Kryeministri Edi Rama nëpërmjet video-live në rrjetet sociale ka zbuluar se cilat do të jenë projekte për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Rama bën të ditur se për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm
Ja modelet e rindertimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale”, shkruan Rama.
Sakaq Rama ka premtuar se brenda këtij viti synohet që të strehohen të gjitha familjet që kanë humbur banesën.
“Do hapim dyert e disa mijërave banesave të reja.
Siç e kam thënë dhe më herët, ndërtimi do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi, nga kjo situatë e vështirë pas tërmtit.
Do jenë ata që e kanë më urgjente sesa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë në një çati të re.
Synohet që brenda këtij viti të kemi strehuar familjet që kanë humbur banesën e tyre. Do hapim dyert e disa mijërave banesave të reja”, ka thënë Rama. (TemA)
Po shoh shtepi pa garth si ne Europen e veriut….. pas nje viti do kete jo garth por mure dy metroshe me xhama te thyer siper
Rama duke i ba reklama pikturave te tij. Ekspozita Termeti, lol
Ca jane keto modele nje kateshe? Shqiperia nuk eshte Amerika e Veriut qe ka toka pa fund,beni pallate me infrastrukuren e nevojshme dhe kjo eshte e mjaftueshme.
O me mure Dy metra I dum se jena turq. Keto jane per te pabeset e hebreut.
Dingo. Edhe hebrejt pjese e perandorise osmane kane qene. Sebashku me turqit ashtu si dhe me ne.Osmanë ato osmanë ne. Cte keqe ka.
Siperfaqet rreth shtepive boshkite duhet ti kene ne kontroll, pasi jo vetem mure mund te ngrene por edhe mund te fillojne te bejne dhoma shtese, sic ka qene tradita demo anarshi-ke keto 30 vjet. Ndertimet pa leje jane jo vetem te shemtuara, por edhe te rrezikshme se ndertohen shto cimento shto uje, pa asnje norme teknike.
Te bukura shume duken! Sikut te behen nga dy-tre kate do ishte kursyer me shume toke buke apo are. Puna e mbare!
po lopen,delen,pulat ku do I fusin?
cfare jane keto plane qe na tregon kryeministri? Sikur i ka bere ndonje nxenes i shkolles se mesme, dhe jo ndonje firme serioze ndertimi
E thena me te bere, ka ne mes nje mal te tere thote Jugu.
Keta jane vetem foto , asgja tjeter. Le te presim cfar do te ndodhe. Edhe per njerzit qe mbeten jashte nga termeti thane qe do i fusin neper hotele, por ata po flene jashte neper çadra edhe sot e kesaj dite. Thone se jo vetem dushe, por edhe sauna kane brenda ne çader !!
Na Shqipetaret kena memorje te shkurter, rrehena shpejt.
Jo nuk harrojne shqiptaret jo. Rasti eshte shume i thjeshte kryeministri tu bej nje foto kur ti kete mbaruar ,keto jane pordhe me rigon i thoni kryeministrit . Mos te lodhet me shume se sa duhet se do harroje qe duhen ndertuar keto jo vizatuar
Jo nuk harrojne shqiptaret jo. Rasti eshte shume i thjeshte kryeministri tu bej nje foto kur ti kete mbaruar ,keto jane pordhe me rigon i thoni kryeministrit . Mos te lodhet me shume se sa duhet se do harroje qe duhen ndertuar keto jo vizatuar