Nga Lorenc Vangjeli
Henri Çili është viktima perfekte. Djali që erdhi nga periferia e Elbasanit dhe u vetëkrijua në pak vjet si një nga qytetarët e njohur të Tiranës, vlen të goditet me gurë. Nga të gjithë. Duke nisur me ata që i ka pasur pranë dhe që tani mund të gogësijnë me çorape tek goja: kishte një gjë që nuk shkonte tek ai! Mund ta godasin ata që i ka pasur kundër: e patë si I ka bërë paratë ai farë skuthi!
Henri Çili është shënjestra perfekte e gurëve nga gjithkush që tek suksesi i tjetrit sheh arsyen e vetme të dështimit vetjak, të atij që hungëron luanërisht përpara të dobtit dhe mjaullin si kotele përpara të fortit. Paranojakë e delirantë, të vënë përfund nga zilia e të mposhtur nga xhelozia, cilido që pranon të humbasë një sy me kusht që fqinji të humbasë të dy sytë, kush nuk ka mundur të bëjë shkollë dhe kush është edhe me diplome universitare, edhe analfabet funksional, madje edhe kush ndan qelinë në këto netë me Çilin dhe i duket vetja si ai, duke hedhur një gur mbi Henrin, mund të ndjehet i shpaguar.
Të tjerë njerëz që i fshehin botës dritëhijët e tyre, ata që kanë bërë kompromise të rënda dhe kanë njolla të errëta në të shkuarën, kush ka thyer këmbët në piruetat e baletit të përditshëm, kush ka refuzuar dashuri dhe është orgazmuar në tradhëti njerëzore, kush është valëvitur sa nga përunjësia tek arroganca, sa nga sinqeriteti i vonuar tek iluzioni i përditshëm, pra, kushdo që sheh tek vetja një listë të tillë që mund të shpallet nga miqtë dhe armiqtë e Çilit si CV-ja e tij, miq e armiq të tij dhe gjithë bota anonime e rrjteve sociale, mund të godasin Henrin me gurë. Sepse pesha që heqin nga vetja dhe e hedhin mbi të, jep përshtypjen se lehtëson mëkatet e gurëhedhësit.
Gurë mund të hedhin edhe të gjithë ata që janë pjesë e jetës publike në këtë vend si një mënyrë për t’u shplarë nga balta e frikshme që llumi i dalë në majë dhe maja që zbret dhe vetë në llum, e prodhojnë ditë mbas dite. Madje edhe Henri duhet të gjejë një gur për kokën e tij, sa kohë që rrethanat fatkeqe apo zgjedhja e vullnetshme, keqkuptimi fatal apo vetecja në fatalitet, shkon në drejtim tërësisht të kundërt me çfarë vetë Çili ka deklamuar dhe besuar.
Henri Çili ka një betejë të jashtëzakonshme përballë vetes dhe gjithë njerëzve që e njohin trajektoren e jashtëzakonshme të jetës së tij nga këmbët e kodrës në Fushë Labinot e deri në kodrën e Rolling Hills-it në Tiranë. Ai duhet të luftojë betejën e jetës së tij, mbas të cilës, ai do të jetë humbës edhe nëse e fiton totalisht.
Akuzat janë të rënda dhe serioze. Pjesë e një shoqërie në lëngim të plotë moral, ku korrupsioni është mundësi, mitmarja mënyrë jetese, ndërhyrja e favori pjesë genetike, absolutisht momenti më i vështirë dhe vija e kuqe mes fajësisë dhe pafajësisë, mes qytetarit normal të shoqërisë anormale dhe personazhit që duhet ndëshkuar e izoluar, është vetëm hesapi fatal me gjakun e policit të vrarë. Nëse kjo gjë ka ndodhur, atëherë vetë Henri Çili, duhet të zgjedhë të jetë prokuror për veten! Dhe të jetë njëkohësisht edhe gjykatësi që do ta ndëshkojë në emër të një akuze që do të shkon në të kundërt me atë që vetë Henri Çili është munduar të bëjë gjatë jeës së tij të stuhishme: ka shkuar kundër interesit publik.
Lajmet e para dhe të rezervuara duke hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, e bëjnë edhe më të thellë misterin e asaj që ka ngjarë. Qindra orë përgjimesh, duke gjykuar njerëzit me të cilët Çili fliste dhe shkruante, do të kenë venë në merak të madh shumë personazhe. Ata janë duke kontrolluar mesazhet e shkëmbyera, pyesin sesa e mundur është zbardhja e komunikimit në ëts-ap, viber a gjetkë, tentojnë të kujtojnë çfarë kanë thënë me njëri-tjetrin dhe çfarë kanë “blerëshitur” reciprokisht. Ata janë kryesisht në politikë dhe në biznes. Në të djathtën e saj ku Çili është zhvendosur prej muajsh, mbas një disa vjeçari gjysmëflirti me të majtën në pushtet dhe në të majtë të politikës, nga e cila Çili u distancua gradualisht. Ky është thesari i fshehtë që ndodhet në CD-të e pazbardhura ende, në të cilat mund të gjendet identikiti i vërtetë i shumë personazheve që bëjnë make up kur dalin në televizion. Eshtë ende herët për të folur për këtë anë të dosjes, në të cilën, siç ndodh rëndom tashmë, sa herë që bëhet fjalë për drogën, dalin dhe emra vajzash instagrami.
Henri Çili ka pohuar se nuk ka bërë asnjë faj dhe se do të luftojë për të drejtën e tij. Eshtë e vvështirë që nga liria t’i jepet dikujt këshillë se çfarë duhej të bënte për rikthimin në liri nga qelia. Në një vend kur dyshimi për mospagimin e një fature energjie apo kur grabitja e më pak se 100 eurove është krim i provuar nga prokurorë me kostume mijëra euro dhe gjykatës që ngrohin me energji të vjedhur ujin e pishinës private, fati i afërm i Henri Çilit që banon në vilë, duket i paravendosur. Mentaliteti i përdhunshëm sovjetik i gjithë shoqërisë shqiptare – edhe vetëm dyshimi për faj, të shpall fajtor – i le pak shans e shpresë një vendimi të arsyeshëm. Me pizhamet me vija të burgut, Henri Çili nuk ka mundësi as të largohet në arrati, as të prishë provat e hetimit dhe as të pengojë zbardhjen e të vërtetës. Duke e pritur fatin e hetimeve të tij në gjysëm liri, rasti Çili mund të ishte për ironi të fatit, një shans për vetë këtë mentalitet që dyshimin e quan provë dhe provën e përdor vetëm si thikë kundër të dyshuarit.
Henri Çili është viktima perfekte e klimës sovjetike në vend, që tenton të ndërtojë kapitalizmin duke urryer me gjithë ligësinë e shpirtit kapitalistët. Ai është viktimë e një shoqërie që adhuron si perëndi paranë dhe neverit paranë në xhepin e tjetrit, që ngre piedestale vetjake morali dhe kurvëron me nge sa herë që ka mundësinë, që nuk bën keq se nuk do, por se nuk mund, që nuk e quan kur bën një vepër të mbarë, nëse nuk ja lavdëron gjithkush.
Henri Çili është gjithashtu viktima perfekte e vetvetes. Një Lysien de Rubempre ballkanas, si personazhi i famshëm i Balzakut, që shkëlqeu dhe ra në Parisin e pothuaj dy shekujve më parë, atij i duhet të rikthehet sërish në Tiranë nga periferia. Por kësaj here, rruga është më e gjatë. Përmeti i trëndafilave, e ka rrethuar me gjëmba mosbesimi betejën e tij, rrethanat vetjake, fatin e fatalitetin e papritur: nga sot, distanca e Përmetit me Tiranën është pak më larg sesa hapësira që ndan Tiranën me botën që ai i kishte ndërtuar vetëvetes.
Shko more pirdhu. Kam humbur edhe ate pak respekt qe kam pas per ty! Sapo fute veten tek kategoria e robqirave!
Kur nje personazh publik arrestohet gjeja e fundit qe duhet bere eshte te mbrohet nga njerez te tjere te se njejtes kategori, kunder kujt e mbroni kunder popullit shqiptar dhe drejtesise qe ai kerkon??…. Aq me teper kur akuza eshte kaq e rende.
Dhe njerezit, shqiptaret e ndershem anembane qe mezi presin drejtesi na qenkan fajtoret? Smiraxhijte?amoralet? Sipas mendjes tuaj te pjerdhur?
Nuk u ngopet ju duke bere lek ne kurriz te Shqiperise dhe duke hedhur fyerje ne drejtim te popullit shqiptar per 30 vjet? Ore une vertete habitem cfare ju ben te mendoni se Jeni te zgjuar?
Eshte vertet per tu habitur!!!!
Hajdute po Jeni, rrugace po Jeni, te degjeneruar po Jeni, te gjitha veset po I keni, por hi syve nuk I hidhni dot njerezve.
Asnje njeri normal nuk mund te jete xheloz sepse asnje njeri me respekt per dinjitetin e tij nuk do donte te ishte ne vend te dikujt qe nuk di te mbaj me nder emrin NAIM!
Fakti qe per ju pasuria monetere e dikujt perben shkak per xhelozi tregon pikerisht varferine tuaj shpirterore dhe mendore.
Prandaj ju Jeni ROBQIRA qe skeni pune ne sferen publike!
Bravo per komentin or mik. 100% dakort me ty.
Bravo
Fiks
Jo per gje….po ke shume te drejte. per gjithe kazani qe na ben hartime ne rrjet me temen” pse Henrin” kam si pergjigje ate lojen e kungulleshjave: pse Henrin!?-..po ke?!…Tur Zhejin,…po pse Turin!?..po ke?!..Ilir Meten…po pse Ilirin!?… Po keee???!!…..te gjithe jeni per te Henri , vec kjo pune paska qene si vdekja-nuk njeh radhe, mos kini merak.
Z.Vangjeli jo fshehur hapur fare po i ben av.Cilit.Ai ka kaq leke sa te mari av.me te mire.Prisni mor te uruar u hodhet te gjith ne zjarr .Ka gjykata disa shkallesh dhe ne fund kur te behet llogaria ,mund te diskutoni.Juve te gjith hiqeni si miq te tij dhe i dilni ne krah .Gaboni ruani qetesine.Heshtni sa te flase gjykata .Shum prej jush mundohen te intimidojne gjykaten.Edegjuat presidentin qe mbron kushtetuten si tha :Ja beri shteti pucist .Turp per kete president
LORENC VANGJELI JA FUT BYTHEN NE KAR YMER GELBAZA KELLIRES DHE SOKOL BALLES E CARLO BOLINOS
Askush nuk ka të drejtë të shkruajë për Enri Çilin.As ta akuzojë as ta nxjerë të lavdishëm.Ai është arrestuar dhe akuzohet me shumë të tjerë për disa akuza dhe është gjykata ajo që vlerëson vërtetësinë e tyre.Kur të shprehet gjykata (gjykata që kemi)atëherë mund të analizojmë ka ose jo të drejtë.Të gjithë flasim për drejtësi,por cila është drejtësi kjo që lexojmë nëpër gazeta dhe dëgjojmë nëpër televizione e radio?Sapo është arrestuar dhe ku mund të jetë i lirë pas pak ditësh gjysma e dënon dhe gjysma e mbron.Për mua asnjë ska të drejtë pa u shprehur gjykata.Menjëherë hidhet në sulm opozita dhe mbron Ervin Çilin kur vetë zyrat e P-D-së janë kthyer në zyra të sigurimsave të dikurshëm dhe montojnë e çmontojë çdo të majtë.Një turp i madh.Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të presin hetimet dhe vendimin e gjykatës.Aq më mirë që ai mos jetë ngatëruar me asgjë dhe do jetë ai që do flasë më mirë vetë.Shteti mundohet të bëjë drejtësi të gjithë dalin kundër.Pa tjetër që duhet të gjykohet edhe Berisha,Basha,Meta,Rama por ama kjo nuk do të thotë që mos dënohet Çili poqe se ka shkelur në drasë të kalbur.Kudo në botë askush nuk ka të drejtë të shprehet ka ose jo faj pa u shprehur gjykata.Duhet të mësohemi me këtë gjë…
Me vjen peshtire nga komentet ne mbrojtje te Henrit, te cilin nuk e njoh dhe nuk dua ta njoh, mund te jete njeriu me pozitiv ne bote, por per sa kohe ka bere nje shkelje te ligjit (neqoftese e ka bere) mos e beni hero
Ta paska hedhur edhe ty ndonje kocke o Lenci….
Po pse nuk lini drejtesine te flasi me pare pastaj grini sa te doni ju te te njejtes sërë..
Doli dhe ky i kazanit te likes.Jo mo shpalleni hero Cilin.Se mori 700000 ewro .soj plehrash te paguara kunder kombit e familjeve tuaja
shum e sakte. nje analist i sakte.
Sigurisht ,ashtu si edhe te tjere ,e kam nje mendim -besojse te sakt -,mirpo eshte heret `,shume heret ,`per te dhene ate mendim ,qe te vlej shume ,dhe , njesoj , per te gjithe . C’do shqipetar pret , te verteten ,dhe me te miren e mundeshme ,qoft per individin ,qoft per drejtesine qoft per pushtetin si dhe shtetin . Si gjithmon ,presim, dhe do te presim . Zoti dhente me te miren .Faleminderit .
Shkrim I mrekullueshem .
Me vjen mire qe ka akoma njerez qe kendojne dhe me kulture .
ME KETE LLOJ MBROJTE QE I BEN, ESHTE SI DMTH TE MBROHESH PER VETEN TATE, VIKTIME RRETHANASH??? SE RRETHANAT KETE GJOJA AKADEMIKUN E COJNE NE PUNE SEKSERESH PER TI SHPETUAR BYTHES,TRAFIKANTE E NJEREZ TE CILET NA KANE BO VEND QESHARAK, DO NDERHYJE KY SPURDHJAKU QE DEL E FLET SI DUHET TE JETE ARSIMI EKONOMIA EDHE FILOZOFIA QEVERISJES, KY….? MERRKA VESH EDHE NGA TRAFIKANTET NGA NDERMJETESIMI KY KOK LAKNA
Henri Çili tregoi se eshte shembulli si analistet – hijena beheb miljonere nepermjet pastrimit te parave te mafjes e narkotrafikut. Ata qe e mbrojne jane e nejta kategori si ai dhe e mbrojne me shume nga frika se mos e pesojne si ai. Lorenci dhe koleget e tij e kan merakun e vet ne kete mes se po i vjen rrotull laku prandaj e mbrojne dhe justifikojne Çiile elbasonsin mashtrus e servil te politikaneve.
Lere o Vangjel mos e ngacmo me ket mut se na qelbe.
Midis vendimit politik Berisha per: Lazaratin , tranzitin e heroines, e femrave, firmat piramidale, pastrimit te parave dhe modelit Cili, nuk ka asnje ndryshim.
Ky eshte rrugetimi i rrumpalles apo boshit Shqipetar, rrugetimi midis dy alternativave te nje mendje primitive te pa zhvilluar:
Korupsion ose Falimentim.
Berisha zgjodhi te paren.
Nuk duhet te habitemi, tani drejton dikush tjeter. Ajo shprehja ” nuk keni pare gje akoma” eshte gatuar ne Washington dhe Berlin.
Por le ti leme te gjitha dhe te degjojme gjykaten.
Ka bere….Ta haje….ligj per te gjithe!boll me…
Shpresoj ta lexosh Lorenc
Kush shikonte sukses tek Henri Cili????!!!!
Mbase shikoje ti dhe zileqaret….Ne te saktit,qe ate pak a shume pasuri qe kemi e qe e kemi bere me djerse e shume shume mund,tek henri cili shikonim nje njeri pederast,nje njeri te flliqur,nje njeri koke e kembe te koorruptuar.
Shikoni e flsini per veteveten…ne te tjeret,populli,u shikojme sic jeni….te flliqur,mbani ere ndyrsire
Biznsmen dhe te famshem qe te kerkoi te vjedhi shtetin taksat ka sa te duash ne te gjithe boten…biznesmen qe te jete pronar unversiteti dhe te mbroje nje kriminel….Nuk Ka !!!
Merruni me veprimin e jo me cfare eshte…eshte turp per gazetarine kjo “mbrojtja” se eshte djale i mire
Si nuk del nje gazetar te thote se henri kerkoi te mbronte nje kriminel dhe sidoqe te kene qene rrethanat…eshte nje gjest i patolerushem per kedo gazetar
Like dhe redpekt per sa ke shkruar ABC
Dyfytyrsa, llapni cdo darke ne TV kunder krimit dhe korrupsionit dhe tani pa piken e turpit dhe te nje pergjegjesie morale (qe nuk e keni) mbroni nje kriminel si Cili. A e kuptoni qe eshtrat e atij policit te vrare dridhen kur ju degjon ju?…
Shko mor te q…….. m…..n…
Interesant. Ky Vangjeli indirekt thote që keto që ka bere çili jane diçka normale në sistemin e sotem mafioz. Jo atë sovjetik! Të gjithe keshtu veprojne! Atehere pse çili?! – pyet Lorenci. Sepse njerezit jane xheloze ndaj atyre qe kane sukses, – pergjigjet po vete ai. Pra perse duhej arrestuar?! Ai ka bere si gjithe të tjeret. Ne fakt Vangjeli shpreh në kete shkrim gjithe mentalitetin e klases se re politike qe eshte krijuar në Shqiperia gjate ketyre 30 vjeteve të fundit. Pra që ata jane të paprekshem. Se nuk jane si të tjeret. Sepse jane të “suksesshem”! Lorenci ka deri diku të drejte. Gjate ketyre 30 vjeteve nê Shqiperi eshte krijuar nje borgjezi e re qe pasurine e ka vene ashtu siç e vë mafia. Eshte një nderthurrje ndermjet mediave tê pista, drejtesise se shkerdhyer dhe politikes se korruptuar. Të gjithe ata qe bejne pjese në keto kategori jane super të pasur dhe super të fuqishem. Jane keta qe nuk e kane dashur kurre reformen nê drejtesi. Qe nuk kane dashur kurrë që të ngrihet nje shtet që të funksionoje në baze të rregullave dhe ligjit. Por qe kane dashur rremuje dhe mjegull. Jane keta qe ulurasin se nê Shqiperi po vendoset “diktatura”! Shqiperia duket se gjendet në njê moment kthese. Ose do të behet shtet i qeverisur me ligje ose do të rikthehet rrumpalla, rremuja, rremeti dhe qameti i dyshes Berisha – Meta.
Doli edhe kutia e mendjes
Lorenc Vangjeli, 50cm , i njohur dhe deklaruar si njeriu qe paloset e futet ne xhep per cilin do qe paguan. Ne nje dalje te fundit ne nje tv me presidentin e 7%, vangjeli kurre nuk e pati ate guximin ta nderpriste per te mare pergjigje per ate ç’ka i kerkonin ketij te fundit. Ky burre me 50cm lartesi, ku neper studio ben si njeriu i kerkuesit te zbatimit te ligjit, sot gdhihet i tjetersuar ne ato qe paraqitet. Eshte me vend kur thuhet per ndonje studio kazan, ku persheshi qe gatuhet, u serviret po ketyre qe e gatuajne. Media si zyra politike.
Hyrja eshte shume interesante, Lorenci me siguri do te kenaqet!
Edhe ate respekt qe kisha per kete gazetar, e humba teresisht! Iu shtua edhe nje plehre kazanit te qelbet mediatik!
Si mbrojne njeri tjetrin kazanet dolen te gjithe nga vrima si skuthe .po qe i fajshem ca do thoni ju kurva pastaj .lereni prekurorine te beje punen pastaj flisni ju minj halesh .
Analist medioker si gjithmone. Henri Naim Çil-çela eshte vetem nje nga 1000 hallkat e ndyresise se instaloi Berishizmi, shkaterrimin e moralit qytetar dhe ngritjen ne piedestal te llumit. Llum Berishe shpellari, llum Shqiperia pak a shume si idhujt e tu, kafshari i Çepanit me kapacitetin cerebral te nje zvarraniku por me stomakun dhe urine per plaçke te nje elefanti. Apo burri-grua i tij Mona, krijese me luspa e kohes se dinozaurve, nje katundare e cila ne nje sistem normal meritokracie do ishte thjesht nje bareshe lopesh ne fshatrat e Dibres.
Keshtu para se te na justifikosh mune mbaji edhe ti njehere ere vetes.
Mendoj se shumica e mediave eshte e koruptuar dhe kriminale Politika mbrohet se fakatet jane per shkak te angazhimit politik Media per shkak te punes qe kryen Atehere vetem ata qe skane krahe ngelet te denohen edhe per shuma simbolike dhe veprime te rendomta Hiqni dore nga mbrojtja qe I beni njeri tjetrit Tani qe Po troket drejtesia Ju nuk e doni ate
Të gjithë janë të barabartë PARA LIGJIT.
Askush s’ka te drejte te flase keq per Çilin vete ata qe kane pase te bajne me te dhe qe e njohin mire se me çfare beqiri kane pase te bejne.Flas jo për sojin e tij, por për te mashtruarit prej tij.Kurse pjesa tjeter qe nuk ka pase kontakt me ket virus te presin vendimin e gjykates dhe pastaj jane te mirëpritur ta shajne e ta shalojnë.!!
Prisni kur te beje nje shkrim-dedikim per henri ciline edhe Andi B per keqardhjen ndaj tij, si pjese e analoisteve shqiptare.