Identifikohen kushte të favorshme për jetë në ekzoplanetin K2-18b

28 Shkurt 2020, 10:20Hi-Tech TEMA

Një hulumtim tregon se një ekzoplanet 8 herë më i madh se Toka mund të ketë kushte të favorshme për jetë, transmeton Anadolu Agency.

Në kuadër të hulumtimit, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “The Astrophysical Journal Letters”, u analizuan të dhënat rreth masës, radiusit dhe atmosferës së ekzoplanetit K2-18b, 124 vite dritë larg nga Toka.

Astronomët nga Universiteti Cambridge konstatuan se K2-18b gjendet në një distancë të përshtatshme me yllin dhe se nën atmosferën e pasur me hidrogjen mund të ketë ujë në formë të lëngshme.

Dy ekipe të ndryshme në vitin 2019 njoftuan se kanë gjetur avull të ujit në atmosferën e ekzoplanetit.

1 komente në “Identifikohen kushte të favorshme për jetë në ekzoplanetin K2-18b”

  1. E xanun says:

    K2-18b e XANUN !
    24 vjet drite larg galaktikes tone .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje