Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva, se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë të cilën nuk do të jetë në gjendje ta pranojë, por nuk do të guxojë ta refuzojë.
“Do të provojnë të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian por me kusht që ta njohim Kosovën dhe do të ofrojnë status të posaçëm për serbët në fusha të caktuara”, tha presidenti serb, duke theksuar se për këtë do të pyes pastaj qytetarët e Serbisë.
Ai tha se tre vjet më parë kishte hedhur idenë e tij për këtë çështje por nuk ishte pranuar nga serbët, duke ju referuar idesë së tij për “vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës.
Në verën e vitit 2018 presidenti serb Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi folën për idetë e “korrigjimit të kufijve” apo “vënies së kufijve”, që nga analistët janë interpretuar si synime për shkëmbim territoresh.
Në nëntor të vitit 2018, qeveria e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave nga Serbia si kundërveprim ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës.
Ish kryeministri Haradinaj ka theksuar më pas në disa raste se tarifat e penguan formalizimin e ndarjes së Kosovës.
Idetë për prekje kufijsh nxitën reagime të ndara edhe në skenën ndërkombëtare. Disa nga vendet e mëdha të BE-së kundërshtuan idetë e tilla që sipas tyre mund të nxisin reagime zinxhirore në rajonin e Ballkanit, që ende nuk është ripërtërirë nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.
Shtetet e Bashkuara thonë se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje normalizimi e cila “në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë”.
Në vjeshtën e vitit 2018 Beogradi u tërhoq nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian duke kushtëzuar vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave, por qeveria Haradinaj refuzoi deri në fund edhe trysninë ndërkombëtare për heqjen e tyre.
Thirrjet për heqjen e tarifave janë shtuar pas formimit të qeverisë së re të kryeministrit Albin Kurti, i cili është zotuar të bëj një gjë të tillë, por duke i zëvendësuar tarifat me masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë.
Krahas thirrjeve për heqjen e tarifave nga Prishtina, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Beogradit të pushojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori amerikan Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, ndërmjetësoi dy marrëveshje për më pak se një muaj për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet të dyja vendeve.
Marrëveshjet u nënshkruan pa praninë e Bashkimit Evropian, i cili muajin e ardhshëm pritet të emërojë një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi. /VOA/
Ata qe lexojne lajmet nga Serbia, e kane te qarte se shumica e popullit Serb, nuk eshte per bisedime, te cfardo lloji qofte. Ata jane per te pritur deri sa sitauata te nderoje dhe Serbia te futet prape ne Kosove. Ata ne te gjitha variantet jane te bindur se Kosova eshte pjese e Serbise. Ne kete kuptim venia e takses nga Haradini ishte ne linjen e politikes se pritjes “duke pare e duke bere”, qe ka Serbia. Ajo vuri kusht heqjen e takses, per vazhdimin e bisedimeve, por ne te vertete ajo nuk eshte per bisedime. Ne cfardo varjanti, me apo shkembim territori, plani nuk kishte per te kaluar ne referendum. Kete tashme e ka pranuar hapur fare Vuciq ne dy raste. Rasti i fundit eshte ky sot, ku ai edhe njehere pranon se populli Serb nuk eshte per bisedime.
Haradini gaboi, sepse nuk eshte ne gjendje te kuptoje djallezite e politikes serbe. Ai vuri ne plane te pare armiqesine me Thacin dhe degjoi keshillat e Sales….
Le ta quajme te shkuara te haruara. Le te harojme edhe llumin e zi qe ka arrdhur nga llumi I shtypit te Kosoves per te na armiqesuar ne Ameriken. Le ta quajme te haruar se Sali Berisha nuk do jete me spiun i Serbit. Le te quajme se ai nga frika nuk do e keshilloje me Haradinin te vazhdoje politiken e gomarit qe duke menduar se i sherben Kosoves i sherben politikes Serbe.
Le te nxjerrim mesime per te arthmen:
1-Edhe njehere te falenderojme Ameriken qe na mbrojti edhe njehere nga djallezite e Serbit.
2-Politikanet e Kosoves duhet te kuptojne se bisedimet dhe vetem bisedimet jane mjeti per ti bere presion Serbise te na njohi.
3-Bisedimet dhe marreveshja nuk jane te lidhura direkt. Bisedimet nuk jane te negocueshme ndersa marreveshja eshte. Me nje fjale ne nuk duhet te jemi te paret te dalim nga bisedimet.
4-Ka shume mundesi qe Serbi te vazhdoje politiken e spiuneve dhe te ofrojne perseri ne tryezen e negocatorit tone(ndoshta Kurtit), nje plan populisto “patriotik”, qe te justifikojne perseri Serbine te terhiqet nga bisedimet. I vetmi ilac eshte qe delegacioni yne te jete ne konsultime te vazhdueshme me Amerikanet dhe jo te pyesin Sali Berishen se cduhet bere.
4-Ka shume mundesi qe Saliu te marri perseri udhezimet nga padrinua per zgjidhjen e problemit, ku mund te kerkohet qe Nishi te behet shqiptar. Kjo do gufoi zemren e Haredinit dhe do i japi Serbit perseri te drejten, per tu larguar nga bisedimet. Delegacioni Shqiptar nuk duhet te bjere ne grackat e Sali Berishes. Valle nuk e njohin ate qe nga ndihma qe i dha Millosheviqit, refuzimin e bisedime te Rambujese dhe se fundi deklarimi nga ai I “tradhetareve”? Ai eshte njeri me mision dhe ben ate qe e urdherojne.
5-Bisedimet ne vehtvete, nuk jane ne disfavorin tone. Marreveshja mund te jete positive ose negative. Kjo varet nga delegacioni. Delegacioni duhet te kete te sigurte se sido qe te jete marreveshja, ajo nuk do pranohet nga Serbet ne referendum. Pra asnjehere nuk duhet te dalim nga bisedimet, por ne fund te fundit tua leme fajin Serbeve. Ne kete rast Amerika dhe Evropa do kalojne ne politiken e “faktit te kryer. Do intesifikojne punen e tyre qe Kosova te pranohet ne OKB. Duket sikur Serbi eshte treguar dhjakonare qe ka bere politike kunder njofjes se Kosoves. Kjo ka ardhur sepse perendimi akoma beson qe Serbia do na njohi. Kur te bindet qe Serbi po ndjek rrugen e shtyrjes pa fund, do hidhet ne aksion. Rruga e faktit te kryer mund te jete qe Kosova te dali me nje deklarate ku bashkohet me ne. Njohja nga Amerika dhe Evropa e ketij fakti te kryer, do e vere Serbin ne pozita disavantazhi. Perendimi i ka keto mundesi….Perendimi ka shume mundesi qe ta detyroje Serbine, deri ne kercenim qe edhe Vojvodina te kerkoje shkeputje. Prandaj, gjithmone ne kontakt me Ameriken dhe vendimete merren ne bashkepunim me ta. Haredini te heqe dore nga politika qe te ruaje reputacionin e nderit si luftetar, kurse Kurti te heqe dore nga rrumpalla…