Projektligji i ri për pagesat: Ja si do të reduktohet në Shqipëri përdorimi i parasë cash

23 Shkurt 2020, 16:37Ekonomia TEMA
Projektligji i ri për pagesat: Ja si do të reduktohet në

Projektligji i ri për pagesat, synon reduktimin e qarkullimit cash të parasë përmes shërbimeve inovative të pagesave, që ulin kostot dhe rrisin transparencën.

Projektligji i përgatitur nga Banka e Shqipërisë, synon të përmirësojë shërbimet e pagesave në vendin tonë. Projektligji është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe fokus i tij është aspekti rregullativ për shërbimet e pagesave, duke nxitur gjithnjë e më shumë transaksionet me karta krediti, pagesa nga telefoni etj.

Në vendin tonë, ka ende një nivel të lartë të përdorimit të parasë cash. Kjo reflektohet në përqindjen e ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që kanë llogari bankare.

Banka e Shqipërisë pret që në terma konkretë, ky projektligj të nxisë ndjeshëm konkurrencën në treg dhe të promovojë shërbime inovative, mbështetur gjithashtu edhe në një regjim të kujdesshëm nga pikëpamja e mbrojtjes së konsumatorit.

Projektligji synon edhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve nga bankat në të gjithë territorin shqiptar (përfshirë zonat rurale).

2 komente në “Projektligji i ri për pagesat: Ja si do të reduktohet në Shqipëri përdorimi i parasë cash”

  1. Spartakos Thraks says:

    Me këtë veprim çdo gjë do të jetë e kontrolluar nga shteti në çdo moment, do të ketë kontroll të plotë së të ardhurave ekonomike të çdo qytetari, preken interesat e atyre që qarkullojnë lek të pista dhe të zeza, u intereson të gjithë bizneseve si persona juridikë dhe fizikë që kanë veprimtari ekonomike profesionale se dalin nga loja të gjithë të pa licensuarit që punojnë në të zezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje