Me anë të një mesazhi në facebook, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka përgatitur terrenin për heqjen e taksës, vendim që duhet të merret nga qeveria “Kurti”, në koalicion me të cilin ai është.
“Qytetarë të nderuar, Nga SHBA dhe BE po kërkohet fillimi i një procesi të ri të dialogut për Marrëveshjen Përfundimtare me Serbinë. E si kusht i kësaj, heqja urgjente e tarifës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina.
Në Programin Qeverisës të harmonizuar me Lëvizjen Vetëvendosje jemi orientuar për heqjen e tarifës dhe zbatimin e masave reciproke me Serbine, për çfarë nuk janë përcaktuar modalitetet e reciprocitetit dhe renditja e hapave.
Në situatën aktuale të realpolitikës është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në këtë proces. Jam shumë i bindur se vetëm me SHBA-të mund të përmbyllet
Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë. Për më tepër kur i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell u shpreh se SHBA-të nuk parashohin shkëmbim të territorit. Kjo edhe e bënë tarifën instrument të parëndësishëm të preventimit të dialogut për territorin”, arsyeton Mustafa.
Ndërkaq, në funksion të një ekuilbri qëndrimesh, ai i kthehet BE-së pasi i thurr lavde SHBA-së.
“Poashtu duhet të vlerësohet roli i BE-së në këtë proces dhe i përfaqësuesit të lartë, z. Borell. Për aq sa duhet të vlerësohet pritja e drejtë e qytetarëve të Kosovës që ata të trajtohen nga BE si qytetarë evropian dhe se do tu hiqen prangat e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave si rezultat edhe i këtij procesi. BE dhe shtetet e caktuara duhet të heqin paragjykimet ndaj Kosovës, sepse izolimi është një tarifë e skajshme e BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës.
Aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të në personalitetin e fuqishëm të ambasadorit Grenell.
Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzoj këtë situatë për të përmbyllë dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovë. SHBA-të mund të jenë lidere efektive të përmbylljes së problemeve që i kemi me Serbinë dhe e një politike për ringjallje ekonomike të Kosovës.
Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në
Për këto arsye, vlerësoj se: Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në;
Kosova duhet të njoftojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet ti heq Serbia dhe Bosna dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero;
Vendet e BE-së do duhej të hiqnin “tarifën e izolimit” të qytetarëve të Kosovës. Nëse Serbia, në kohën që ne e bashkërendisim me mirëkuptim me partnerët tanë , nuk eviton pengesat, atëherë Kosova duhet aktivizon masat e reciprocitetit.
Rezultati që ne duhet të synojmë është njohja reciproke, e cila përfundimisht zgjidhë edhe problemet e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Serbinë dhe krijon ambient të sigurt dhe pozitiv për investime të jashtme, për punësim dhe prosperitet ekonomik.
Konsideroj se na ndihmon bashkëpunimi i ngushtë me VV-në, si partnerë të koalicionit, dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta që ta menaxhojmë këtë proces duke u bërë kjo Qeveri prijetare e zgjidhjes në kohën e duhur.
Opozita gjithëherë ka kërkuar rol të fuqishëm të SHBA-së dhe efikasitet të BE-së.
Në horizont është edhe njëra edhe tjetra. Ia vlen të jemi bashkë dhe të bëjmë zgjidhje për Kosovën”, shkruan ndër të tjera Mustafa.
SHBA do ti pergjigjesh me heqjen e takses sepse te heq gurmazin o trimi i sllobodanit, a thua nuk e di. Provoje e mos e hiq dhe shife ku perfundon kosova.
Mos u bej merak ore qelbanik se sapo Amerika te terheqe trupat do ta keni Serbine aty me ushtaret e vet. Atehere do ta kuptosh ti qe perse duhet ti bindesh Amerikes. Jeni nje tufe idiotesh qe do ta shkaterroni Kosoven. Kur Perendia te jep mend sa per te ngrene buke dhe rruga te ve ne krye te vendit. Eshte fatkeqesi qe keta nuk kane tru as sa nje qen rrugesh.
Shume sakte.
Druni ka dale nga xheneti,…
Me mire mut se i vogel…..
Mos u fryni kot si Ramuuuushi….
Se ju hyn karabushi…
Nigjoni cthote Amerika…
O ju ronte pika….
Tani u dhite nga frika…
Isa Mustafa, per here te dyte ne nje kohe te shkurter ka dale hapur pro politikes amerikane per ceshtjen e bisedimeve. Pra do kohe ai duke folur per bisedimet tha qe mungesa e vendosmerise se Gjermanise, per tu arritur marreveshja, beri qe bisedimet te deshtojne. Paktikisht kjo thenie qe ne ate kohe ishte nje deklarate kunder Hajredinaj dhe pro Hashimit. Ishte deklarim ne anen e Amerikanit dhe kunder Merkel qe kritikoi hapur marreveshjen e mundeshme me shkembim territori.
Qe te mos zgjatem them qe heqja e takses eshte favori me i mire qe i behet interesave shqiptare. Bisedimet ne asnje menyre nuk presupozojne dhe perfundimin e tyre. Edhe po qe se Vuciqi ne bisedime do kerkoje “qiqra ne hell”, ne kursesi nuk duhet te dalim nga bisedimet. Le te dali ai qe ti mbetet dopjo gjashta ne dore, njelloj si ne Rambuje. Bisedimet jane i vetmi mjet qe mund ti behet presion Serbise te njohi Kosoven. Ne bisedime ne duhet te mbrojme interest tona dhe jo ato Evropiane apo Amerikane….Lutem qe mendja shqiptare, ne kete moment mos te jete sipas interesave partiake apo te individeve te forte te “shqiptarise”. Asnje nuk ka te drejte te paragjykoje fundin. Asnje nuk ka pse te ngaterroje bisedimet me arritjen e marreveshjes. Marreveshje edhe mund te mos kete asnjehere, por bisedimet duhet te jene perhere. Larg duar nga “mithet” dhe kokefortesia!
Sepse pa SHBAne nuk do.kishit te.te.drejten. te vinit takse.sepse nuk do ishit shtet I pavarur. KOQE KANDARI APO SPIUN I SERBIT!
Dhelpra Mustafa e kupton gomarllekun e kaposhit Kurti qe si idiot qe eshte ngre krye pa koke kundra te ardhmes se vendit te tij.
Bravo e madhe per idjotat e kosoves .
Rruga e te veteshpallurit shtete dhe e te te berit shtete jane dy gjera krejt te ndryshme .
Experienca boterore ka treguar per tu bere shtete mjaftone nje kohe me pak se tre vjete per te pasur te gjitha njohjet dhe marjen e nje vendi ne OKB .
Te kosova kane kaluar shume vite jo qe nuk njihet por po terhiqen njohjet dhe ketu ka nje arsye :
Kosova eshte Serbe sipas ligjeve nderkombetare te njohesh kosoven eshte shkelje e sovranitetit te nje shteti kufijt e te ciles jane te njohur nga fuqit e medha .
Si do ndihet Spanja nese Shqipria do te njohe Catalogne si shtete ?
Si do ndihesh Franca nese Shqiperia do njihte pays basques si shtete ?
Sipas conventes de Nations-Unies 1244 kosoves i eshte dhene nje autonomi substantiel per kete autonomi ka firmosur pala kosovare pala serbe dhe okb ku kosove eshte pjese e teritorit serbe .
Ndaje kosova duam ne apo nuk duam ne eshte dhe do te ngelet serbe kush thote te kunderten genjen veten .
Nese serbia me nje referendum i jepe te drejten kosoves te veteshpallet shtete ketu gjerat ndryshojne kosova ka te drejte dhe te gjithe e njohin ndaje procedura e njohjeve nuk kalon tre vjet .
Por ne momentin aktuale as Vucic as Thaci dhe es dreqi nuk ka te drejte ta japi apo ta ndaje kosoven .
Si është e mundur të thuhen kaq shumë gomarllëqe në kaq pak rreshta? Kosova është shtet i pavarur, o shoku Shkëlzen. Zoti Bush dhe Amerika,që zoti i bekoftë në jetë të jetëve, e deklaruan në mes të Tiranës pavarësinë e saj. Mbi 100 e ca shtete e njohin pavarësinë e Kosovës. Është tjetër, që të marrët, imoralët e korruptuar dhe njerzit pa atëdhe në Kosovë, me qëndrimet e tyre të vajtueshme po e zhbëjnë përditë dhuratën që na bëri zoti. Kosovarët, ashtu si cdo i paditur që nuk është në gjëndje të lidhi as pantallonat, por që kujton si i marrë që është se i di të gjitha, duhet të dëgjojnë me urtësi dhe bindje Amerikën, të vetmin mik të sinqert të çdo populli të vuajtur. Dhe të mos ndërmarin masa qesharake, të turpshme si puna e taksës 100% kundër mallrave sërbe, se nuk i bëjnë dëm Vuçiçit, por popullit fukara sërb. Pastaj, nuk kanë fare turp këta palopolitikan që mburren me koqet e botës? Sepse, merret me mënd, as që mund të përfytyrohej marrja e një mase kaq drasike, siç është kjo taksë, pa llogaritur përkrahjen amerikane! Por, se kush janë ata dobiça prosërb, ose tregtarë armësh që si zë gjumi për të inicuar luftra, që i mbushim mëndjen Ramushit e të tjerëve për këtë masë, e cila normalisht në histori ka treguar se është shkak i mjaftë për fillimin e luftrave, këtë një zot e di. Por mos ta zgjasim, prëndia u pruftë mëndjen në vënd politikanëve kosovarë. Dhe kjo deklaratë e Mustafës është vërtetë përntu përshëndetur, e cila flet qartë se gjërat po shkojnë në udhën e arsyes.
Dy personat qe e kan demtu maredheniet Amerike Kosove jan budallaj lopcar Rambush Haradinaj dhe anarshisti Albin Kurti,ka ardhe koha qe LDK si parti e vjeter pro perendimore,te detyroj Albinin qe te heqi taxen.
Bukeshkale dhe te pabese..Alpini 25% po e kruan me Ameriken.
Mos bleni prodhime serbi dhe keshtu e “shkarkoni” qeverine nga ky problem qe perdored si presion nga aleatet. Mos u ankoni nga qeveria mereni situate ne doren tuaj o popull.
Mos e hiq po deshe se nuk do ti mbushesh 24 ore do te ikni se gomar Ramushi.