ata që kanë në dorë për të zënë ndonjë qoshe në sistemin e drejtësisë? Pse more “shërbëtorë” bëni “varrin” e vetes dhe “shejtani” fle, juve shkoni e i bini me gurë? Presidenti “shqiponjë”, deri në datën 2 mars, do të dali përditë në konferencë shtypi. Sa herë që del vetëm “xhevahire” nxjerr. Problemi është që po të dali përditë edhe më pak se dhjetë ditë që kanë mbetur është e vështirë të jetë në normalitet kur të vihet në krye të atyre që dikur ishin “kokëpalarë”. Për këtë, në ndihmë i vijnë edhe televizionet. Ja p.sh sot një kanal televiziv, gërmoi në arkivat e tij dhe gjeti një tjetër “gur” për presidentin, atë që “Shqipëria, është në vendet “gri” për pastrimin e parave”! Më parë se televizioni, këtë e tha Ilir Meta: “Të dalim në protestë që Shqipëria, të mos jetë lavatriçe e parave”.

Të tjera do të gërmojnë akoma që presidenti të dali para protestuesve “ballëlart”!Qielli atë ditë do të “nxihet” nga “shqiponjat” që do të turren mbi “sorrat” që nuk do të dinë nga të futen. Ai thotë që këto “shqiponja” do të jenë “paqësore”, por kush e garanton këtë? Që Presidenti është shqiponjë këtë e ka treguar me “vepra” sepse jo njëherë ai e ka formuar atë me pëllëmbë.

Po “shqiponjat” e tjera që do të turren mbi “sorrat”? Këto i mban në “skalon” të dytë sepse ato që paraprijnë dihen që kanë këshilltarët e tij që janë treguar “shqiponja” të vërteta. Ah Shqipëri që sa herë ju është dhënë mundësia që të futeni mes simotrave të tjera, siç është edhe rasti i fundit për hapjen e negociatave, nuk janë armiqtë e jashtëm që të vendosin “gurë”, por janë “patriotët” e tu, e më kë keq akoma, është “njëshi” që keni në krye, sepse nuk priti të paktën edhe dy tre muaj, por një orë e më parë të të pengojë me disa rreth tij, që u “digjet barku” për ty Shqipëri.

Më 2 mars Presidenti thotë që ti Shqipëri do të jesh kuq e zi. Po pse ti Shqipëri, a nuk ke qenë e tillë deri sot, siç e ke edhe flamurin?

22 komente në “Nuk jeni më “kokëpalarë”, tani ju ka Likja “xhan”, ju ka Likja “shpirt”!”

  1. Qato says:

    Po e kishin ritual. Flisnin dhe hidhnin molotove tek kryeministria. Pastaj nje rrotullim rreth kryeministrise per te perfunduar tek parlamenti, ku shkulnin guret e trotuarit dhe qellonin policine. Cfare eshte kjo revolte me rrugace. Po kjo nuk u pa edhe ne mintingjet e verteta te 90-es. Cfare nuk pame me keta cunamistët.

    1. Luciano says:

      Kjo eshte poshtersi, Likja nuk eshte gay dhe keta jane vetem shok. Kjo foto nuk do te thote asgje. Po per Ramen qe ha fasule me kokaine pse nuk ankohet njeri?

  2. Provinciali terheq provincialin dhe mbetet per 7-breza provincial (Anglo Saksonet e kane 5-breza, Ne shqipot e kemi 7-breza), sikur gjithe Boten pasuri t’ja besh. A i shikoni o Milet, sa te shemtuar i ka bere Zoti.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Briliante !!!

  4. h says:

    Trio vocale provinciale, grave ( degenerato).

  5. Jake çepani says:

    Ne foto ILIR META – KORON + VIRUSET – PYKA & KALLAÇI.
    Trio KORONOVIRUS e Shqiperise.
    Mungojne ne foto, MURTAJAT E VËNDIT, Sali +Monikë+LYLQIM.

  6. alex says:

    3 musketirret nga malesia, shikoni si e kane futur barkun mbrenda

  7. Kombinati says:

    ImagjinonXhensilen qe i duhet te hape kembet perpara Besit dhe duhet te shohe Liken (tatuazhi i te shoqit) se si ja fik llampat i shoqi.

  8. Nardi says:

    O, thuj besit ta nxjerri frymem se duket sikur dobte haje mune……

  9. Flamuri says:

    Nje fudull,nje injorant,nje llapaqen!

  10. Ilir Meta race qeni me kelushet tij kurresesi
    Qen rrace

  11. KY ESHT ALBANISTANI YNE…..KUR ZBRET NGA MALET E SKRAPARIT ME SANDALE DHE KOSTUM….DHE NJE DIT TE BUKUR GJENDESH PRESIDENT…..KUR DIKUR BEJE GJININ PER 30 MIJ LEKE SI AKTOR PORTOKA-DHIJE…DHE SOT GJENDESH MES LETYRES POLITIK.ME VILA E PISHINA….KUR ZBRET NGA SHPELLAT.DHE BEHESH SI BICIM GAZETARI SI BYTHLEPIRES PARTISH E LIDERESH….PRA KY ESHT MENTALITETI I ALBANISTANIT TONE MBAS 90….MJAFTON TE SHIKOSH FOTON.FOTOJA FLET VETE…

  12. Grand says:

    Iliri eshte personi i gabuar, me status te gabuar qe ndoshta ngre per reflektim nje problem te drejte!
    Po jam dakort GJK nuke kap dot Edi Rama , por dikush tjeter…. Iliri eshte personi i gabuar!

  13. Miri says:

    Vetem nj gje kekoni deklaraten e 4 ve te vrare ne bulevard te ketij basdardi

  14. e po nuk eshte ti sjhkerdhesh fare ksaj rrace te peshtire ,
    te tellet nji popull i tere nga kjo rrace Gorrillash
    o vertet Fundi i Botes

  15. Lona says:

    Me duket se ku i qim peka punon xhensilen dhe gjini punon pa breksen histori brekesh rrofte berrisha dhe ppsh

    1. Lona ,
      haaaaaaaaaaaaa hahaaaaaaaaaaaaa
      e frot kjo

      e shkreta xhensil , ci boka qim pyka !
      pranej i o prish zani asajna o capito adesso ?

  16. ndrea says:

    E si fryen katunaret…..

  17. E meritojne fatin e Sadam Huseinit apo Gedafit… (edhe te Causheskut po te keni “qejfe). Le te “zgjedhi” Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe shpurrat e tyre, kush i pelqen nga FUNDI i nje prej te dyve, Krimineleve te pashembull, qe Perendimi (Amerika dhe aleatet e saj me te medhenj ne BE) i cuan per LESH sebashku me familjet e tyre. Me kot bejne perpjekje per te shpetuar se, per pak jave apo shume-shume disa muaj, do perfundojne shume keq. Dhe jo vetem, pasi do marrin me vete dhe do Monstra ne familjen biologjike e politike. Nuk ka se si te shpetojne dhe bashkepunetoret e ngushte ne Krime: Vjedhje, Vrasje, Shpifje, Mashtrime, Kercenime, Fallsifikime. Jo, jo, do te pergjigjen te gjithe bythelepiresit e cdo lloji, sidomos te Partive perkatese dhe Medias Mafioze qe u krijua me financa super Mafioze (Droge kryesisht) dhe i sherbyen 2 Padroneve te Mafias Shqiptare qe nga krijimi i tyre e ne vazhdim dhe sot me nje egersi ndaj shumices se Popullit, jo thjeshte Edi Rames.

  18. Black Jack says:

    Heyday !!!!!! Ky President me kto cica qe i varen, ca osht , president or presidentE

  19. Stape Pashi says:

    “Ata le ta çojnë në apel, prapë mbyllet. Flas unë me Shpresën( ish kryetarja e Gjykatës së lartë ). I kam mardhëniet shume të mira. I çova vajzën në ambasadë…” Po pyesni kush i ka thënë këto fjalë? I ka thënë “Like Skënderbeu” ai që do mbroje kushtetutën dhe gjyqsorin nga puçistët, nga ata që duan t’ja heqin nga kthetrat Shpresat, mikeshat e miqtë, që Likja ju bënte fëmijët turistë ambasadash. O burra në shesh në 2 mars për të mbrojtur drejtësinë e Shpresave!!!

  20. Koba says:

    Z.Stape -Like bajga ka thene dhe nje gje te rende per Gocen e Shpreses:Ia çova ne Ambasade ,po i futa nje te Q..re.AI Legen e ka mbushur Kupen me Grabitje,Vjedhje.Vrasje,shperdorime katranosje te pronave Publike(dhene njerzve te tij -ose i ka po Vete me emrin e te tjereve)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje