Zbardhet testamenti i Nexhmijes: Gruaja e Enverit mohon të birin, Sokol Hoxha refuzon t'i shkojë në varrim

27 Shkurt 2020, 16:03Dossier TEMA

Në letrën e testamentit të Nexhmije Hoxhës që publikoi sot gazetari Xhevdet Shehu i gazetës DITA, vihet re fakti që në asnjë moment, Nexhmija nuk përmend djalin e saj Sokolin dhe nusen e tij Liljanën.

Nexhmija quan si të vetët vetëm Sokolin e Pranverën pra djalin dhe vajzën, bashkë me pasardhësit e tyre duke mohuar kështu djalin Sokolin bashkë me fëmijët e tij. Teksa nusen e Ilirit, Teutën e ngre në qiell, Liljanën, nusen e Sokolit, Nexhmija nuk e përmend fare.

“Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”, shkruan Nexhmija.

“Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës”, shkruan më tej Nexhmija në letër.

Ndërkaq, mësohet se Sokoli nuk i ka shkuar në varrim të ëmës, Nexhmijes që vdiq dje në moshën 99-vjeçare.

Letra e plotë: 

Të dashurit bijtë e mi, Ilir e Teuta,

Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën! Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë. Jo! Unë nuk njoh zot. Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra. Unë s’jam e shenjtë, bekimi im është “bekimi i nënës”, bekimi më i sinqertë dhe i pastër, i dalë nga zemra me gjithë shpirt. Lum kush e fiton! Ky “bekim” nuk është një pasuri në para e flori, në prona e të mira materiale, po është një pasuri e paçmueshme shpirtërore që njeriu e fiton me respekt, dashuri, mençuri e mirësjellje ndaj asaj që e ka sjellë në jetë dhe ndaj atyre që e kanë rritur e ndihmuar të bëhet “njeri”.

Të kesh bekimin e nënës dhe respektin e gjithë atyre që ke pasur përkrah në rrugën e jetës, të bën të jetosh i qetë, në paqe me ndërgjegjen tënde, i dashur dhe i lumtur në familje, i nderuar në shoqëri.

Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”.

Ti, Ilir, u ndodhe e qëndrove i palëkundur në ballë të një lufte të egër hakmarrëse, përballove përndjekje të paimagjinueshme, akte barbare si ai i zhvarrimit të babait tënd, shpërnguljen me dhunë dhe degdisjen e familjes tënde në një skaj të Tiranës, në një banesë gjysmë të shkatërruar, pa drita e ujë.

Me shumë sakrifica ti, Ilir, bashkë me Teutën, më ndoqët me gjithë përkujdesjet e plotësimit të nevojave deri në burgun famëkeq të Tepelenës. Mbrojtjen publike në shtyp të emrit e veprës së babait tënd, si edhe në gjyq, ti e pagove me burgim, të cilin e durove dhe e kreve si bir i denjë i Enverit.

Por ti munde të përballosh e të dalësh i nderuar nga kjo luftë e pamëshirshme e forcave reaksionare, revanshiste, antikomuniste e antikombëtare, sepse përkrah teje pate shoqen e jetës tënde, Teutën.

Nëqoftëse unë, kur dola nga burgu, gjeta një krevat për të fjetur, bibliotekën me veprat e Enverit si dhe 2-3 kolltukë ku të pres miqtë, këto i kam në sajë të kujdesit të Teutës. Krahas punimeve për t’i bërë disi të banueshme ambientet që i dhanë Ilirit e Pranverës përtej Laprakës, që si për poshtërim ia vunë emrin “te pularia”, Teuta (edhe pasi u burgos Iliri) përballoi plotësimin e nevojave për fëmijët e saj, për Ilirin e mua në burg si edhe për Sanon, që u vendos në një garsonierë pranë, duke e ndihmuar me shërbime që kish nevojë mosha e saj, duke i bërë edhe 1 a 2 herë në ditë injeksionin e insulinës për diabetin që kish, siç ia kish bërë edhe te vila 6, gjatë mungesës sime, kur isha në burg.

Karakterin e saj të fortë, Teuta e tregoi veçanërisht gjatë arrestimit e burgimit të Ilirit. Si për çdo grua shqiptare burgosja e burrit, e babait të fëmijëve, vajtja për takim në ato ambiente të frikshme, qenë strese jashtëzakonisht të rënda.

Të gjitha këto që përmenda vërtetojnë atë fjalën e urtë të popullit: “Njeriu njihet në kohë të vështira”. Teuta e tregoi këtë.

Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko-moral.

Duke qenë në burg, askush s’më ka shkruar letra aq të poshtra sa ajo. Nuk ia vlen të zgjatem me marrëzitë e saj… Të gjitha këto më shkaktuan një dhimbje të thellë, por nuk e lashë veten të më mposhtë, se kisha detyrime të tjera, politike e njerëzore, të mbroja publikisht Enverin nga fushata e ndyrë e antikomunistëve, ballistëve e gjithë skota e bashkëpunëtorëve me nazi-fashistët, që s’kanë pushuar së përbalturi emrin e figurën e Enver Hoxhës dhe nuk do të pushojnë të shtrembërojnë historinë 50 vjeçare të pushtetit popullor e të shoqërisë socialiste, nën udhëheqjen e tij.

Dhimbja e keqardhja për këtë lloj qëndrimi është e madhe, por në ndërgjegjen time kam qenë e jam e qetë, se në asnjë kohë, si në fëmini, në rini e më vonë, Sokolin e kam dashur njëlloj si Ilirin dhe Pranverën, është absurde ta mendosh e ta thuash, përse mund ta paskam dashur më pak (!!!), përse “unë s’paskam qenë kurrë nënë për të (!!!). Përkundrazi jam kujdesur e i kam qëndruar më afër, sepse më vinte keq, se kish gruan me shëndet të dobët (kështu gjykonim atëherë kur kjo “nuse” nusëronte urtë e butë, duke buzëqeshur ose kur me “dobësitë” e saj të papritura na bënte t’i venim rreth shtratit a ta dërgonim në Paris). Për lidhjet afektive, normale me Sokolin, si nënë e bir, madje dhe me të shoqen, flet dhe Ditari im shumëvjeçar si dhe korrespondenca jonë me dhjetëra e dhjetëra letra.

Por unë nuk u lëshova edhe pse pata mbështetjen e ngrohtësinë e Ilirit e Pranverës, Teutës e Klemit si dhe të fëmijëve të tyre, po ashtu dhe të shumë shokëve e shoqeve, miqve e dashamirësve të familjes së Enverit.

Duke qenë ende në burg, Klemi më tha: “Ti ke në dispozicion shtëpinë tonë që na kanë dhënë nga Lapraka, do të jesh pranë Ilirit, deri sa të rregullohemi të vijmë edhe ne”. Klemi dhe Pranvera, për veten e tyre, me vite jetuan si mos më keq nëpër shtëpitë e njerëzve të tyre bujarë, duke fjetur në divane e krevatë portativë. Po për shërbimet, ndihmat e përkujdesjet e Klemit e Pranverës, nuk po zgjatem në këtë letër, që po e shkruaj më shumë për ju të dy, Ilir e Teuta.

Të dashur Ilir e Teuta,

Desha t’ju shpreh mirënjohjen time për dashurinë e përkujdesjet që keni treguar ju të dy ndaj meje, por padashur vajti “gjuha te dhëmbi i dhëmbur e i krimbur”, megjithëse ky kapitull për mua e për ju është i mbyllur.

Unë uroj dhe shpresoj që të paktën fëmijët e Sokolit, që janë gjaku i Enverit dhe mbajnë emrin e tij, në t’ardhmen, pas nesh, ata vetë dhe fëmijët e tyre, që do të rriten në një klimë tjetër, ndoshta jo kaq të ngarkuar me konflikte politike, të ndjekin, bashkë me fëmijët tuaj e të Pranverës, në shembullin e tyre konsekuent, rrugën e drejtë në mbrojtje, brez pas brezi, të emrit, rolit e veprës së gjyshit të tyre, Enver Hoxhës.

Po e mbyll këtë letër edhe një herë me urimin: Rrofshi e qofshi të gëzuar bashkë me fëmijët tuaj! Paçi bekimin tim për gjithë jetën!

Ju përqafoj me dashuri mëma juaj, Nexhmije

54 komente në “Zbardhet testamenti i Nexhmijes: Gruaja e Enverit mohon të birin, Sokol Hoxha refuzon t’i shkojë në varrim”

  1. Lanabregesi says:

    Enveri qe fliste per unitetin parti popull del se nuk paska pasur unitet as ne familjen e tij.

    1. Besi says:

      Ato ben gabimet e tyre dhe me te rendat ishin vrasjet dhe internimet. Po sot, per 30 vjet me radhe, ku nje ne dy vete po vdes nga kanceri, ku makuteria e politikes e ja bere Shqiperine te pabanueshme, eshte pertej atyre 50 viteve.
      Eshte e veshtire te besh analizen pet te mirat dhe te keqiat e cdo sistemi, por ky ku po jetojme eshte i tmershem, ikin dhe vine qeverite, dhe ne zemrat e tyre eshte vec paraja, ska dashuri pet kombin. Asnje nuk thote po do te drejtoj te bej dicka per vendin tim.

      1. Shinjestra says:

        Sokolit,i bje pergjegjesia e madhe per ndarjen nga nena e tij per hater te gruas se tij te çmendur.Nexhmija nuk e mallkoi Sokolin,por ama gjynahu i saj do t’e zer.Ka bere shume gabim qe mbajti anen e gruas dhe u nda nga nena.Nena eshte nene dhe nuk mohohet.Sokolin e dinim njeri te mençem,por nuk qenka keshtu.Ai ka rene shume poshte,ne breket e te shoqes skizofrene.Nexhmija do kujtohet nga shqipetaret perparimtar si nje zonje,si nje shoqe qe ka lene kujtime te medha te mira,te cilat nuk do harrohen kurre.Njeri e nderuar dhe e respektuar.

        1. antikomunisti says:

          o te dhjevsha Nexhmijen e Sokolin, bajge. Shko e piu shurren , o Bythqire!

          1. antifashisti says:

            Shurren ja pite ju dhe do vazhdoni t’ja pini shurren ne jete te jeteve …

      2. Violeta says:

        Tani eshte se keq se para demokracise

    2. Gjon Leka says:

      Konstatim i drejtë.

  2. RROFTÈ HASHIM THAÇI ?????? says:

    Letér BRILANTE dhe FENOMENALE nga Njé BURRNESHÉ e MENÇUR !! R I P !!!! NGUSHÉLLIME FAMILJARÉVE , NIPÉRVE dhe MBESAVE !! RROFTÉ SHQIPÉRIA dhe SHQIPTARÉT E NDERSHÉM !! VDEKJE VDEKJE E SHKÉRDHATOKRACISÉ dhe BABALEKRACISÉ 30 VJEÇARE e Mbushur me MOTÉRQIRA dhe DOBIÇA qé pér 5 LEK QYL SHKÉRDHEJNÉ MOTRAT e tyre me DHUNÉ !! I PAHARRUAR QOFTÉ KUJTIMI i ENVER dhe
    NEXHMIJE HOXHÉS

  3. Realisti says:

    Perendia ime eshte ndergjegjja thote Nexhmija… nuk lexova me pas ketyre fjaleve. E pacipe! Cfare ndergjegje je duke folur…? Ti dhe yt shoq as ndergjegje nuk kishit. Une nuk jam persekutuar dhe ne familje nuk kam te persekutuar, biles prinderit i kisha njerez te thjeshte por dhe anetare te PPSHse qe besonin ne idealet e atdheut thjeshtv te mashtruar nga propaganda juaj. Mbajtet nje popull te tere ne kafaz per 45 vjet rresht, masakruat shqiptare e familje te tera anembane atdheut pa dallim feje apo perendie qe per ty na qeka nderghegjja. E ndave Shqiperine ne armiq dhe miq tamam sic edhe ndave familjen tende. Yt bir Sokoli me te shoqen te pakten reflektuan dhe treguan se kane ndergjegje dhe te shikojne te verteten ne sy. Por ti e mbajte helmin gjalle deri ne fund per femijet e tjere. Mjere ky popull cfare hoqi.

    1. Plani 5te pesevjecar says:

      Me sakte nuk behet. Thjesht ne fund do shtoja per popullin edhe se cpo heq akoma…. Tung!

    2. ec aty says:

      Realist torrollaku, antikomunizmi eshte virtyt i BUDALLENJVE dhe i MASKARENJVE!
      Ti duket qe je te dyja bashke, o HALABAK!!

  4. Bureto says:

    Mbasi e lexova, më erdhën zorrët në fyt. Dikush mund të thotë, po ç’ pate? Hëm, kurioziteti vëlla, kurioziteti. Për shumë arsye, atë s’e shmang dot njeri. Se ja p.sh, u bëra kurioz të kuptoja se pse nuk i vajti në varrim nënës djali i saj Sokoli. Mirë nusja e tij, hajde de, dihen historikisht që jo rrallë herë marrëdhëniet vjehrrë-nuse janë si ato dashuri-urrejtje. Po kjo nuk ka arësye të jetë kështu me marrëdhënien nënë-bir, veç kur ja midis tyre një arsye shumë të fortë. Sigurisht mendja ta do që ato anë arsye të brendshme familjare, por duke qenë se me kë familje kemi patur të bëjmë për afro 70 vjet, nuk mund t’i shmangeshim qe dhe të kuptonim ndonjë gjë. Dhe kurioziteti më shtyu ta lexoj këtë shkrim dhe siç e thashë edhe në fillim Nexhmija, edhe në prag të ‘ngordhjes’, nuk hoqi dorë nga cinizmi i saj, ndaj mu për këtë m’i nakatosi zorrët. Se dreqi ta marrë, në grahmën e fundit edhe krimineli më i lig në botë ka ndjerë një farë pendese për poshtërsitë dhe krimet e përbindshme që ka bërë në jetë, si ato që bëri bashkëshorti i saj dhe ajo vetë. I di ndhesitë e nostalgjikëve, por kjo imja nuk burron nga urrejtja për ta, por si homazh humanitar për ata mijrave që vuajtën padrejtësisht prej tyre.

  5. rripitipitytytyrripityrtyty says:

    Nuk besoj as ne zot e as ne bote te pertejme por uroj qe te kete nje bote te pertejme e nje ferr per kete shpirtkazem, dhe te tjeret si ajo, qe e katandisen popullin ne 1990 te merrte arratine me breket neper kembe, mijera skelete te rreckosur qe mbushnin anijen Vlora, ajo ishte shqiperia e Nexhmutit dhe sistemit te saj te dhjere.

  6. rripitipitytytyrripityrtyty says:

    Nuk besoj as ne zot e as ne bote te pertejme por uroj qe te kete nje bote te pertejme e nje ferr per kete shpirtkazem, dhe te tjeret si ajo, qe e katandisen popullin ne 1990 te merrte arratine me breket neper kembe, mijera skelete te rreckosur qe mbushnin anijen Vlora, ajo ishte shqiperia e Nexhmutit dhe sistemit te saj te dhjere..

    1. i relaksuar says:

      Na thuaj nje dicka te keqe qe paska bere kjo shpirtkazma!
      Se per te ikur shqiptaret, vetem ne kohen e saj nuk iken nga atdheut (1945-1990), se perndryshe ne gjithe historine para 1945-s dhe pas 1990-s, shqiptaret e shkrete vetem kane ikur nga ky vend ?
      Na thuaj dicka te keqe pra o rryp…

  7. rripitipitytytyrripityrtyty says:

    Nuk besoj as ne zot e as ne bote te pertejme por uroj qe te kete nje bote te pertejme e nje ferr per kete shpirtkazem, dhe te tjeret si ajo, qe e katandisen popullin ne 1990 te merrte arratine me breket neper kembe, mijera skelete te rreckosur qe mbushnin anijen Vlora, ajo ishte shqiperia e Nexhmutit dhe sistemit te saj te dhjere…

    1. Taksapaguesi says:

      Anija Vlora u nis me gusht te 1991 jo me 1990 o fahri bytha pasi turmat e frymezuara nga bastardet e PDs -s shkateran cdo gje qe ju dilte para. As librarite, muzeumet dhe pemet me rruge nuk kursyhen.

      Nexhmija me ate kohe ka qene ne laprake te ish pularia nuk kishte qeveri komuniste. Ka qene koha e qeverise se stabilitetit te Ylli Bufit po ti mos ndalo te hash mut tani qe te vdiq Nexhi. Ka plot fahrinj qe nuk ju dihet ku kane koken e ku kane bythen.

  8. Zgalem says:

    Nexhmija , Enveri dhe familja Hoxha , e paten trajtuar veten si perfaqesus te unitetit dhe te nje familjariteti me baza te shendoshe . Nuk paten fuqi te mbanin bashkuar familjen e tyre , kerkonin te ruanin unitetine kombit . Ne varrimin e Nexhmies , nuk mori pjese familja e njerit djale . Ajo la testament kunder tij . U vulos se ishte familje pa moral dhe krejt e percare . Viktimat , qe krijoi kjo familje kriminele , ishin shembull I unitetit familjar dhe I edukates civile . Asgje nuk vlen nga kjo famile e kriminalizuar . Kete e tregoi me se miri dita e varrimit te shtriges , Nexhmie . Zgalem

    1. Alb says:

      Po kjo zgalem ne fund ishte firma jote a ju ua bente mir enveri palla k.. nje popull i ter gjith bythlepiresa e perversa dolet,sot hiqeni si te zgjuar patriot po kushedi ca lloj gomarice je zgalem.

  9. D... says:

    ….. Dinjitoze ne bindjen e saj…. Nje kuriozitet. :ne se ka jetuar kaq keq ne keto kohra, ku jane parate qe mendohet te kete pervetesuar kjo familje nga populli shqiptar… Kush di me shume te na ndricoje….. Sa per dijeni personi qe po pyet ka qene ne vijen e pare kur u rrezua busti i burrit te saj me 1991

    1. petriti says:

      Ka kujtuar se do te jetonte gjithmone duke sunduar popullin si dele,se ka menduar asnjehere qe to te rrezohesh sic u rrezua.Thjesht nuk pat kohe qe te vidhte,

      1. uhahahaaaaaa says:

        Po jot eme o Pertit, vodhi gje (pervec palloshit tim) ? ? ?

  10. mik says:

    Duhet te jesh nje nane shume e keqe, qe as djali te t’mos vije ne varrim.
    Kjo tregon shume, s’ka nevoje per koment.

    1. Fatos says:

      Or mik, djali bëri burg për drogë, mos ha mut kot.

      1. mik says:

        Po pse fyen more Fatos djali, ça t’bana ?! A asht faji im qe ti je binjak me mu…tin ? Si ti si mu..ti njesoj jeni.

  11. Vaso pasko says:

    VIRUSI I KANCERIT HOXHA ESHTE NE TRURIN E MEDIAVE SHQIPETARE DUHET TE PAKEN GJYSEM SHEKULLI KIMOTERAPI TE NGORDH PERFUNDIMISHT ME SAKTE DERI SA TE NGORDHI SAHANLEPIRESI I FUNDIT I ENVERIT. KANCERI HOXHA HUMBI ME TEPER SE JETEN MILIONA SHQIPETAREVE DHE MEDIAT MEZI PRESIN NJE SEBET TE MBUSHIN FAQET E GAZETAVE ME KOMENTE E KUJTIME GJITH NOSTALGJI.

    1. koment says:

      edhe dy breza te tjera……….

    2. ec aty says:

      Sipas te gjitha perceptimeve dhe realiteteve historike te kudondodhura, eshte vertetuar qe minimumi 50-70 vjet pas vdekjes se nje figure te rendesishme historike te caktuar, fillon periudha e vleresimit dhe heroizimit te kesaj figure! Gjate periudhes perpara kesaj (pra per rreth 50-70 vjet pas vdekjes) ndodh nje baltosje dhe perdhosje e gjithandejshme e kesaj figure historike. Me pas ajo figure ngrihet ne piedestal dhe kthehet ne hero. (Kjo ka ndodhur dhe me Gj.Kastriot Skenderbeun)
      Te jeni te sigurte, ne periudhen 2040-2060 Enver Hoxha do shpallet HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE.

  12. Illyrian says:

    Ding Dong, the witch is dead!!!

    1. Qe Ashiku i sat'ome says:

      Ding Dong, gomeret dolen per pellitje ?

  13. matia says:

    Duke gjykuar sipas parimit:”Burri eshtë koka,
    por gruaja eshtë qafa”,edhe bashkëshortja e
    E.H. ka qenëv pjesë e rendësishme e atij sistemi represiv.Por,lidhur me faktin se i biri i saj,Sokoli nuk eshtë gjendur në cerem. e varrimit të nenes së tij,sa per ti hedhur një grusht dhé,e pakta që mund të themi,eshtë një veprim i pafalëshem.

    1. Mjerim... says:

      Na cate trapin me shprehjet e Allahut, burri koka, gruaja qafa?? ju hengert qe s ju ha me traplleqet tuaja..

  14. Shinjestra says:

    Sokolit,i bje pergjegjesia e madhe per ndarjen nga nena e tij per hater te gruas se tij te çmendur.Nexhmija nuk e mallkoi Sokolin,por ama gjynahu i saj do t’e zer.Ka bere shume gabim qe mbajti anen e gruas dhe u nda nga nena.Nena eshte nene dhe nuk mohohet.Sokolin e dinim njeri te mençem,por nuk qenka keshtu.Ai ka rene shume poshte,ne breket e te shoqes skizofrene.Nexhmija do kujtohet nga shqipetaret perparimtar si nje zonje,si nje shoqe qe ka lene kujtime te medha te mira,te cilat nuk do harrohen kurre.Njeri e nderuar dhe e respektuar.

  15. dani says:

    O mik,……ose duhet te jeshe nje djale shme i keqe,mos i shkojshe nenes ne varrim.Kjo e dyta ka kuptim me shme.Njeriu njihet ne dite te veshtira….Ne maoshen qe ishte Nexhmija tregoi njohuri dhe intelegjenc te jashtezakonsme.

    1. mik says:

      dani – Ti me gjithmend kujton se Nexhmija ishte nane ? A ka se si nje nan, me ba ate ç’ka ka ba ajo nder Shqiptare ? Ti me gjithmend kujton se ky popull e urren kot ate ?
      Hapni syte ore burre se nuki jeni te vegjel.

      1. pthuuuuuuu says:

        O “mik” o bir kurvet, nga c’vrime haleje le dale ti mor shkerdhate, qe ke guximin e budallait te leshosh “certifikata sigurie” se kush eshte nene e kush jo!? Kush je ti mor BIR KURVE!!!

  16. Artan says:

    Akoma me shpirtkazem se sa e kisha menduar, nje monster e vertete. Dhe para vdekjes nuk heq dore, gjithe ato lajka femijeve te tjere, vetem per te nxjerre ne drite djalin dhe nusen. I shkreti ky popull cfare hoqi nga jeta kriminele.

  17. SHQIPTARI says:

    O shqiptar o rrace muti , sot 90 perqind e SHQIPTARVE nuk flasin me njerzit e familjes kte e dim te ter , mos llogarit qe nuk kan qen te paket qe kan vrar bab e non , po pse o popull zgjeps kur vjen puna per familjen e ENVERIT po te kapni diçka qe nuk shkon villni vrer thuaj se ju pushta kokpalar jeni korrekt ne familjet tuaja , te gjith ju qe shani dhe beni shen marin ne kte rast ka rrezik i keni hedhur ne rrug njerzit tuaj , sot o zhulca po vret çuni baban se i hongri byrekun , ju ju duket gje e madhe pse ka patur mosmarrveshje NEXHMIE HOXHA me nusen e djalit , po te ishit ju do ishit vrar e prer , por NEXHMIA ISHTE ZONJ BRILANTE ME KULTUR , mosmarveshje me nuset kan te ter se vin nga edukacione te ndryshme , por me cin te flasesh me kta zgjepsat injorant qe nuk kan familje fare dhe korigjojn boten , familja ENVER HOXHES ishte dhe esht familje perfekte , ne kto kushte si dolen nga sistemi shkuar pa as nje lek ne xhep dhe pa nje shpi per te futur koken , te ishin politikanet sot ne vendin e tyre do kishin mar rruget do ishin ber per turp , NEXHMIE HOXHA ISHTE NJE GRUA INTELIGJENTE PATRIOTE DHE ME SHUM KULTUR , te prehet ne paqe dhe ngushellime familjes. Historia do flas per kte zonj te nderuar.

  18. h says:

    Ah zonja nexhmije,
    Reaksionarët,imperialistët dhe armiqtë e populi ,JU PËRÇANË si çdo familje shqiptare.

  19. Jorgaqi says:

    Beri kjo nja dy bjet burg dhe e quan tragjedi. Kjo internoi e vrau 100 mije vete e si ndodhi gje.

    1. Poshte Fashizmi says:

      Po ti si paske shpetuar mor funderrine …

  20. Arber iliri says:

    Ateistes Nexhmije zoti i dha nje shembull me sokolin qe u nda per se gjalli.te kuptonte se cdo te thote dhimbje.

  21. Arber iliri says:

    30 vjet nuk kerkoi nje here falje per mijrat e ye vrareve e qindra mijra apo milione jete te shkaterura.

    1. Tanguli says:

      Kush ti ka treguar keta mijrat e milionet o kokrra e budalles!? Apo kane qene dashnoret kineze te sat’eme. DEBIL!!!

  22. Ela says:

    Z.Nexhmie, u largua nga kjo jete si nje grua fisnike, e dashur, e respektuar. Ajo ishte nje bashkeshorte e denje e Enver Hoxhes.

    Ne dallim nga grate e tjera te udheheqesve, ajo nuk u kapardis asnjehere, por me thjeshtesine qe e karakterizonte, si ne veshje,

    ne modelin e flokeve (qe nuk i ndryshoi kurre gjate gjithe jetes), ne menyren e komunikimit, rrezatoi kurdohere nje bukuri dhe

    nje shprt femeror per t’u admiruar. U prefsh ne paqe !

  23. Si mund te kesh ndergjegje te qete...... says:

    Eshte per te ardhur keq pasi lexon testamentin e kesaj gruaje qe sebashku me te shoqin ishin pergjegjes per gjithcka ndodhi ne vendin tone. Ajo ne mendjen e semure te sajen i dukej normale qe kane bere ckane dashur per te sunduar kete popull.Ajo kurre nuk kuptoi dhe se di si mund ta kete pasur te qete ndergjegjen e saj per gjithcka i beri popullit te saj.Njeriu nje jete ka dhe ate duhet ta jetoje ne menyre normale ,por Nexhi dhe Enveri nuk na lane ta jetojme ate. E bene Shqiperine si Koreja e veriut dhe me keq.Kete e treguan mesemiri zvarritja dhe urinimi i bustit te Enveritne vitet 90 nga urrejtja mbare popullore. Anijet e mbushura me shqipetare qe kerkonin te largoheshin sa me pare nga jeta e padurushme qe kish krijuar kjo grua dhe i shoqi saj.Si e ka pasur ndergjegjen e qete qe vrau inteligjencen e vendit nese ata mendonin ndryshe nga ata.Vrane rinine e vendit sa nenave u vune vellon e zeze ne koke me internime e burgosje se guxuan te dilnin kunder jush.Dhe ajo shkruan e ka ndergjegjen e qete. Eshte e turpshme dhe e pafalshme cfare ju i keni bere vendit dhe popullit. Largove nga vendi Nermin Vloren te bijen e te madhit Ismail Qemali po per kete a e ka vrare ndergjegjia kete grua ????Sa shoqe dhe shoke tradhetuat qe luftuan me ju po per ta e ka vrare ndergjegja kete individ .Lista e saj eshte e gjate me menxyrat qe skane fund. Se kuptoj si mund te shkruaj kjo grua qe e ka ndergjegjen e qete. Cfare paradoksi…..

    1. ik ere pirdhu says:

      O torrollak, kuptoje me ne fund se asgje nuk eshte e vertete nga ato qe thua ti dhe raca juaj e ndyre lapangjoze. A kupton a ben sikur s’kupton o trupeshk!?

  24. elsa says:

    Grua brilante!!!!! Krahasoje me gruan politikane me te famshme sot? Vite drite larg…

  25. Emigranti says:

    Shqiptari ke te drejte.

    Sot ja hypen Baba nuses se djalit, kunati shkon me kunaten, xhaxha le me bare gocen e vellait, Gjyshi Kap mbesen, mesuesi nxenesen qe ka per detyres TA mesohet e edukoje.
    Komshiu 80 vjec kish dashnore cupen e können mshiut 17 dhe ne Fund i preu koken dhe e hodhe ne Hensel.
    Gjysmat e ministrave dhe politikaneve shqiptare, i Kane cuar grate me femije per shkolle jashte shtetit dhe rrine vete ne shqiperi qe te vjedhin sa me shume se jashte Jane shume shume taxixhi me meditje, dhe ne Tirane kane shtepite Plot me Sekretare, zocka te reja

  26. Emigranti says:

    Shqiptari ke te drejte.

    Sot ja hypen Baba nuses se djalit, kunati shkon me kunaten, xhaxha le me bare gocen e vellait, Gjyshi Kap mbesen, mesuesi nxenesen qe ka per detyres TA mesohet e edukoje.
    Komshiu 80 vjec kish dashnore cupen e können mshiut 17 dhe ne Fund i preu koken dhe e hodhe ne Hensel.
    Gjysmat e ministrave dhe politikaneve shqiptare, i Kane cuar grate me femije per shkolle jashte shtetit dhe rrine vete ne shqiperi qe te vjedhin sa me shume se jashte Jane shume shume taxixhi me meditje, dhe ne Tirane kane shtepite Plot me Sekretare, zocka te reja

    Aman mos folni budallalleqe e mos U merrni me Nexhmijen se rrojti e vdiq Kur deshi vete.
    Per kete e ka ndihmuar zoti. Thoni cte doni.

    Merri me femijet tuaj se do ju ikin per lesh, do jua shesin per prostitution ose organe dhe vete nga “depresioni” do u hidhni nga ballkoni.

    Me shkriu ai Arber iliri.
    Cfare kungujsh mban kjo Toke. Dhe flet arberi per mijra e miliona jete te shkateruara nga Enveri dhe Nexhmija.

    Ky kungulli qe Ska Pa diell me sy dhe ka ngel Pa rrit nuk e di qe Enveri e morri Shqiperine me me Pak se 900000 banore, dmth gjithe popullsia ISH me Pak se 1 milion dhe e la Kur vdiq me 1985, dmth 35 vjet me pare, ne 3.700.000 banore te RPSSh.
    Arber aman se mos te te ngaterojne pikat qe tregojne mijshen.

    He djale . Shko ne shkolle e meso se ngelesh kungulli. Se mbase te Kane thene qe shqiptaret qene nja 20 milion dhe ENVERI i zhduku nja 2-3 te tille.

    Femijet shikoni femijet, se Kur tu perfundojne bordellove te botes mbase do buzeqeshe Nexhmija ne boten tjeter.

    Popull budalla e drejt analfabetizmit mesu ne universitetin e henrit shtupes, qe late leket e lazaratit.

  27. Emigranti says:

    Shqiptari ke te drejte.

    Sot ja hypen Baba nuses se djalit, kunati shkon me kunaten, xhaxha le me bare gocen e vellait, Gjyshi Kap mbesen, mesuesi nxenesen qe ka per detyres TA mesohet e edukoje.
    Komshiu 80 vjec kish dashnore cupen e komshiut 17 dhe ne Fund i preu koken dhe e hodhi ne Hendek.
    Gjysmat e ministrave dhe politikaneve shqiptare, i Kane cuar grate me femije per shkolle jashte shtetit dhe rrine vete ne shqiperi qe te vjedhin sa me shume se jashte Jane shume shume taxixhi me meditje, dhe ne Tirane kane shtepite Plot me Sekretare, zocka te reja

    Aman mos folni budallalleqe e mos U merrni me Nexhmijen se rrojti e vdiq Kur deshi vete.
    Per kete e ka ndihmuar zoti. Thoni cte doni.

    Merruni me femijet tuaj se do ju ikin per lesh, do jua shesin per prostitution ose organe dhe vete nga “depresioni” do u hidhni nga ballkoni.

    Me shkriu ai Arber iliri.
    Cfare kungujsh mban kjo Toke. Dhe flet arberi per mijra e miliona jete te shkateruara nga Enveri dhe Nexhmija.

    Ky kungulli qe Ska Pa diell me sy dhe ka ngel Pa rrit nuk e di qe Enveri e morri Shqiperine me me Pak se 900000 banore, dmth gjithe popullsia ISH me Pak se 1 milion dhe e la Kur vdiq me 1985, dmth 35 vjet me pare, ne 3.700.000 banore te RPSSh.
    Arber aman se mos te te ngaterojne pikat qe tregojne mijshen.

    He djale . Shko ne shkolle e meso se ngelesh kungulli. Se mbase te Kane thene qe shqiptaret qene nja 20 milion dhe ENVERI i zhduku nja 2-3 te tille.

    Femijet shikoni femijet, se Kur tu perfundojne bordellove te botes mbase do buzeqeshe Nexhmija ne boten tjeter.

    Popull budalla e drejt analfabetizmit mesu ne universitetin e henrit shtupes, qe late leket e lazaratit.

  28. Emigranti says:

    Per ta perforcuar, shikoni kroniken roze ne televizionet shqipetate

    Nena 71 vjecare mbyt me litar djalin 38 vjecare ne Fier. Kish 7 vjet qe dhunohej nga te biri i droguar.
    https://m.youtube.com/watch?v=GkP4o250Z2w

    Shani regjimin e Para 35 vjeteve o shqipetare.

    Jetoni ne nje llum te pare. E tmershme. Cd gjojne ata femijet tuaj atje.

  29. Turp ti nigjoj disa qe thon ishim mire .he u qift qeni nan e motra gjall e ne vorr ku i keni .mor kok kara .qe gjith bota e din ca bani enver kurv a me te vetet ne popull shqiptar .e ju ma pergezoni? E po i bjen qe ju paska qi ropt tuj qe e doni kaq fort ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje