SHBA-ja po angazhohet së tepërmi në këto muajt të fundit që të mund të gjendet një marrëveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo bëhet në mënyrë që në Ballkanin Perëndimor të mund të arrihet paqja e shumëpritur.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim gjendet në Uashington, ku tregoi se po punon së bashku me zv/ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që të mund të gjejnë zgjidhjet e shumëpritur.
“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA-së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, shkroi ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në Twitter.