Zbulohen dokumentet: Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës në ’81-in dhe si ja mbajti të fshehur Nexhmija

27 Shkurt 2020, 07:31Politika TEMA

Memorie.al publikon disa dokumenta të rralla arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë të cilat prej vitesh janë mbajtur “Tepër sekret”, ku bëhet fjalë për një korrespodencë në mes ambasadës shqiptare në Romë, Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë dhe kabinetit të Enver Hoxhës, lidhur me një testament pasuror që një shtetas italian, i quajtur, Romano Gobbo, nga San Darligo, Triste, kishte vendosur që t’ia linte Enver Hoxhës?! Çfarë thuhet në ato dokumente arkivore që redaksia e Memorie.al po i publikon për herë të parë duke filluar nga numri i sotëm dhe si shpjegohet fakti që; ato dokumente zyrtare me një rëndësi aq të madhe që i adresohen Enver Hoxhës, nuk janë të cikluara nga ana e tij ashtu siç ndodhte me të gjitha dokumentet e tjerë edhe nga më të rëndomtat?!

Nga Dashnor Kaloçi

“Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha”! Kështu thuhet në mes të tjerash në një prej dokumenteve arkivore me siglën “tepër sekret” që mban datën 30 nëntor të vitit 1981, të cilat Memorie.al i publikon për herë të parë, duke tentuar të hedhë dritë dhe të ndriçojë një nga historitë më të errta të familjes së ish-dikatorit komunist, Enver Hoxha, që ka të bëjë me një testament pasuror që i ka ardhur atij nga një shtetas italian, me emrin Romano Gobbo!

Nisur nga fakti se, për pasurinë e familjes Hoxha është përfolur shumë nën zë, që nga fundi i viteve ’80-të, dhe hapur e publikisht në shtyp, pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1991, publikimi i këtyre dokumenteve tenton që të zbardhë sadopak një nga anët më të errta të familjes së diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha, e cili për afro gjysëm shekulli  qeverisi me dorë të hekurt vëndin e vogël ballkanik, duke e lënë atë një nga më të prapambeturit e më të pazhvilluarit e gjithë kontinentit europian.

Nisur nga kjo, në këtë shkrim po publikojmë dy dokumenet arkivore me faksimilet përkatëse, ku i pari që mban datën 20 nëntor 1981, është një shkresë zyrtare e ambasadës shqiptare në Romë, e firmosur nga ambasadori, Piro Bita, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, ku i bëhet me dije se një shtetas Italian, i quajtur, Romano Gobbo nga San Darligo, Trieste, ushqente një dashuri të madhe për “veprën e shokut Enver”, në shenjë respekti shprehte dëshirën që të linte me testament pasurinë e tij, “në favorin tonë”! Në fund të kësaj shkrese zyrtare, ambasada shqiptare e Romës, i bënte me dije Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, se letrën ata po e dërgonin për t’i vënë në dijeni, pasi personin në fjalë nuk e njihnin, por do t’i dërgonin fotografi dhe disa material të shokut Enver.

Dhjetë ditë  pas kësaj letre, më datën 30 nëntor 1981,  ministri i Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, i dërgon një shkresë zyrtare, sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, ku e informon për letrën që i ka ardhur  digasterit që ai drejtonte, lidhur me një shtetas Italian të quajtur, Romano Gobbo, i cili “kishte përgatitur një testament pasuror në adresë të shokut Enver Hoxha”! Dhe në fund të kësaj shkrese zyrtare, ministri Reiz Malile, theksonte se ambasada shqiptare në Romë i bënte me dije se nuk e njihte personin në fjalë!

Letra e ambasadës shqiptare në Romë, për Ministrinë e Punëve të Jashtë në Tiranë, lidhur me shtetasin Italian, Romano Gobbo, që donte t’i linte pasurinë Enver Hoxhës

                                                  A M B A S C I A T A

 DELLA REPUBBLICA POPOLARE D’ALBANIA     Roma 16.11.1981

  I N   I T A L I A                  VIA ASMARA.9

 TEL 83.80.725

 Nr. 301 

                                           MINISTRISE SE PUNEVE TE JASHTEME

           T I R A N E

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën që i drejton përfaqësisë sonë i quajturi GOBO Romano me banim në San Darligo, Triste, nga e cila del se personi në fjalë është simpatizant i RPSSH dhe që ushqen dashuri të madhe për veprën e shokut ENVER. Në shenjë të këtij respekti i shpreh dëshirën që të lërë me testament pasurinë e tij në favorin tonë.

Letrën e tij po ua dërgojmë për t’u vënë në dijeni. Ne nuk e njohim personin. Do t’i dërgojmë një fotografi dhe material të shokut ENVER.

A M B A S A D O R I

  (PIRO BITA)

Letra e ministrit, Reiz Malile, drejtuar Haxhi Kroit, lidhur me testamentin pasuror që shtetasi italian, Romano Gobbo, ia linte Enver Hoxhës

Shoku Haxhi Kroi,

Bashkangjitur ju dërgojmë letrën origjinale të qytetarit Italian, Romano Gobbo, drejtuar ambasadës sonë në Romë, me anë të së cilës ai njofton se ka përgatitur një testament të vetin në adresë të shokut Enver Hoxha.

Ambasada jonë na njofton se ky person nuk njihet prej saj.

 Tiranë, më 30 nëntor 1981                                              Reis Malile

 

8 komente në “Zbulohen dokumentet: Testamenti pasuror që i erdhi Enver Hoxhës në ’81-in dhe si ja mbajti të fshehur Nexhmija”

  1. lalai says:

    Këto janë vjedhje që bënte arrixhiu Enver B.Q..ri
    Dosjet Enver kurva të të gjithe atyre që kishin pasuri jashte i mbante ne ARKIVIN E KRYEMINISTRISË vonë në 2003/2005 këto dokumenta kaluan ne Arshiven Shteterore.
    Dhe janë ato dosje që Enver shkerdhata nuk i mori dot!!!

  2. Cane says:

    Po kjo letra origjinale ku është?

  3. myzaferi says:

    Po ku thote letra apo s’e di qe Nexhmija e mbajti fshehur nga Enveri, apo e prodhon Dashnori si shume te tjera? E bete historine si kushtetute e Ilir Metes! Ju mendoni se njerzit jane idiote si jeni vete dhe çfare ti servirni, ai e merr te mireqene. eshte koha e maskarenjeve-thote Ali Asllani, per te mos u zgjatur.

  4. Pd rrumpalla says:

    A, a lalai…te paska bo Enveri me pi uthull,je nxef keq, ta paska shkerdhyer mire fisin.

  5. K. says:

    Ku e kane pasurine familja e Enverit o lala goje ndyri.Sot degjojme te flitet per pasurine e familjeve te Saliut Likes Bashes.Pak me etike per veten kur shkruani o lala.

  6. katarakti says:

    Nuk jam dakort fare me nje fjali ku shkruhet se “Enver Hoxha e la Shqiperine nga më tê prapambeturat dhe të pazhviluarat e kontinentit europian”! Enverin mund ta shash dhe ta mallkosh me shume të drejte per krimet e tij të panumerta, per shtypjen mizore dhe perndjekjen e tmerrshme që u beri miqve dhe armiqve të tij. Por nuk mund te ia mohosh kurren e kurres perparimin e papare dhe tê papërseritshem qe pati vendi gjate atyre 45 vjeteve. Enveri e mori Shqiperinë 300 vjet pas botes dhe kur vdiq Shqiperia kishte mbetur 50 vjet larg! A e kuptoni?!

  7. Nik says:

    Mjafton ministria efinancave tè vihet nè kèrkim tè trashgimnis sepseligjèrisht pasuria qè ka falur zotèria italian ndaj e,hoxhès nuk èsht personale por e gjith shtetit sepse ai me nder diktator pèrfaqsonte shtetinn shqiptar dhe n,hoxhès nuk i takojn as 0 qindarka dhe nqs e i kanè marrè t’ju sekuestrohet e pèrsèris me ligj .G,Fini drejtues i partis sè djathtè nè itali dha dorheqjen sepse njè qytetar nè Monte Carlo i dhuroj shtèpin e vet atje partis sè djathtè por nè emèr tè G,Finit ,veç kèsaj kunati i tij qè bleu shtèpin èshtè nèn kontrollin e magjistraturès sepse shtèpia nuk u shit me vlerèn e merkatos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje