Nga Artur Ajazi
Ilir Meta, kreu në detyrë i shtetit deri në 2 Mars, ka deklaruar pothuajse çdo 2 orë se “shqiponjat do të mundin sorrat”, por pa e specifikuar, se kush janë shqiponjat dhe kush sorrat. Pa e specifikuar se kush janë “trimat” dhe kush ‘frikacakët”, dhe më kryesorja pa e specifikuar, se kush arriti të hajë me lugë floriri, dhe se kush vazhdon të hajë me lugë inoksi apo alumini edhe sot e kësaj dite.
Ilir Meta, ka akoma mundësi tu tregojë shqiponjave “trekrenore” që mban pas vehte, se është i gatshëm të përballet me pasojat e 2 Marsit, se është i gatshëm të përballet me zemëratën e shqiptarëve që kanë 20 e ca vjet, që e shohin gjithmonë mbi “kalë” edhe pse nuk ka 1 ditë punë në bordero.
Ilir Meta, duhet tu tregojë shqiponjave “trekrenare” që mban pas vehtes, se është i gatshëm të përballet si burrë Tomorri, me pasojat e shkeljeve të Kushtetutës, me shqetësimet që po u shkakton shqiptarëve të lodhur dhe të qametosur nga tërmeti, dhe së fundi edhe nga ankthi i koronavirusit, se është i gatshëm të dalë nga bunkeri presidencial, dhe të tregojë në detaje dhe jo me përralla dimri, sa është dhe si është vënë, gjithë ajo pasuri që ai ka sot.
Dekretet e 2 Marsit, nuk pijnë ujë, sepse ato mbajnë erë të keqe. Dekretet e 2 Marsit, janë si dekretet ç’drekretuara të 30 qershorit dhe drekteti i 15 Tetorit 2019, ndaj thirrjet dhe “ftesat” e tij, nuk i bindin më shqiptarët. Duke dashur të përdorë fjalë dhe fjali të huazuara nga Doktori, Ilir Meta gabon kur mendon se me shqiponja e tij “trekrenare” mund të trembë Parlamentin, qeverinë, SPAK-un, apo dhe strukturat e reja të drejtësisë. I braktisur nga të gjithë, si brënda dhe jashtë vendit, i braktisur së fundi edhe nga të vetët, kreu i shtetit Meta, ka vendosur të bëjë Vojo Kushin ose Mic Sokolin, për të mbetur përjetësisht si “mbrojtësi” vetmohues i Kushtetutës.
Atë nuk e shpëtojnë dot më as shqiponjat “trekrenare” dhe as kadetët që po i ndërsen me komandë çdo ditë, ndaj institucioneve dhe ambasadorëve. Dalja hapur kundër faktorit ndërkombëtar, etiketimi banal nga ana e tij i ministrave, deputetëve apo dhe kryeministrit, presionet dhe kërcënimet se “në 2 Mars sovrani merr në dorë fatet e tij”, janë treguesi më i mirë ankthit dhe braktisjes së madhe.
Ilir Meta nuk mund të ndalë marshimin europian të Shqipërisë, ai nuk mund të zhbëjë arritjet dhe suksesin e reformave, pasi nuk ka as kohë, dhe as mundësi. Shqiponja e tij “trekrenare” (e përkthyer ndryshe posti-partia-paraja) ka marrë tanimë dridhmën nga ajo që ai e quan “drejtësia e re”. Trokitja e tij në dyert e SPAK-ut, ishte ndoshta “këmba e mbarë” për trokitje e tjera në dyert e drejtësisë së re.
Kurioziteti për të ndjerë nga afër “aromën” e një drejtësie që nuk varet më nga politika, ishte më e fortë se deklarata që Ilir Meta bëri para mediave se “erdha të padis ministren Gjonaj”. Përballja me të vërtetën tanimë është e pashmangshme për Ilir Metën, njeriun që e nisi karrierën e tij si “student” dhjetori, dhe po e mbyll atë si “shqiponjë” Kushtetute.
Turi, i saktë shkrimi. Por a mund të më thuash pse është sot president ky njeri që ka ngrënë me lugë floriri ? Vetëm kaq dua të di. Flm
Ilir Meta eshte burre shteti. Ai ka per tjua lerruar te gjitheve juve qe hiqeni trima, tamam sikunderse jua ka lerruar keto tridhjet vjet.
??
Shqiponja e tij nuk eshte tri krenare por dy krenare zoteri!Ne qoftese e ke per ate te mesit ajo nuk eshte koke shqiponje por koke .ari!Ndaj mos ngatero shqiponjen dy krenare me ate te mesit!
Do te ishte me e udhes dhe nje fund dinjitoz sikur Likja tja mbaje vetes me patllake, keshtu te marrin fund te gjitha keto veprime prej deliranti. I provoj te gjitha hengri dhe gllaberoje sa mundi. Mirupafshim Like e rruge te mbare.
Do te ishte me e udhes dhe nje fund dinjitoz sikur Likja tja mbaje vetes me patllake, keshtu te marrin fund te gjitha keto veprime prej deliranti. I provoj te gjitha hengri dhe gllaberoje sa mundi. Mirupafshim Like e rruge te mbare.
Ilir Muti korbi i zi. Kuzguni.
Parlamenti duhej ta korrigjonte me shpejtësi gabimin trashanik e vendosjes së HAJDUTIT si president.