Virusi “pushton” Italinë: Conte bën thirrje për të mos përhapur panik

26 Shkurt 2020, 17:17Bota TEMA

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte bëri thirrje për qetësi, ndërkohë që përhapja e virusit në pjesë të tjera të vendit, karantina dhe lajmet “fake”, po provokojnë panik tek publiku.

Deri në ditën e Mërkurë, rezultonin 325 të infektuar dhe 11 të vdekur në Itali, sipas shifrave zyrtare. Koronavirusi po shfaqet tashmë përtej epiqendrës fillestare në Veri, ndërkohë që të infektuar janë konfirmuar në Toscana, Le Marche, Emilia Romagna, Alto Adige, Piemonte, Liguria, Lazio dhe Sicili.

Të Premten e kaluar, rezultonin vetëm 3 të infektuar. Në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos, 11 qytete qëndrojnë në karantinë. “Ka ardhur koha për të ulur tonin. Duhet të ndalojmë panikun”, tha Conte sipas të përditshmes “La Republica”, që shtoi se kryeministri i ka kërkuar shefit të Rai që të zbusë raportimet mbi virusin. Ai u përpoq gjithashtu të qetësojë publikun, që ka zbrazur supermarketet nëpër qytete. “Paniku është i pajustifikuar dhe përkeqëson efiçencën e sistemit , duke shkaktuar spekulime të mëdha tek çmimet e produkteve”, tha Conte për Corriere della Sera.

Çmimi i maksave të fytyrës dhe xhelit ka prekur majën dhe qeveria është shqetësuar mbi keqinformimin. Ministri i punëve të jashtme, Luigi di Maio po përgatitet për një plan ndërkombëtar që të luftojë lajmet “fake” për virusin në Itali. Ndërkohë që Italia po pushtohet, vendet fqinje kanë nisur të shqetësohen gjithashtu dhe shumë prej tyre kanë këshilluar ndalimin e fluturimeve drejt Italisë.

2 komente në “Virusi “pushton” Italinë: Conte bën thirrje për të mos përhapur panik”

  1. Kim été says:

    Banka botërore duhet ti japi 10 000 miliard USD Italisë pêr të përballuar Azinë dhe mbrojtur Vatikanin.

  2. Beni says:

    Zoti e ruajt Italine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje