Fatos Lubonja iu ka bërë thirrje socialistëve që të mbështesin Ilir Metën në betejën e tij kundër Ramës.
Kjo, pasi sipas tij, nëse Rama dhunon presidentin, nesër do të dhunojë edhe vetë socialistët.
Ja çfarë shkruan Lubonja, për “Panorama”:
“Duke ndjekur komentet e shumta për këtë ngjarje dhe këtë pohim të fundit, mund të them se kësaj here më ka rënë në sy, më shumë se kurrë, fakti se kundërshtimi ndaj atyre që janë pro Presidentit nga ana e mbështetësve të PS-së që janë kundër tij ka qenë më i kompleksuar.
E them këtë, pasi nuk kam dëgjuar thuajse askënd ndër ata që janë kundër Presidentit të hedhin poshtë akuzat ligjore të tij, që provojnë se maxhoranca po bën një grusht shteti ndaj Kushtetutës, duke kapur nëpërmjet shkeljesh ligjore Gjykatën Kushtetuese. Argumentet e kundërshtarëve të Metës që mbushën me shumicë emisionet synuan të përqendrohen rreth pyetjeve të tilla si: A e bën Meta këtë lëvizje për interesin e vet, pasi maxhoranca ka kërkuar shkarkimin e tij, prandaj i duhet një Gjykatë Kushtetuese që ta kontrollojë?
A duhet të veprojë në këtë mënyrë Presidenti, duke thirrur njerëzit në protestë, ndërkohë që roli i tij është ai i ruajtjes së unitetit kombëtar? A do ta lërë Meta postin pas protestave? A do të krijojë ai ndonjë parti tjetër? Çfarë lloj partie do të jetë kjo? Sovraniste, evropianiste apo postmoderniste? Pati madje edhe pyetje si ajo që vuri Fevziu për publikun në emisionin e tij të së enjtes: a do të pajtohet Rama me Metën përsëri, apo do të vazhdojë konflikti?
Po nisem nga kjo pyetja e fundit për të shtjelluar më saktë se çfarë dua të them. Andi Bejtja ngulmoi me të drejtë në atë emision, duke i thënë disa herë Fevziut se pyetja themelore që duhej shtruar për publikun ishte nëse ka apo nuk ka të drejtë Presidenti në çështjen që ka ngritur, sepse kjo është e para gjë që na intereson të gjithëve sot dhe jo a do të pajtohet përsëri Rama me Metën. Kjo, pasi nëse publiku mendon se akuzat ligjore të Presidentit qëndrojnë, atëherë problemi që ka ngritur ai bëhet automatikisht një problem i të gjithëve dhe jo një problem i Ilir Metës.
Kurse të shtrosh në këtë moment problemin nëse do të pajtohet apo jo përsëri Meta me Ramën, është ta reduktosh këtë ngjarje thjesht në problem të Ilir Metës, që është krejtësisht sekondar dhe jashtë vendit në raport me problemin që duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët, të cilët duan të jetojnë me një minimum dinjiteti dhe ndjenje lirie. Sepse kur akte të tilla falsifikimi dhe shkeljeje të ligjit kryhen edhe ndaj institucionit të Presidentit, të gjithë duhet të ndihen më të pasigurt në këtë vend. Dhe kur them “të gjithë”, kam parasysh edhe socialistët apo mbështetësit e tyre, që pretendojnë se kanë një lloj dinjiteti. Madje, do të thosha se nëse kanë mbetur të tillë, ata duhet të jenë të parët që nuk duhet të lejojnë që partia ku bëjnë pjesë të shkelë në këtë mënyrë themelet e demokracisë, siç është edhe Kushtetuta.
Thënë kjo, mendoj se vetëm disa shkallë më poshtë emergjencës që ka krijuar akti i qeverisë kundër institucionit të Presidencës mund të merren në konsideratë argumentet e mbështetësve të PS-së, që e analizojnë atë si një çështje të Metës. Personalisht bëj pjesë ndër ata që e kanë parashikuar grushtin e shtetit që në fillimet e Reformës në Drejtësi, duke paralajmëruar se “operacioni Reforma në Drejtësi krijon kushtet e një gjendjeje të jashtëzakonshme, quaje po deshe puçi ose grushti shteti, që të evokon situatat ku lind nevoja e krijimit të organeve me fuqi të jashtëzakonshme, derisa të konsolidohet pushteti i puçistëve”. (http://perpjekja. blogspot.com/2016/01/ draft-kushtetuta-e-njegrushti-shteti.html).
Kur analizoj gjithë çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit, nuk mund të mos gjej përgjegjësitë edhe të Ilir Metës për këtë konsolidim të pushtetit të puçistëve me bashkëpunimet, pajtimet e pazaret e shumta që ka bërë me Edi Ramën për interesat e veta e të partisë së tij kundër atyre të shqiptarëve. Të njëjtën gjë mund të them edhe për PD-në dhe aleatët e saj. Nuk ka pikë dyshimi se s’do të kishim arritur në këtë pikë sikur ata, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, për interesa partiake e vetjake dhe kundër interesave të shqiptarëve, të mos kishin lejuar krimin e puçistëve dhe puçistët e krimit të kapnin shtetin deri në këtë shkallë.
Megjithatë, problemi i së sotmes është që çdokush, e përsëris, edhe ata që sot militojnë në partinë në pushtet, edhe ata që bëjnë pjesë në frontin e atyre që duan ruajtjen e statukuosë, sepse e kanë të lidhur qerren e interesit personal me Ramën; edhe prokurorët dhe gjykatësit që sot konsiderohen se janë kapur nga PS-ja duhet të gjejë mënyrën për të reaguar kundër këtij grushti shteti kushtetues. Arsyetimi për këtë është shumë i thjeshtë, sepse e ka provuar historia më shumë se një herë: nëse lejoj që shkelja e ligjit të ushtrohet ndaj kundërshtarit tim, nesër ajo do të ushtrohet edhe ndaj meje.
edhe ti po ke pak dinjitet shko mbytu ne lum
Socialistet e ndershem nuk kane frike si ty,sepse nuk kane lepire bithen pleraxhiut milioner beketit si zotrote,dhe gjithashtu kuptojne mire qe zotrote je gati tia fusesh edhe sat eme,vetem te shofesh Ramen posht kembeve.
Ik or pleher. Dikur ke thën jane të gjithe banda. Tani na thuaj të dalim me banden e Ilirit e Saliut.
Me ate plehren që doli duke vjedhur e bër pazare live?
PTUUUUUUU
FUCK YOU !!! FUCK Like Meta HAJDUTI I THESARIT té SHTETIT dhe FUCK Edi Rama pak mé pak , sepse vazhdon té jeté e “KEQJA mé e VOGÉL” né SHQIPÉRI FatKeqésisht !!! Edhi ti je ROBQIR i Begetit dhe NUK ke lidhje fare me SHTETIN e sé DREJRÉS , pérderisa MBRON NJÉ KRYEHAJDUT ORDINER si Meta !!!!! Po e pérséris edhe NJÉHERÉ qè edhe Edvin Rama éshté HAJDUT dhe MAFIOZ i RRÉZIKSHÉM , por pérséri mbetet e KEQJA MÉ E VOGÉL né Krahasim me BANDITÉT , KRRIMINELÉT , NARKO-TRAFIKANTÉT E KOKAINÉS , TRADHTARÉT e PD , LSI , PDIU , LZHK , PAA , PR , PAD etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj PLEHRA dhe FUNDÉRRINA té PARICIKLUESHME qé NUK jané DÉNUAR akoma !!! F U C K YOU Fatos GJOBAXHI Lubonja !
Perse nuk ke thene ndonje gje o Fatos Lubonja per anetaret e Gjykates Kushtetuese we u eliminuan nga VETINGU.?
Po ke dinjitet ti,i kualifikuri ne burgjet e tet eti,ku ta kane mesuar turli lloj marifetesh,tashti jeni ba nje lukuni ,qe ju menderosi ky i gjati dhe dilni e shisni moral,se kujtoni se ky krye mafia do t’ju shpetoje,ju do jeni objekt i drejtesise se re,shume shpejt .
PSIKOPATE
SOCIALISTET JANE NJEREZ ME DINJITET SIKUR EDHE DEMOKRATET ATA NUK I NDRYSHOJNE KEMISHAT SI BERRISHA FAHRI BALLIU DHE JU
JANE NJE MILIONE QE KANE VOTUAR RAMEN DHE DO TA MBESHTESIN DHE FO FITOJE MANDATIN E TRETE (personalisht nuk jam socialist poe électeur realist )
NIVELI JONE ARSIMORE ESHTE ME I LARTE SE JOTI I ZHEJIT ME KOMPANI KETE DUHET TA KUPTOSHE NDAJE DALJE JUAJ NE TV KAZANE NUK INFLUENCONE NJERI DHE DO TA SHIKOSHE NE 2 MARS NESE MBAHET PROTESTA SE PER MENDIMIN TIME DO ANULLOHET ME PRETEKSTE GRIPI KINEZ PASI ASKUSH NUK I SHKONE PASE VJEDHESIT TE THESARIT ILIR META
Ik or NEVOJTORE LUBONJA
Flet ti Hale per dinjitet me gjith Like Hajdutin
Vazhdon klani serb ne Shqiperi. Ljubo te kemi dhier ne mendimet e tua qe vijne nga UDB-ja. Je nje burre maskara. Edi Rama do te jete aty ku eshte derisa te dale vete ne pension. Ndersa ti do te vazhdosh te hashb parate e qelbura te UDB-se derisa te kapesh mat dhe te jesh jo ne gjendje te justifikosh parate e vena.
Ke te mbeshtedim hajdutin !!!
Nuk e kam menduar kurre se sa poshte mund te bjere njeriu! E kane fajin parate,mentaliteti,mediokriteti apo te qenit “lubonja”? Nuk e kisha menduar kurre qe ky njeri do te perfundonte kaq poshte!
fatos i hëngësh kakën vetes hahahaha ???Te jane thartuar trutë e kokës e nuk e di çfare thua.Si duket ti je kthyer në nje zagar që leh per ate qe te jep te hash.Fucking stupid man.Ti si duket kerkon te na sjellesh në pushtet malokun perseri….!Koha e atij ka perenduar o Tafos ????
o zoti lubonja mjafte i lavderove hajduterit kriminela sepse dogjen vodhen dhe kane vrare te ishin gjermani do ishin ne burge te perjetshem po jane ne shqiperi qe jane jashte
Përgjigja ime për Lubonjën: Kohë më parë kam patur Respekt e Konsideratë. Sikur Rama Vërtet të këtë Faj e Gabime të Pyes Sinqerisht Z. Lubonja se: Vërtet mund të bësh Krahasimin midis Sali & Meta me Ramën (nga ta Fillojmë për këta BANDITA Lubonja, nga Tradhëtitë, Krimet, Vjedhjet e Shkatërrimet, Analfabetizmin në Gjithë Pushtetin dhe Administratën Shtetërore, Zënie Pafund të Pronave Shtetërore dhe Private, e sa e si të tjera pafund ka!?). Nuk Mbroj Ramën jetoj në USA prej 20 Vitesh por më Beso NUK KA TË KRAHASUAR!? Të Gjithë në Shqipëri kanë Vjedhur e Do Vjedhin (Pushtetarët dhe ushtarët e Tyre). por Rama NUK KA BËRË VRASJE e KRIME të tjera Lubonja. Nqs përsëri Këmbëngul Atëherë, ose Urrejtje Patologjike ose Je bërë për të Ardhur Keq! Sepse Analizat Tuaja të Gabuara të Çojnë në një Drejtim tjetër. Atë të Moshës dhe Rënies e Parakohshme të Gjykuarit e Arsyes (pra shumë e parakohshme nga mosha).
Po per kete thane qe ishte viktima e trete e koronavirusit ne Itali!Po me habit,ose ndoshta ka shkruar Mark Marku ne vend te tij ose ai Gjelmarku,se Andi Berisha ka probleme te tjera!
Po ti je bo ordinet fare . Ik ore se spaske pike dinjiteti ti
Ke inate personale me edin prandaj sillesh si legen . Te doli boja fare dhe mios dil me te japesh mend se ti je nji legen i paftyre me kete shkrim qe kebere
Bajgë.
Ha mut ha. S’të dëgjon njeri . Më mirë Ramën se Berishën , Bashën , Metën dhe lakenjtë e tyre .????
Kur flet per ndershmeri dhe dinjitet ai qe doli deshmitari kunder babait te vet, mjere ndershmeria dhe dinjiteti sa poshte ka rene.
Erdhi nga Italia ky,sa i mbarojne parate vrape ketej nga Shqiperia dhe mjel ndonje media duke thene budallalleqe.Kush je ti o Lubonja qe do te mesosh se cfare do te bejne socialistet.Mba vendin tend se ste kerkoj njeri mend,se ka mend e veta,ti shko dhe bashkohu se fundja ti je nje ish i burgosur dhe i perket asaj shtrese.