Rrëfehet Artan Fuga: Ndonjë budalla më ka sharë "atij i është çarë pipthi!", pra që nuk bëhet më!

25 Shkurt 2020, 15:36Sociale TEMA

Artan Fuga ka publikuar një shkrim në rrjetin social Facebook ku tregon për një studim që po bën.

Mes të tjerash ai shkruan:

Me t’u ça pipthi!
——————
Për një studim, më duhet të njihem me dokumente të vjetra lidhur me filozofinë e trupit.

E në këtë kuadër ndjek me kujdes lojrat që bëheshin aty nga shekulli i 15 -të. Edhe një lloj loje me top, por shumë të ashpër, me përplasje trupore.

Kot ashtu mu kujtua në këto ditë epidemie në botë – që vetëm Shqipërinë nuk e prek – fjalori për topin që luanim në vegjëli:

1. Frujtje kapertoni – kapërtoni prej lëkure që mbështillte komardaren ishte holluar nga fërkimi me tokën dhe rrezikonte të grisej. Loja vazhdonte por duhej bërë kujdes sepse kapertoni mund të çahej prandaj nuk duhej me gjuajtur fort.

2. Shqepje kapertoni – kur spangua që mbante lidhur llokmat e lëkurës të kapërtonit ishte këputur në një ose disa vende dhe llokmat ishin shkëputur duke lënë të shfaqej komardarja e pambrojtur nga kapërtoni. Në këtë rast me pak rrisk mund të vazhdonte loja me kusht që ndonje gjemb të mos çante komardaren. Sapo të mbaronte loja kapertoni duhej qepur.

3. Carje kapertoni – kur jo spangot që lidhnin llokmat, por vetë kopertoni ishte çarë. Dëmi ishte serioz sepse mund të rritej e çara dhe mbi të gjitha nuk qepej më. Në këto raste loja vazhdonte derisa të çpohej kamerdarja.

4. Këputje e llapës të kapertonit – kur te lidhset e kopertonit, kishte një llapë që mbronte komardaren nga presioni mbi të i lidheseve të kopertonit. Loja mund të vazhdonte me pak rrisk, por llapa duhej qepur para sesa të fillonte loja tjetër.

5. Cpim komardareje kur komardarja poshtë kopertonit merrte ndonjë gastar a ndonjë gjemb dhe shpohej. Loja ndërpritej dhe në rastin më të mirë ngjitej shpejt me pulla zjarmi sikurse i thoshim.

6.Carje komardareje kur komardarja shqyhej, çahej, dhe nuk kishte zot t’i bënte derman. Loja ndërpritej dhe kërkohej për ndonjë ditë tjetër një kamardare e re.

7. Skopje kamardareje – kur nga kapertoni i çarë a i shqepur dilte jashtë një pjesë e kamerdares rozë poshtë tij. Në këtë rast loja duhej ndërprerë menjëherë, por ndodhte edhe që vazhdonte derisa kamardarja të shpërthente.

8. Shfryrje kamerdareje – kur pipthi ose gryka e kamerdares nuk ishte lidhur mirë! Kmaerdarja squllej, por loja mund të vazhdonte me top jo të fryrë fort.

9. Carje pipthi. Loja ndërpritej menjëherë ose nuk fillonte fare sepse në këtë rast ishte çpuar ose çarë gryka e kamerdares që nuk i bëhej derman.

Kjo ishte fjala më e rëndë, diagnoza më e rëndë : Carje pipthi!

Kishte edhe sharje për ndonjë budalla : Atij i është çarë pipthi!

Pra që nuk bëhej më!

Nuk e di në lojën tonë ku jemi!

10 komente në “Rrëfehet Artan Fuga: Ndonjë budalla më ka sharë “atij i është çarë pipthi!”, pra që nuk bëhet më!”

  1. hasani says:

    Eh, pleher, do te besh studime per popullin!!!

  2. pa vlera says:

    Ha ha ha
    Ky eshte njësh fare!
    Ka “shumë botë” ky njeri akademik!
    Te shpresojme qe temen e topit dhe te pipthit nuk do ta fusin te provimet e gjuhe-letersise ne maturë!
    LoL ?

  3. Kreshniku says:

    Më vjen keq për Tanin që flet përçart. Ka pasur baba një zotëri burrë. Shëndeti është punë e zotit.

  4. PORDHACIT !?? says:

    Të ka pjerdhur mendja , a i vrarë .!

  5. Jep says:

    Ja dhe nje hazbi kasa tjeter

  6. Qytetar says:

    O zot ! AKADEMIKET !

  7. Vetingu says:

    Ty Artan vertet te eshte çare pipthi i trurit.

  8. Redi says:

    Të ka bërë mas truni vogël me zorrën e trashë.

  9. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ti je coperton komplet.
    Pse ky komb turkoshak nxjer kaq shume budallenj me tituj!!!!

  10. shqip says:

    O Artan! Duket qe te është çare pipthi I trurit . Po pse u çan menderen të tjerëve, ç’faj ka bota që ti ke rreshkit, dmth ke ik skiç.!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje