Ilir Meta, nuk bën dot kongres

1 Mars 2020, 21:00Blog TEMA

Nga Artur Ajazi 

Ilir Meta po e vuan edhe pas kaq vitesh, largimin që i bënë socialistët nga partia e tyre. Ilir Meta, nuk arriti dot të formojë dhe konsolidojë parti, për pasojë nuk arriti dot të bëjë dot as kongres. Në 2 Mars, Ilir Meta do të imitojë Edi Ramën, në mënyrën e tij më të keqe, duke dashur të parafytyrojë vehten sikur është në Pallatin e Kongreseve para lësëistëve të larguar.

Ilir Meta, nuk do të arrijë kurrë të organizojë një kongres si ai i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës. Ai po e vuan shumë këtë gjë, ndaj bashkë me frikërat e tjera, ka vendosur të “hidhet mbi tank” si Vojo Kushi, me konkluzionin “të dale ku të dalë”. Emrat e heronjve të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, janë për Ilirin, burim frymëzimi, ngjallje shprese, se “një ditë edhe unë do të organozoj kongres si Edi”.

Pavarsisht se ka ftuar mundës dhe boksierë nga SHBA dhe vendet e tjera oqeanike, duket se Ilir Meta e mban mëndjen gjetkë, ai merakun e ka tek kongresi socialistëve, madje në dy ditët e fundit ai ka postuar në rrjetet sociale, edhe video nostalgjike , të periudhës kur ai ishte një socialist i devotshëm. Por në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe video me “pluralizëm”, nga ku del se edhe Iliri ka qenë kontribues i gjallë i ardhjes së demokracisë. Kjo duket e ka shtyrë atë të organizojë edhe 2 Marsin, për të dalë në “mbrojtje” të vlerave dhe arritjeve, por mbi të gjitha për të mbrojtur Kushtetutën……..

Hajde gallatë oborri, hajde. As në SHQUP, thuhet se nuk po e kuptojnë mirë melankolinë e Ilirit, pasi edhe vetë Lulzim Basha e ka me mëdyshje të shkojë ose të mos shkojë në oborrin e Presidencës. Gjithsesi, Ilir Meta nuk arrin dot të organizojë kongres si socialistët, edhe për faktin se LSI, nuk po i bindet më.

Nga afro 239 drejtorë që kishte dikur kur ishte në pushtet me socialistët, Ilir Meta dhe LSI-ja, nuk kanë asnjë, ashtu siç i janë larguar edhe anëtarësia e cila afrohej tek ajo partie sepse “pekulepsej” mirë nga ushtarët e kryetarit.

Ilirit i vjen shumë inat sepse nuk organizon dot një kongres si Rama, sepse nuk arrin dot të marrë pushtetin si Rama, sepse nuk arrin dot të bëhet lider si Rama, sepse nuk arrin dot të fitojë 1 milion vota si Rama, dhe se nuk arrin dot të respektohet dhe të mbështetet nga faktori ndërkombëtar si Rama.

Gjithsesi, Ilir Meta 2 Marsin do ta trajtojë si një “kongres” të vogël, ngta ku do ti flasë “delegatëve” nga diaspora mbi Kushtetutën, do tu mësojë atyre edhe si firmoset një dekret, si ç’dekretohet një datë zgjedhjesh, apo dhe si u drejtohet kreu i shtetit fëmijëve nga ekrani duke i sqaruar mbi letrat e Dvoranit.

E pavarsisht kësaj, Ilir Meta nuk do të arrijë dot të organizojë kongres, edhe sikur Doktori t’ja mbushë sallën e Pallatit të Kongreseve me ndjekësit e Lulzim Bashës. Ai thjesht do të hedhë një firmë mes “delegatëve” në 2 Mars, duke shpresuar se do të jetë firma e (vetë) largimit të tij.

8 komente në “Ilir Meta, nuk bën dot kongres”

  1. bravo

    as kongres dhe as pilaf dhe pace nuk ben me ai

    i la shoket pa pilaf dhe pace

  2. Kaonia says:

    Me gjyshen e bes sallakut e ka te fituar davan ahahahh

  3. Lush berbali says:

    Zoti Ajazi…
    Siç po shihet PS dhe Edi nuk duan ta shkarkojne Ilirin.
    Iliri me kot ben heroin ,me shprese se do te shkarkohet e do te vazhdoje te luaje viktimen para shqiptareve.
    Nga ana tjeter PS e do ashtu te leqendisur e te degraduar ne ate fare feje sa ta meshirojne njerezit.
    Personalisht nuk me vjen keq per Ilirin.
    Ai meriton me shume se aq…
    Me vjen keq ne çfare derexheje eshte katandisur posti i presidentit.
    Me kete menyre kushdo beson se nje dite mund te jete president si ky Iliri.

  4. Timi says:

    Hahaha SAKTE! PRESIDENT HAJDUT E QESHARAK.

    1. Drenica says:

      O shqiptar,lajmi i fundit,organizata Pan -Amerikane Vatra e Saliut ka sulmuar qeverine e ligjshme te Shqiperise.Organizata e Nolit dhe Konices me ne fund eshte uzurpuar me ndihmen e Saliut nga nje grup kosovaresh te papergjgjshem dhe percarsish.Harrojne keta berishist se pesha e tyre ne krahasim me shoqatat e tjera te shqiptareve ne Amerike eshte shume me e vogel.Shqiptaret ne USA duhet te distancohen nga keta percares te kombit shqiptar.

  5. Prind says:

    Ilirit i ka dhene fjalen Ija, Monika dhe Lsi-ja,
    Nje varg hudhra sjell Ija per mikun
    Qe te mos ja marrin sysh mitingun

  6. berballe lushi says:

    Meta do shkarkohet si cecua. Ne PS nuk ka asnje dileme per kete. Por gjerat nuk mund te behen fshatce. Eshte ngritur nje komision hetimor parlamentar, i cili thuajse e perdunduar punen e tij, por pritet edhe opinioni i Komisionit te Venecias. Ky komision kishte parashikuar te vinte ne Shqiperi me date 22 mars per te sjelle raportin per kete ceshtje, por sic flitet e kane shtyre per nje kohe tjeter te trembur nga epidemia e corona virusit. Kjo eshte e verteta.

  7. qytetari says:

    Cfare thote ky qe ka shkarravitur kete shkrim:
    Qe nje cope katundari,injorant,kriminel,i eger,i shemtuar,qe vec di te vjedhe pa mase,vrase dhe te shkaterroje,cdo gje per se mbari ne kete vend,na del qe nuk na beka dot ´´kongres´´.
    Kur e verteta eshte ajo,qe ky vend,dhe ku shtet,nuk po arrin te bej nje qeli burgu,apo kafaz kopeshti zoologjik,per ta izoluar ate perfundimisht brenda saj,si nje specie e ndyre dhe e pa pare deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje