Nga gjetja e deri tek prodhimi masiv i një vaksine kundër koronavirusit kërkon të paktën 1 vit kohë. Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi i tha Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt sesa gripi normal, por edhe pse është një virus më pak i njohur, ai bën thirrje se nuk ka vend për panik.
“Kërkimet në kompaninë tonë janë në fazën fillestare. Po punojmë si të prodhojmë vaksinën brenda në laborator dhe më pas për prodhimin masiv. Për të gjitha kompanitë që po punojnë në SHBA dhe vende të tjera të botës, zhvillimi i një vaksine do të kërkojë të paktën 6 deri në 9 muaj për të patur një vaksinë efikase ndaj virusit dhe të paktën 6 muaj të tjerë prodhimi në masë i vaksinës”, thotë ai.
Arban Domi është drejtor në Departamentin e Zhvillimit të Vaksinave në kompaninë bioteknologjike GeoVax në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë intervistë të dhënë më 10 shkurt për Zërin e Amerikës ai shpjegon se për vaksionën e re po punohet kryesisht për identifikimin e viruseve të padëmshme për trupin e njeriut, por që luftojnë koronavirusin.
“Qëllimi është i njëjtë, por baza e vaksinës mund të ndryshojë. Baza është një virus që nuk shkakton sëmundje në organizëm. Kompani të tjera përdorin viruse të tjerë që nuk janë të dëmshme për njeriun. Një pjesë e vaksinave janë me bazë ADN, ARN dhe proteina”, thotë Domi.
Eksperti virolog e krahason koronavirusin me SARS-in, që shpërtheu thuajse dy dekada më parë po në Kinë. Ai thotë se ka një ngjashmëri të madhe mes dy viruseve dhe kjo ndihmon grupet kërkimore për gjetjen dhe prodhimin e një vaksine. “Njohim shumë elementë të virusit të sotëm bazuar në të dhënat e virusit të SARS-it”, shprehet Domi.
Këshilla e ekspertit në këtë situatë është shmangia e panikut dhe thirrja për mediat dhe institucionet që të përqëndrohen më fort në ndërgjegjësimin e qytetarëve për masat parandaluese higjieno-sanitare kundër infeksionit.
Kta qe e hudhen normal qe e kan dhe kundervaksinen .shtet qelbesire se vet e kan hudhe arme bakteriologjike e orodhuar ne laborator.
I mbajte qiriun ti kur e hodhen apo te njoftuan me shkrim?
pirth pirth, 2 vjet tha eksperti taljon dhe une them qe nqs virusi eshte i modifikuar ne laborator per qellime ushtarake ka shume mundesi qe ai te pesoje mutacion ne nje hark kohor shume me te shkurter se mutacioni qe peson nje virus normal keshtu qe edhe nqs del vaksina per virusin ne formen ekzistuese ai do kete ndryshuar forme disa here deri ath dhe rrjedhimisht vaksina eshte e paefektshme. Suksese ne jete.
Ja dhe eksperti shqiptar i tereditur! I lave duart more? Lums si ne qe te kemi ty!