Nga Ben Andoni
Në një mesazh, që kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shpërndarë sot për strukturat e tij, bën me dije se: “Duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura…”. Më pas i jepet Sekretarit të përgjithshëm tagri të sqarojë dhe se mesazhi duhet shpërndarë në struktura.
Është normale që Opozita të veprojë në këtë mënyrë dhe është e duhura madje. Është i drejtë gjithashtu konstatimi se: tashmë Reforma në Drejtësi ka hyrë në një hulli të rrezikshme dhe gabimet proceduriale janë evidente. Vetëm se për këtë tashmë janë përgjegjës të gjithë palët, madje qysh sa i ngritën të gjithë 140 kartonat të dorëzuar, para presionit të huaj.
Gjithsesi, për opozitën jashtë parlamentit, që është edhe opozita e vërtetë, 2 Marsi është një moment jo aq i lehtë. E para, lidhet me faktin se tashmë është një subjekt tjetër që merr përsipër një protestë, që megjithë motivin tejet demokratik, nuk i fsheh dot ambiciet e thella për t’u ricikluar në politikën, post presidencë. E dyta, kinse mbrojtja e institucioneve nuk është materia e zakonshme e saj, me ato anatema që u ka derdhur deri më tani.
Lulzim Bashës, si lider i opozitës tonë, tashmë i duhet të tregojë realisht jo thjesht forcën e tij, por vizionin e tij për të ardhmen, që tashmë e ka shpallur me Qeverinë kujdestare dhe zgjedhjet e parakohshme dhe sidomos ndarjen me Sali Berishën, hijen e të cilit nuk po e largon dot.
Në fakt, për t’u futur në këtë negociatë të vështirë duhet me çdo kusht që të gjejë gjuhën me maxhorancën, që tashmë ka zbritur nga kurba e optimizmit dhe është futur në rrjedhën normale të gjithë qeverive shqiptare në mandatin e dytë.
Ndaj, Basha duket se do ta shfrytëzojë sa më mirë këtë krizë qeveri-presidencë për interesat e veta, por kuptohet me pragmatizmin, që të mos duket si shumë afër Ramës, njeriu që e ka faktorizuar duke errësuar forcën reale të ish-kryeministrit Berisha.
Nga ana tjetër, Edi Rama vazhdon e bën udhëtimet në detyrimin normal si përfaqësues i presidencës së OSBE-së dhe mundohet të nxjerrë e të afirmojë dhe ndërkombëtarisht elokuencën e tij urbane, krejt i bindur me staturën e momentit që problematika e brendshme nuk ka se çfarë t’i bëjë. Madje, indiferenca me të cilën e ndjek tregon se është i velur realisht me politikën, pjesë e të cilës është edhe vetë, madje duke i dhënë jo pak dhe karakteristikat e veta cinike.
Veçse shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës e gjitha dhe kur shtohet edhe frika e një virusi vdekje-prurës, që po i rri si shpata e Demokleut botës, 2 Marsi 2020, megjithë kumtet e drejtësisë nga Presidenti, është një ditë që thjesht do t’i lerë vendin 3 Marsit e kështu me radhë me kronikën ditore mbushur me vrasje, me varfërinë dhe sidomos shqiptarët që ikin e ikin pa fund. Dhe, opozita jonë dihet mirë se këtë mjedis po e sodit sepse i intereson vetëm ajo që do të ndodhë në përplasjet e politikanëve të tjerë, që i ka luftuar, dhe në mundësinë që t’i mbetet pushteti në dorë.
Por, gjithsesi, një gjë dihet mirë: 3 Marsi do të gdhihet me bulevardin e pastër, që punonjësit e Velisë do e kenë pastruar menjëherë pas mitingut, ku politikanët e të gjithë krahëve do kenë filluar fushatën e tyre…dhe me asgjënë e plotë që do t’i dhurojë dhe kjo protestë, që kinse mban motivin e mbrojtjes së Gjykatës Kushtetuese.
Duken sikur jane strukur ne gemusha dhe duan te vjedhin ndonje gje, sepse atyre nuk u shkohet ne shtepi ne darke pa vjedh dicka sepse u eshte bere vese dhe edukat vjedhja.
Gjithe veprimtaria e Ilir Metes, si ne opozite, ne qeveri here me PD dhe here me PS, si kryetar i kuvendit dhe tani si president ne krye te shtetit shqiptar eshte antikombetare dhe ka patur qellim ne vetevete pasurimin pa mase te familjes se tij, gje qe e ka arritur dhe e ka realizuar plotesishte dhe me ndergjegje te plote. Ai sot konsiderohet pa frike nje miliardere i kombit shqiptare por bashke me ate laviren qe ka ne shtepi po luajne rolin e fukarenjeve me te medha te kombit shqiptar, megjithese 3 femijet e tyre arsimohen dhe jetojne ne Londer me parat qe i kane vjedhur shqiptreve. Ata te dy sot, duke u ndjekur dhe nga partia e tyre familiare LSI, nga PD me sali berishen dhe lulezim bashen, duke mos u ndeshkuar nga PS ne pushtet, kane per qellim te vjedhin akoma ne bashkepunim dhe te mbrojne vjedhjet dhe pasurite qe kane vene duke vjedhur pasurin kombetare dhe taksapaguesit shqiptar. Ai eshte aksioner i fuqishem ne shumicen e kompanive koncensionare qe ndodhen sot ne shqiperi ne fushen e pasurive natyrore nentoksore dhe ne shume koncensione te tjera (me aksione te falura gjate lidhjes se kontratave per favorizimet qe u ka bere ketyre kompanive ne deme te ekonomise dhe popullit), pa permendur ketu parat qe kane marre nen dore nga veprimtaria e tyre partiake dhe shteterore. Perpjekja e tij eshte dhe atyre me te cilet bashkepunon dhe e ndjekin nga pas eshte, te shkaterrojne me cdo kushte reformen ne drejtesi, te krijojne rremuja dhe permbysje ne popull duke shkaterruar cdo gje te arritur deri me sot, te pengojne dhe te futin sa me shume njerez te tyre ne drejtesi duke penguar keshtu KPK, KPA, KLP, KED, gjykaten kushtetuse dhe gjithe organet e krijuara te drejtesise, ta mbajn shqiperine dhe popullin ne mjegullnaj per kohe te pacaktuar sepse keshtu harrohen gjerat dhe bemat e tyre me kohen. Ata te dy, burre e grua, kane marre per siper te tregojne veten para popullit si masovik, shume te dashur dhe qe po pergjerohen per hallet dhe problemet e popullit, dhe vetem keta jane njerzit qe e duan me shume kete popull dhe vetem keta mund te nxjerrin shqiperine nga bataku ku e kane futur te gjithe keta bashke. Pra qellimi eshte marrja e pushtetit dhe pastaj ata e dine vete se si i bejne ligjet dhe si i rregullojne gjerat, pikerisht ashtu si i kane bere deri me sot. Ata qe e ndjekin jane pikerishte ata qe kane lepire kockat qe hedhin iliri, mona, saliu, luli, etj, pra edhe keta jane te perlyer, pa permendur ketu dhe ca fukarenj qe nuk kane buke te ushqehen dhe i shikojne ata si shprese e vetme.
Vetem foton pashe,duken si fshatare qe fshihen per te vjedh kotecat e pulave.