Pse opozita është distancuar nga Ilir Meta dhe LSI

23 Shkurt 2020, 13:32Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Sa më shumë i afrohemi padites së 2 marsit, kur të nisë në Tiranë “besëlidhja e madhe e shqiptarëve” me Ilir Metën, aq më shumë shtohet heshtja e SHQUP, në përpjestim të zhdrejtë kjo, me ethet politike të temperaturave të shtuara në oborrin e LSI.

Selia e Partisë Demokratike me këtë rast, pothuajse ka pezulluar edhe aktivitetet e tjera të përditëshme, duket nga meraku se duke qenë jashtë axhendës së tij, mos ato ia marin për karshillik ndaj Presidentit të Republikës që u kërkoi edhe ndihmë në fillim të javës, për të mbushur bulevardin.

Përtej heshtjes së detyrueshme të Sali Berishës, Kryetari i PD Lulzim Basha bën sikur nuk e ka mendjen, duke iu rikthyer axhendës së nisur pak kohë më parë, për të takuar njerëz të ndryshëm në qytet, e për të vijuar tu thotë se “po ju dëgjoj”. Një qëndrim zyrtar i paralajmëruar, ende nuk është bërë nga selia blu, e cila edhe në ndodhtë në orët e ditët në vijim, me siguri që do të jetë një qëndrim “as mish e as peshk”, të cilën PD mund ta mbante edhe përpara, por edhe pas 2 marsit.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama shkroi se “tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe nga bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën… Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!”.

Në këtë situatë, indiferenca e mazhorancës e cila vijon me axhendën e saj të punëve publike në terren dhe përgatitjet për kongresin e javës së ardhshme, e bën të duket gjithmonë edhe më e madhe distanca e pjesës tjetër të opozitës, nga Ilir Meta dhe LSI.

Përveç arësyeve të konkurencës se brendshme opozitare dhe rivalitetit të natyrshëm mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës për lidershipin e së djathtës përballë PS dhe Edi Ramës, ka edhe disa arësye të tjera, që duket se e kanë vulosur distancimin politik të PD dhe aleatëve të tyre tradicionalë, ndaj aksionit të ri Presidencial.

E para, sa më shumë kohë kalon, aq më tepër po kuptohet nga të gjithë se lëvizja e re e Ilir Metës, nuk ka të bëjë me alibitë që ai është munduar të përdorë në emër të; “grushtit të shtetit”, “kushtetutës”, “grupeve të brendshme armiqësore në bashkëpunim me armikun e jashtëm kundër Shqipërisë”. Duke forcuar gjithnjë e më tepër bindjen, se e gjitha kjo fsheh në thelb, nisjen e një lëvizje të re politike në opozitë, pasi me shumë gjasë në javët e ardhshme, Parlamenti do ta shkarkojë Presidentin e Republikës.

E dyta, kjo lëvizje e re politike e Ilir Metës pritet që natyrshëm të “gërshetohet” me LSI dhe të harmonizohet në vijimësi me të, duke u bërë një kërcënim më shumë për pozitat e vetë PD në opozitë, sesa të PS dhe Edi Ramës në mazhorancë. E gjitha kjo, po të kemi parasysh se si levizja e re e Ilir Metës, si LSI në sytë e elektoratit tani nuk ka më asnjë dallim nga PD, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Por, rikthimi i Metës në fushën e politikës aktive, e bën lëvizjen e tij një pol shumë më energjik nga pikëpamja elektorale, sesa thjeshtë dhe vetëm partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

E treta dhe kryesorja, lëvizja e re politike e Ilir Metës, me apo pa LSI, ngado që të rrotullohet do të jetë në fund të fundit një formacion politik i majtë. Si e tillë, duke qenë se mazhoranca qeverisëse është e majtë, ti shtosh asaj përballë edhe zënien e hapësirës opozitare përsëri nga një forcë tjetër politike e majtë, kjo e rrezikon të ardhmen e afërt jo thjeshtë dhe vetëm PD në vetëvete. Mbi të gjithë, lëvizja e re politike e Ilir Metës, rrezikon që të ngushtojë, ti bëjë presion, të kërcënojë e më pas të rrezikojë për ta asgjesuar nga skena e madhe politike e vendit, vetë të djathtën shqipare. Ajo rrezikon realisht, qoftë të djathtën e re antikomuniste të kapitalizmit të ri shqiptar, të përfaqësuar në këto 30 vitet e pas rrëzimit të Murit të Berlinit, nga PD. Por edhe hapësirën e të djathtës tradiocionale e historike, të përfaqësuar nga LZHK e Dashamir Shehit, ballistët, legalistët, etj.

Këto dhe disa arësye të tjera të brendshme, bëjnë që opozita e vjetër (e 2013) të duket sikur po distanciohet gjithnjë e më tepër nga sipërmarrja e re politike e Ilir Metës. Ndaj edhe LSI, është e vetmja që deri më tani, i është atashuar hapur dhe me entuziazëm thirrjes së (ish) Kryetarit të saj, për të dalë në shesh më 2 mars.

11 komente në “Pse opozita është distancuar nga Ilir Meta dhe LSI”

  1. Shefkiu says:

    Nuk i ha më njeri këto, o zoti Peza! Lëvizja politike e Metës është një skeç qesharak i Ramës, Metës dhe Ruçit, për të justifikuar shtyrjen e vendimit të komisionit “hetimor” parlamentar për Presidentin. Meta thirri në presidencë Bashën, për të sjell nja 10 mijë vet në bulevard (kuptohet, fjala është për nja 200-300 vetë) sa për justifikim dhe për ta bërë skeçin të besueshëm. Estradë or estradë, asgjë më shumë. Duhet justifikuar ndënjia e Metës në zyrë deri në vitin 2022. Në vitin e fundit të mandatit të Metës, kemi për të qënë dëshmitar të një dashurie të parrëfyer Rama -Meta, me qëllim për të ndërruar vëndet, Rama në Presidencë, Meta Kryeministër. Këta, or vëllezër, vetëm për fjalët kujdesen që të jenë properëndimore, në sjellje dhe qëndrime kokën e kanë në lindje. Shëmbull për këta mund të shërbej vetëm Putin dhe Xi.

    1. Like 7% says:

      Sa here i ngushtohet Laku Likes,
      Shpiket nje grusht shteti,
      Qe Likja tia hedhe me alibira te ndryshme.

  2. Aleksander says:

    Me 2 mars do shikojm me syte tone falimentimin e LSI , qe faktikisht nuk ka as nje pesh ne votuesin Shqiptar. Ska vota , se voton kur kush.

  3. Ziguri i qorrit says:

    Shefiku dom i di te gjitha se ka lindur handikap

    1. Shefkiu says:

      Mos ndoshta, Zotëri, do ishte më e udhës të jepje një mendim për shkrimin, sesa të merresh duke më fyer mua për komentin që bëjë? Apo kjo e dyta të sjell më shumë kënaqësi? Dhe një vrejtje miqësore, mundohu të shkruash pa gabime, sepse jo unë, por ndonjë tjetër që e lexon, shkon dhe më jep më të drejtë mua sesa ty, duke kujtuar padrejtësisht se jeni një hajvan fenomenal. Sepse, merret me mënd, qëndrimi yt buron më shumë jo nga padija, por nga ligësia.

  4. Konti Sbalta says:

    Alfred Peza ;kur thua se Ilir Metes dhe LSI nuk i ka mbetur asnji perkrahes nga opozita ben gabim ,bile do te thosha ,behesh dhe i pabesushem!Po
    pak te duket ty qe “udhehesi legjendar” Sali eshte frymedhenesi dhe ideatori i Ilirit ,Monikes dhe tere LSI dhe Opozites:Ai eshte gjalle dhe merr fryme akoma dhe ti e bere te “vdekur”.Tek Ai marrin “jete “nga Lulzimi e te tite tek Monika e te sajat dhe Iliri me te tijet,pale Dashi dhe Mediu e lloj =lloj mostra te tjere qe nga larg kundermojne ere!

  5. Dashamiresi says:

    Une kisha nje porosi: TE NDALOHEN ME LIGJ GRUMBULLIMET PUBLIKE SEPSE BEHEN SHKAS PER KORONAVIRUESIN; Te ndalohen grumbullimet ne rruge, ne stadiume , kinema e kudo per nje periudhe te caktuar, pastaj levizjet nga mend te njerzeve, mund te jene dhe qellimisht per perhapjen e koronavirusit sepse s’kane rruge tjeter per ti shpetuar drejtesise. Beni kujdes per vete se nuk kujdeset njeri per ju, se pastaj do ngelen qente dhe meçte te bejne levizje e te “qeshin” me ate nje ngjau.

  6. Selim Shpuza says:

    ju e merrni seriozisht kercenimin e Ilir Metes. Kjo eshte nje loje e Rames,Berishes dhe Bashes, qe nen kercenime presidenciale zvarrisin ngritjen e gjykates kushtetuese e shtyjne edhe ca dite shpetimin nga burgu. Nuk e keni kuptuar se reformen ne drejtesi nuk e do asnjeri,as Rama,as Berisha e as Meta,ndaj bejne sikur zihen qe te zgjasin ditet.

  7. dritani says:

    Dakord, as mish e as peshk do te jete qendrimi i Lulit. Une mendoj se ai ka per te dale ne nje deklarate e do te thote se e respektoj presidentin si simbol te unitetit te popullit e mbrojtjen e Kushtetutes si obligim qytetar, dhe, si qytetare une e shoket e mi do te dalim me shesh. Pra jo si parti…!!!! Tung!

  8. Bureto says:

    Analizë e sforcuar për të mos thënë e dobët. Peza reket të aludojë se gjoja i qan hallin Opozitës së PD, më mirë le të themi se po bën diversion, dmth që ajo të mbajë larg Metën. PD-ës, jo Meta, por LSI e sotme i duhet ca kohë për vota sa për të larguar Ramën dhe kaq. Rruga e tyre, për shumë arsye, së bashku nuk mund të ketë të ardhme. PD nuk mund të “asgjësohet” nga të ashtuquajturat ambicje politike të Metës, sepse:
    Së pari ajo tashmë prej 30 vjetësh ka një bazë solide dhe një eksperiencë jo të pakët në qeverisje, pavarësisht sesi është udhëhequr prej Berishës dje dhe Bashës sot.
    Së dyti Meta, nëse do ngelë në politikë (nëse nuk do ta nxjerrë drejtësia jashtë) me piruetat e tij këto tre vjetët e presidencës së tij, ka humbur aq shumë sa të gjitha vitet e tij në politikë të marra së bashku. Sjelljes së tij prej mafiozi mund t’i bëhet strehë vetëm një firmacion politik si LSI, që është krijesa dhe shëmbëlltyra e tij, e krijuar falë aftësive dhe karakterit të tij mjaft negativ, por që në kushtet e politikës së viteve të tranzicionit ngjiti. Por deri këtu. Më tej vëndi i Metës do jetë minimumi, përkohësisht kryetar i LSI, dhe maksimumi një birucë në Reç. Kjo e fundit nëse drejtësia e re që po krijohet të mos jetë një farsë.

  9. gaz bardhi says:

    Zoti Peza. Me vjen keq po qenke jashte realitetit. L. Basha doli sot dhe deklaroi se e mbeshtet protesten e I. Metes. Pse ju menduat se Luli u reformua vertet. Po koqeve qe ja ka zene Saliu ne big si do t’jua bej?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje