Nga Dom Gjergj Meta
Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi!
Aty-këtu nën zë dëgjohet: “Kush? Si? Qysh? Tek?” Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë supet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mortit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.
Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë:
– Zoti ju dhashtë kyvet!
– Kyvet paç!
Skena është e njëjtë. Te kryet e dy kufomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin. Si t’ua shpjegosh vajzave të vogla tani që mbrëmjeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq akoma si t’ua shpjegosh se personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tyre është pikërisht…?
U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?A mos ndoshta pse vramë ato fjalë hynore: “Ju është thënë “mos vrit”.
Unë po ju them kushdo zemërohet me vëllanë e tij do të jetë përgjegjës para gjyqit…” ?Apo kemi vrarë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mbanin dikur një shoqëri në kohezion: “Nuk qëllohet mbi gra e fmijë!”
“Burri nuk vritet kur është i shoqëruar me gra e fëmijë”?
Apo jemi duke vrarë edhe çdolloj ligji civil apo penal?
Apo mbi të gjitha kemi vrarë kodin njerëzor të jetës?Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet.
Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë. Sot ne katolikët kemi të Mërkurën e Përhime, nisim kreshmen, kohë pendese, keqardhje për mëkatet e kthimi të zemrës kah Zoti. Mbi krye marrim hinin që ka dalë nga zjarr i druve.
Nuk kishte si të niste më gri e më trishtë kjo kreshme për ne këtu në Rrëshen. Por sot më shumë se kurrë kemi nevojë, e unë ju ftoj sot pasdite në Katedrale në orën 16.00, që t’i lutemi Zotit për Rrëshenin tonë, për familjet tona, të rinjtë e të rejat tona e për shpirtin e Esmeraldës dhe Vledisonit.
Kemi nevojë të bëhemi tok kundër të keqes e të mos e lëmë veten pre e dëshpërimit, por me besim, shpresë e dashuri të ngulim këmbë në rrugëtimin tonë për një shoqëri më të mirë, për një Rrëshen të paqtë me Zotin në zemër!
Pirdh, o prift, pirdh!
Majmuni Jo njeriu. Qelbesira. Te krimbet ne burg krimineli.
Imunitet-prifti shpreh nje dhimbje njerezore per dike qe humbi jeten ne nje moshe te re. Ata qe shtien mbi gra, vec shqiptar nuk mund te jene. Sipas kanunit, gruaja dhe femija nuk vriten, bile as nje burre nen shoqerine e nje femije nuk mund te qellohet. Dikur, per ate qe vriste nje grua apo femije, vete familja e tij ishin te detyruar te ekzekutonin vrasesin, perndryshe, familja e tyre ishte e perbuzur dhe askush nuk merrte apo jepte nuse ne ate shtepi. Kur shkonin neper vizita, pjesetareve te kesaj familje, ja jepnin kafene nen gju si shenje perbuzje. Sot, qe pretendojme se kemi shtet, keta individe duhen varur mu ne mes te qytetit. E keqja eshte se ne duam te hyjme ne BE dhe denimi me vdekje nuk pranohet nga kurva Europe. Si mundet tua spjegosh keto gjera atyre vajzave te vogla qe do rriten pa nenen e tyre. A ka gjeme me te madhe per nje femije te rritet pa nene? Jane keto gjera per te cilin flet prifti qe duhet respektuar per ndjenjat humane qe ka e shpreh ndaj grigjes se besimtareve te vet.
Atë Gjergji. Mendimet jane vetet te sinqerta, temat jane konkrete. Po nje gje duhet te dish: Shqiptaret me Zotin u ka ardhur ne maje te hundes, sepse ketu eshte perzjere me politiken, ka shume hipokizi dhe ju (perfaqesuesit e fese) shpesh jetoni me ngjarje te tilla.
Do te doja te beja nje pyetje: si eshte e mundur qe shqiptaret frekuntojne shume pak institucionet fetare?
Njē vërejtje në komunikim.I nderuari,Imzot Gjergj Meta,është peshkop i Dioqezês së Rrêshenit.Në hierakinë kishtare të besimit katolik roman,ai duhe tê thirret si Imzot dhe jo ende,dom,ashtu siç emêrtohen tërê peshkopët(Bishop),Imzot,bari i një grigje,konkretisht asaj të Rrëshenit.E njejta gjë duhet thênë dhe pêr Kardinalët,Eminenca e tij Ernest Troshani,Mikel Koliqi,etj