Koronavirusi "tremb" Shtetet e Bashkuara, Donald Trump konferencë urgjente për shtyp

26 Shkurt 2020, 17:46Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të mbajë një konferencë shtypi sonte në mbrëmje për koronavirusin, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Njoftimi vjen pas kritikave që Presidenti u bëri mediave për mbulimin e sëmundjes, duke nënkuptuar se ato po përpiqen ta zmadhojnë problemin.

Duke veçuar rrjetet Comcast dhe CNN, ai tha në Twitter se media e lajmeve të rreme po bën gjithçka është e mundur që gjendja e virusit të duket sa më keq. “SHBA janë në formë të shkëlqyer!” tha presidenti.

Ai shkruante se Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Administrata janë duke bërë një punë të shkëlqyer në trajtimin e koronavirusit, duke përfshirë “mbylljen shumë herët të kufijve të SHBA ndaj zonave të caktuara të botës”.

Dje, zyrtarë amerikanë të shëndetësisë paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve. Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha zonja Messonier.

3 komente në “Koronavirusi “tremb” Shtetet e Bashkuara, Donald Trump konferencë urgjente për shtyp”

  1. Kim été says:

    Zgjidhja është e thjesht dhe e nevojshme, duhet kujdes dhe bashkpunim,

  2. Bimi says:

    Demokratet ishin ata qe kritikuan Trump per kufizimin e levizjes se lire te kinezeve ne US kurse tani perhapin panik. Si mund te ndalohej virusi pa bllokim te levizjes se njerezve nga zonat e infektuara?. Kalifornia ka shpallur gjendjen e emergjences per Coronovirus kur nuk ka asnje rast infeksioni ne 35 milione banoret e saj. Do ishte mire te shpallte emergjencen per njerezit e pastrehe dhe fekaleve njerezore te te pastreheve qe po mbulojne rruget ne shum pjese te qyeteteve te saj. Pune liberalesh e sorosianesh.

  3. Beni says:

    konferencë shtypi apo për shtyp …………
    hahahah sa kom qesh me shqipen e tironës …….hahhahahah
    titulli i saktë do të ishte
    “Koronavirusi” tremb “shtetet” e bashkuara “donald” trump “konferëncë” urgjente “për” shtyp
    dhe
    hahahahah sa kom qesh lol
    Mero o ajnshtajn i gazetarisë a po e lën komentin
    aprovoje pra
    hën pra ju kuqezinj …………..
    a nuk po tpalqen komenti aaa
    hej bre patriot
    hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje