Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vriten motër e vëlla. Autori i dyshuar, ish-dhëndri

25 Shkurt 2020, 21:25Kronika TEMA

Motër e vëlla kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Kodër Rrëshen, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Policia bën me dije se autor i krimit është ish-bashkëshorti i viktimës.

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  

Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor”, bën me dije policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje