Nga Aleksandër Biberaj
69 vite nga masakra e regjimit komunist ndaj intelektualeve te Tiranes per “bomben ne amsbasaden sovjetike”.
Edhe atehere u shkel kushtetuta dhe te gjitha ligjet e kohes. vendimi i gjykates se larte ushtarake do te dilte nje dite pas pushkatimit pa gjyq te qytetareve te pafajshem.
Shume ngjashmeri me ato qe bejne sot pasardhesit e tyre “Rilindas” qe s’pyesin as per kushtetute dhe as per ligje dhe po i bejne gjerat pa gjyqe se s’ka gjykata pasi i kane shkrire!
Te dashur miq,
69 vite me pare, regjimi komunist i Tiranes, ne kundershtim me kushtetuten e kohes por edhe me te gjitha aktet ligjore dhe nen/ligjore ne fuqi, do te ekzekutonte me metodat e nje bande mafiozo-kriminale, ne menyre c’njerezore, 22 qytetare te pafajshem, perfshire edhe gra, nje pjese duke i varrosur te gjalle.
Kjo masaker ishte ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj.
Vendimi për të realizuar këtë masakër, u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike te PPSH-se, në mbledhjen e datës 20.2.1951, ku urgjentisht u mblodh kupola e partisë-shtet dhe me propozim të ministrit të Brendshëm Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”, ku te gjithë anëtarët e Byrosë Politike, përfshirë edhe Enver Hoxhën “ishin dakord me këto masa”.
Keshtu shfaqej hapur një pushtet kriminal terrorist, që nuk respektonte as kushtetutën dhe legjislacionin që kishte hartuar e miratuar po vetë. Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë, duke argumentuar se “listat i kemi gati” dhe “po të jeni dakord ju, veprojmë që sonte”.
Ai kërkoi që të arrestoheshin menjëherë 150 vetë, nga të cilët 22 më të rëndësishmit të pushkatoheshin pa gjyq. Pra, ishte vetë partia, vetë pushteti politik, me Enver Hoxhën në krye, që shkelnin ligjet dhe urdhëronin një krim shtetëror, një terrorizëm shtetëror, një gjenocid shtetëror me përmasa të mëdha, për motive politike e pushtetare.
Në vendimin e Byrosë Politike, përveç pushkatimeve e burgimeve pa gjyq, u vendos që të bëhej një operacion masiv spastrimi, të persekutoheshin e të internoheshin persona e familje “reaksionare” në tërë hapësirën shqiptare.
“Duhen vrarë njerëz të tjerë për të mbajtur pushtetin”, thoshte Mehmet Shehu. Arrestimet që u kryen menjëherë sipas vendimit të Byrosë Politike me datat 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjë urdhër-arresti të prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate. Vetëm më vonë u plotësuan urdhër-arreshtimet dhe procesverbalet e “gjykimit”.
Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Lista e përgatitur nga Sigurimi i Shtetit mban titullin tronditës: “Personat e arrestuar që propozohen për t’u……Mbi pikat titullarët mund të shkruanin ç’të dëshironin: për t’u pushkatuar, për t’u burgosur etj.”
U pushkatuan naten e 26-27 shkurtit pa akuze, pa hetim, pa gjyq, pa deshmi: Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi, Sabina Kasimati, te gjithë intelektualë të shquar ku shumica e tyre kishin mbaruar universitetet më të njohura të Europës.
Vetem pas pushkatimit, filluan te plotesohen dosjet me deshmi te rreme, me fallsifikime dhe me trillime dhe vetem pas pushkatimit te tyre doli edhe vendimi i Gjykates se Larte Ushtarake.
Ky eshte rast unikal i shkeljes se legjislacionit ne menyre flagrante, ne historine boterore te se drejtes penale. Keto veprime te vitit 1951 te partise-shtet, ngjajne si dy pika uji me ato qe bejne sot pasardhesit e tyre “rilindas” ndaj Kushtetutes, Ligjit dhe Sistemit te Drejtesise.
O pika qe nuk te bie ty o Sander. Shan komunizmin dhe i mban cadren Berishe komunistit gjithe jeten. Populli e di mire se cfare ishte komunizmi se u mbyll ne kafaz per 45 vjet. Tani shijojme hajduterine tuaj dhe vrasesit e demokracise si Berisha dhe Meta e te gjithe ju me radhe. Plere!!!
Nuk eshte ne nderin e atyre qe u gjakosen nga regjimi komunist te kujtohen nga ty o legen. Kur thua qe te njejten gje ben Rilindja sot, e con rendesine historike te asaj ngjarje makaber te 65 viteve me pare ne degradim ekstrem. Si mund te krahasohen ato viktima te komunizmit me hallin qe ka sot Ilir Meta per tju perballur drejtesise per gjithe poshtersite qe ka bere e ben, duke qene personi me i korruptuar dhe me i urryeri sot ne Shqiperi.
Uaaa… o Sandri, cfare Politikani me mendje te “hapur” qe je, nderkohe a je Inxhinier Elektronik apo Politologu i ish_SHQUP_it per tymnaja Mediatike. Ke folur me kushuririn Elez Biberaj perpara se ti hysh perseri “Detit ne kembe” tek ish_SHQUP_i.
Rrace e “zgjuar” na ka dale fisi Biberaj, sidomos ne “krahasime” per interes te Doctor Rrumpalles ne ish-SHQUP.
MERRENI ME LONG, SE MISHI OSHT MARU, o Ju te Lidershipit “BLU” (PD) dhe qeliza e perbashket me Ju, Lidershipi “KUQ” (LSI). As 25% e Popullit nuk ju beson me Ju, ama KURREN e KURRES.
“Këto veprime të vitit 1951të partisë-shtet ngjajë si dy pika uji me atë që bëjnë sot pasardhësit e tyre “Rilindas” ndaj Kushtetutës, Ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë”-shkruan Biberaj. Sa shkrim i sforcuar dhe pa sens! Po të perifrazosh thënien e Salehut dikur për këto raste është si të krahasosh rrethin me katrorin. Pra një absurd. Pse? Sepse:
E para: Sa i përket trashëgimisë. A nuk gëlojnë, ashtu si dhe tek PS (‘Rilindja’) edhe në PD, partinë e shokut Biberaj, ish-komunistët (I pari dhe kreu është shefi dhe patrioti i tij, Saliu), ish-sigurimsat, ish-kryetarë Fronti, ish-kryetarë kooperativash e ish-shefash kuadri. Se nga i gjeti anëtarët kjo partia e “Idealeve të Dhjetorit” e modeluar nga Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni ish shefat e PPSh? Pse, a nuk ka patur të drejtë Dritëro Agolli kur ka thënë: “PS dhe PD janë dy gjysmat e bajgës PPSh, e ndarë më dysh nga rrotat e qerres së historisë!”.
E dyta: Diktatura me dhe pa gjyq ekzekutoi jo aq, pra 69-ët e vitit 1951, por gjatë sundimit të saj ka kaluar shifrën 6500, pa llogaritur të burgosurit dhe të internuarit. Por, a nuk është pa sens në demokraci që, dhe gjatë qeverisjes së një partie që mban këtë emër, kanë humbur jetën mijra shqiptarë? Kujto Biberaj, 2 Prillin 1991 dhe deri në 2011, se sa shqiptarë kanë humbur jetën. Vetëm 1997 mori mbi 2000 të tillë; 26, përfshirë dhe fëmijë, i mori Gërdeci i makutërisë; katër u ekzekutuan më 21 janari 2011 para kryeministrisë etj. Dy të fundit të pranuara dhe nga udhëheqësi historik i Biberajt si krime shtetërore. Ku është ndryshimi atëhere?
Ndaj shkrimi i mësipërm do kishte kuptim të shkruhej, si një homazh për ato figura të pafajshme të ekzekutuar nga kriminelët Hoxha-Shehu, nga ndonjë historian apo pasardhës i tyre, të pa ndikuar nga politika e ditës, por jo nga një politikan, përfaqësues i një partie që mban mbi supe po aq krime. Të gjitha nga keq qeverisja dhe nga veprimet e mosveprimet e partisë së tij.
Së treti: A mundet shoku Biberaj të na japë sa të vrarë janë regjistruar gjatë qeverisjes 7 vjeçare të “Rilindjes”, për veprime apo mosveprime të saj?
E katërta: Ajo stihi e ngritur nga Berisha dhe miku i tij Meta për reformën në drejtësi, për kapjen e drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese në veçanti, dhe për më tepër dhunimin e Kushtetutës, nuk janë gjë tjetër veçse aluçinacione të personazheve të dalë krejet, nga tmerri i ndëshkimit që ndjejnë se e kanë para pragut të shtëpisë.
Parë kështu Biberaj me këtë shkrim, tregon përveç se cektësi gjykimi, asgjë tjetër nuk frymëzon.
Te dashur miq! 23 vjet me pare regjimi fashist i vendosur ne Shqiperi vrau gjashte mije vete dhe ka futur ne gjak e hasmeri gjithe popullin shqiptar. Ishte regjimi qe perkrahu zoti Biberaj dhe i buzeqesh dhe sot. Te dashur miq! Regjimi zotit Biberaj veç krimeve te tjera monstruoze beri dhe grushtin e shtetit 14 shtator 1998, pastaj hodhi ne ere fshatra te tere duke vrare 26 veta ne Gerdec, e me vone me 21 janar vrau dhe kater qytetare te pafajshem ne bulevardin “Deshmoret e kombit”. Nuk rresh edhe sot me perfaqesuesin e tij ne presidence Ilir Meta. Shqiptaret s’kane per te pare buze te bardhe nga ky regjim qe kane zaptuar gjithe shtetin dhe institucionet qe prej viti 1992. Regjimi me barbar si shejtani me pamje engjellore. nuk e di deri kur do vazhdoje, besoj sa te zhduken fare njerzit e ndershem dhe te shuhet ai vend nga keta kriminele te shpirtit.