Ministri i Jashtëm i Greqisë, mesazh për takimin e KE në mars: Dëshira jonë, hapja e negociatave për Shqipërinë e MV

24 Shkurt 2020, 18:51Rajoni TEMA
Ministri i Jashtëm i Greqisë, mesazh për takimin e KE në

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi se shpresat dhe dëshira e Greqisë është që në takimin e marsit të Këshillit të Evropës të vendoset një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shpresojmë që në takimin e radhës së këshillit të Evropës në mars, shtetet anëtare të marrin një vendim për datën e nisjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Është dëshira jonë që kjo të bëhet, pasi të dyja shtetet e meritojnë”, tha ai nga Selaniku.

Deklarata e tij u bë pas konferencës së nivelit të lartë për “perspektivën Evropiane” në Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua sot në Selanik.

Ai u ndaleshe të respektimi it ë drejtave dhe pronave të minoritetit grek ën Shqipëri dhe tha se kjo është çështje e marrëdhënieve bilaterale dhe se vendi fqinj duhet që ta zbatojë si pjesë e vlerave evropiane.

Sipas ministrit takimi i së premtes shtroi rrugën për samitin BE-Ballkani Perëndimor, që dot ë mbahet në Zagreb nga 5-7 maj.

1 komente në “Ministri i Jashtëm i Greqisë, mesazh për takimin e KE në mars: Dëshira jonë, hapja e negociatave për Shqipërinë e MV”

  1. taso kume says:

    NIKON e kemi me gjak SHQIPTARI nga KORFUZI, gjaku sbehet uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje