ANALIZA: Pse të protestojmë në datën 2 mars

24 Shkurt 2020, 14:32Blog TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur një protestë në datën 2 mars. Një protestë pro Kushtetutës, kundër grushtit të shtetit, që sipas tij bëhet nga qeveria, dhe pas shumë e shumë denoncimesh që ai ka bërë, fton qytetarët të dalin në protestë.

Diku Ilir Meta ka të drejtë, Rilindja luan. Por, diku ka edhe përgjegjësi, jo vetëm se është presidenti i Republikës, por sepse që kjo mazhorancë ka siguruar numrat kushtetues, është përgjegjës sa Ilir Meta, po ashtu edhe Lulzim Basha.

Por, përtej debatit të Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj ka disa arsye se pse duhet të protestojmë në datën dy mars.

Së pari, duhet të protestojmë kundër Ilir Metës, i cili ka 30 vjet rrogëtar në shtet dhe është një miliarder. Së bashku me bashkëshorten e tij ka bërë një parti private, është kapur me bllok në dorë. Ka qënë kryeministër i akuzuar për korrupsion. Më pas u bë shkatërrimtari i socialistëve, shkoi aletati i Berishës. Fluturoi në krah të Ramës për të sjellë Rilindjen në pushtet dhe ka përgjegjësi për ardhjen e Edi Ramës, apo këtë grusht kushtetues, apo grush shteti, siç e quan ai.

Së pari, në 2 mars duhet protestuar për Ilir Metën. Atë të vërtetin dhe jo atë fasadën me petkun e e presidentit të Republikës.

Së dyti, duhet protestuar për mediat e Ilir Metës, për palaçot e paguar prej tij, me emra konkretë, të thënë shpesh në shumë media. Pronarë apo gazetarë.

Ata që po na e ngrenë presidentin si një mbrojtës të shtetit, kur në fakt Ilir Meta është “vrasësi” i tij.

Është njeriu përgjegjës për 21 janari, së bashku me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Asnjëri prej tyre nuk mori asnjë kosto.Përkundrazi, Rama me Metën “u përqafuan” në vitin 2013, ndërsa Lulzim Basha menjëherë pas këtyre ngjarjeve, u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Duhet të protestojmë për të gjetur fajtorët dhe përgjegjësit e floririt në Kërrabë. Për të gjetur paratë që Mona të shkollojë fëmijët e saj, pasi ajo deklaroi se nuk kishte lek për shkollimin e fëmijëve, megjithëse të tre i ka në Londër, dhe shkollimi i tyre vlen ndoshta qindra e mijëra euro.

Patjetër që shqiptarët duhet të dalin në protestë në datën 2 mars. Duhet të dalin në 2 mars, ta rrethojnë Ilir Metën dhe ta hedhin brenda Kryeministrisë. Mundësisht të hedhin edhe Lulzim Bashën dhe të tre bashkë t’i shporrin një herë e mirë nga skena nga politike.

Të mos gjejnë vrimë ku të futen, Rama, Meta e Basha, bashkë. Kjo do të ishte një arsye më shumë për të protestuar në 2 mars. Edhe për ato pseudo-organizata civile që i vijnë vërdallë Ilir Metës, edhe për ata pseudo-gazetarë, politikanë e gjobaxhinj, të çfarëdolloji qofshin, që po i mbajnë ison sot Ilir Metës dhe po na e shesin këtë të fundit si “shpëtimtar” të demokracisë. Si “shpëtimtar” të kapitalizmit. Kur ka ardhur me çorape të grisura nga Skrapari dhe sot është një miliarder, në mes të Tiranës dhe president i Republikës.

Ka shijuar dhe prekur çdo lloj pushteti, e në 2 mars thërret protestë për të mbrojtur Kushtetutën. Por, së bashku me Kushtetutën në datën 2 mars, shqiptarët duhet të mbrojnë dinjitetin e tyre. Duhet të shkojnë të protestojnë kundër sistemit korruptiv të 30 viteve, tranzicion që ka lodhur pafundësisht shqiptarët, duke i shpërndarë ata si zogjtë e korbit.

Shqiptarët në 2 mars kanë një arsye shumë thelbësore për të protestuar. Duhet të nxjerrin për leckash nga zyra Edi Ramën, zyrë të cilën ia dha Ilir Meta në vitin 2013, dhe ia rikonfirmoi dhe ia risiguroi Lulzim Basha në vitin 2017.

Ka një arsye madhore për të protestuar në 2 mars. Për një opozitë qesharake, të drejtuar nga një sharlatan publik si Lulzim Basha. Një pazarxhi i fëlliqur i korrupsionit qeveritar.

Në 2 mars mund të protestohet për koncesionet e qeverisë. Ato korruptivet të denoncuara shpesh në media, që kanë kapur pronarët dhe aksionerët e tyre, për të cilat analistët dhe publicistët tanë heshtin. Nuk thonë asnjë fjalë.

Prandaj, është koha që në 2 mars të kemi një protestë të vërtetë. Jo vetëm për arsyen që e ka thirrur Ilir Meta, por për ta hedhur në kosh, së bashku me Ilir Metën, Edi Ramën që ai e solli në pushtet dhe Lulzim Bashës, që është ortaku i tyre. (CNA.al)

26 komente në “ANALIZA: Pse të protestojmë në datën 2 mars”

  1. Redi says:

    Protesta e 2 marsit do të bëhet te vila në Lalz.Ndryshon presidenti i republikës Ilir Muti

  2. Ladi says:

    Ja po i hedhim ne kosh, ashtu sic shkruhet ne kete analize, qe te tre keta fajtore te medhenj, qe na kane mare ne qafe dhe rrojme me pas mire, ne paqe dhe begati…!!!
    Po kush do jete kryeminister te lutem? Po president? Kryetar parlament? Kryetar partish? Eth, etj,…
    Ju lutem lerini keto shkrime pa asnje lloj kuptimi dhe zgjidhje qe sjellin vec peshtjellim dhe anarki ne mendjen e njerzve te lodhur dhe krejt pa shprese…

  3. olimpia says:

    Po pasi ti kemi flakur te gjithe,kush do ta drejtoje Shqiperine….Pra nje 97..e re.Natyrisht Rama nuk eshte nje i majte.por eshte i vetmi kryeminister qe ne 30 vite ka bere disa perpjekje per ndertimin e nje shteti normal mbi germadhat dhe anarkine e hitelerucit primitiv Berisha dhe ultra liberalit qefli NANO-Nderkohe Meta eshte ashtu sic thekson ne artikull.Po,une jam per zevendesimin e Rames me nje personalitet brenda popullit te majte l cili ka qene,eshte dhe do te jete shumica te pakten edhe per disa vite.Por kjo me nje gare te rregullt demokratike brenda PS ,pa shkaterruar edhe njehere shtetin.Ndersa propozimi i artikullshkruesit me duket se mban eren e shovinisteve fqinje…mbasi do ta conte vendin,ekonomine,shoqerine ne vitin zero si ne 97…Sepse,pavaresisht nga problemet dhe varferine,vendi po ecen,natyrisht me shume per merite te shqiptareve se sa te shtetit.Dhe te shkaterrosh ate qe shqiptaret me aq mund e kane vene brenda nje momenti,per te mbajtur ne pushtet banditin Meta eshte krimi me i tmerreshem qe mund ti behet ketij vendi.

  4. Tani says:

    Duket si analist i pavarur dhe i fut te tre ne nje kosh dhe ata qe kan vrare e vjedhur dhe k/ministri qe po punin kaq shume per vendin e tij.Si duket ky analisti pa emer kerkon qe tw ikin keta te trw bashke dhe te vij ne perseri kllounet e berishes pasi ate nuk e permendPo te ishte objektiv analisti ne vend te Ramduhet te vendose Berishen autorin kryesor te kesaj situate.

  5. xhemal says:

    kush ja bere kete analize 007 e saliut.i fut te gjithe ne nje thes e thote zgjidhni po Brenda ka vetem m…t.te mbeshtetesh saliun apo ilirin eshte sikur te mbeshtesh terrorin

    1. Shinjestra says:

      Nuk ka pse e radhit Ramen me keta maskarenj,si Meta,Basha dhe Berisha,sepse Rama ka punuar dhe po bene perpjekje per t’a rregulluar kete shtet qe e shkaterroi Sali Berisha me partine e tij Fashiste.

  6. Protestuesi says:

    Mbase eshte me mire te protestojme per te rikthyer sali rrumpallen!
    Spjegime pa asnje vlere! Ne protestojme, kur protestuesit te drejtohen jo nga keta emra, qe permend CNA-ja, por krejtesisht te tjere, te paster, jo llapaqene premtues, jo njerez te konsumuar deri ne qelizen e fundit, jo te degjeneruar, jo klanore, jo pisa dhe te etur per para dhe vrases. Duhen njerez te paster ata, qe do te drejtojne protestuesit, jo keta pisa, qe permend ky shkrim.
    Keta njerez te rinj do te jene e ardhmja e Shqiperise, por keta ende nuk po duken. Derisa te shfaqen dhe te marrin miratimin e popullit, situata do te jete kjo qe eshte: hiq e mos e keput!
    Per Ilir meten dhe me ilir meten, nje i mete i rrezikshem, nje egoist model i se keqes, qe kerkon te marre ne dore me puç frenat e vendit si ne kohen e ahmet turkut ”mbret” asnje protestues nuk duhet te shkoje me 2 mars per ti dhene krahe juntes presidenciale.
    Rrofte Shqiperia! Poshte hajdutet dhe mashtruesit!

  7. Ed says:

    Ti qe ke bere kete shkrim dhe se ve as emrin je me I keq se ilir muti se ti i fut te tere ne nje kategori kjo eshte menyra se si ju kriminelet e berish meta po mundohen te helmoni publikun po si mor berishe apo ilir muti se njeri nga keta do jesh fut ne nje kosh Edi Rama qe sapo mblodhi tere boten te ndihmoje Shqiperine qe kure nuk ka ndodhur ndonjehere per kombit shqipetar. Pse mos beni ju kriminel dhe tradhetare njekohisht se berishe thuaj e hoqi edhe ligjin e tradhetise ndaj atdheut midis te gjitha shkatrive qe I beri Shqiperise

  8. DinPak says:

    Me nje fjale, artikulli ka kete moral: T’i marrim qe te tre, Edi Ramen, Ilir Meten dhe Lulezim Bashen dhe t’i hedhim ne Lane ne menyre qe t’ia shtrojme rrugen Sali Berishes per te mare pushtetin.
    Hajde Mero, hajde! Po ç’jane keta artikuj qe boton, o Mero? Po autorin pse nuk e ve, vetem qe ta dime se qenka specializuar per te gjetur me saktesi te madhe te mesmen e arte?

  9. shqiponja e zezë says:

    Nuk mund ti futësh ti futësh të gjithë në një kazan o njeri . Sepse bën lojën e atyre gjobaxhinjve gazetar që ti shan. Sepse disa kanë vrarë dhe kanë vjedhur me duar dhe me këmbë kanë shkatërruar këtë vënd dhe kjo me fakte të provuara . Shiko videon e Priftit shiko Shqipërinë në 91 dhe 97 . Kanë vjedhur vota me maune , mos harro 96 e berishës , vjedhjen e votave kur ky copa e mishit ishte kryeministër (likja). Vjedhjen e votave në 2009 nga berisha dhe vjedhjen e votave nga luli i vocërr për bashkinë e Tiranës. Nuk harrohen sado vite të kalojnë ndaj të them o njeri se nuk mund ti fusësh të gjithë në një thes . Shumica e popullit e sheh kush punon dhe kush fle gjumë , kush rrihte dhe vriste protestuesit dhe opozitarët dhe kush nuk u ngacmon një fije floku kush e shkatërroi Shqipërinë dhe kush po mundohet të shpëtojë këtë vënd. Dhe diçka tjetër o njeri , fole për të rinjt.Kush të rinj ? Të rinjt e partive janë bërë njëlloj si kapot e tyre , nuk e shikon çfarë gjuhe përdorin kur flasin , gjuhë prostitutash. Kujt tja lënë stafetën bardhit , salianit , balliut , mul nokës, apo ti o njeri mendon se duhet tja lënë tit vasilit , dash shehit , ndokës apo dules. Jo more njeri jo se e ke gabim.

  10. Hysni says:

    Duket se i kundravihet Ilir Metës, por në fakt, me pseudoanalizën që bën i kundravihet me së pari Edi Ramës. Ore po kaq debil e quan popullin ky trutharë që ti hajë këto “arsyetime” duke vënë shënjë barazimi!… Është si është, sot Edi Rama është më i miri, nëse nuk duam të shkasim në anarshi e destabilitete që i intereson Ilir Metës.

  11. cnn says:

    CNA.al. Si nuk e zure nje here me goje kryebanditin dhe kryekriminelin Sali Berisha apo ju ka dhene nje luge corbe te qelbur dhe ju ka helmu.

  12. kopi says:

    Kete te CNA. al jane felliqesira dhe i futin te gjith ne nje thes dhe ben mu qe jane perkrahes te kriminelit qe ja ka kaluar dhe Enverit Sali Berisha. Fundo ju jeni fundi i kazanit jeni llum. Qe Ilir floriri dhe Lule Basha jane ndyresira kjo dihet por qe Edi Rama nuk eshte i kesaj kategorie dhe kjo dihet. Edi Rama eshte e keqia me e vogel e ketij vendi qe di te punoi dhe nuk vret, eshte nje politikan qe do te crrenjosi gllaberine e ketij vendi nga shpellaret dhe per kete ka simpatine e SHBA dhe BE qe po e perkrahin por kush punon dhe gabon. CNA. al je PORT….HALE…..

  13. Veshi says:

    Kush guxon, pa nxjerre emrin e vet se cili eshte, te zevendesoje kreun e protestes popullore te thirrur nga Ilir Meta i urryer si strumbullar i poshtersive te destabilitetit te shtetit, te aludoje veten e vet si shpetimtar Qiellor i popullit dhe te fus edhe Edi Ramen ne koalicionin e opozites alarmante qe ka per dirigjent Berishent Berishen te perjashtuar prej tij?

  14. Ed says:

    Mero ky artikull nuk te nderon dhe bile te le te kuptosh se dhelpra mjegull do.

  15. Zigur Qarri says:

    Debiliteti ka marre permasa te frikeshme,eshte kthyer pothuaj ne nje epidemi,sidomos tek te ashtuquajtur opinionistë!Nje anonim
    i kerkon protestuesve,se per çfar duhet te protestojn,vetem e vetem qe protesta t’mos finalizohet!Nuk duhet te protestohet nese
    Qeveria kerkon te marre kompetencat e Presidencës more debila?Ky eshte grusht konstitucional,dhe nje gjë e tille ka ndodhur
    vetem ne kohen fashizmit!Protesta eshte qarte,Edvin Escobar D’Rama ka marre peng te gjitha institucionet,ka mbetur vetem Gjykata Kushtetuese.Nese uzurpohet edhe ajo, atehere Shqiperia eshte de jure diktature,diktature fashiste-mafioze.Nese shqiptaret nuk
    ngrihen te mbrojtjete Kushtetutes (jo Presidentit),atehere do te kthehen ne popull skllav.Mëkatet e Ilir Metes,jan nje pike ujë ne
    krahasim me ato te drogaxhiut Edvin D’Rama.

  16. xh says:

    Te lumte , por para se te vijne ne Tirane protestueit duhet te ven ne Lalez tu prishin catite vilave qe te pikojne, vandalizmi nuk denohet shume. Pastaj te vine ne Tirane dhe ti hedhin ndonje kove me mut selive te Pd,Ps Lsi.Te quhet PROTESTA E MUTIT., Se sa per pushtetin sbesoj se jane te zotet shqiptaret tua marin ketyre.

  17. Hydajeti says:

    Jeni i pa ngopur dhe e fusni lugen ne shume vende kujdes se do vjellesh.

  18. Timi says:

    Po me Edin cfare ke i gazetarr leshi…na thyaj nje fakt qe ai ja pergjegjesi oer 21 janarin…apo futja te dalu ku te dali futecedhecEdin ne nje thes me hajdutin Meta e kriminelet Basha e Berisha.

  19. Ziguri i qorrit says:

    Analize leshi ky zogu i sales i fute te gjithe ne nje thes

    1. Denis says:

      Pse nuk del me emer mor mut?

  20. Star says:

    Pse nuk e vini emrin e gazetarit. Pse e lejon ti z.Mero nje shkrim te tille provokativ te ketij niveli. Meros duket se te ka ikur mendja per nje qast. Nuk e di ku eshte aresyeja,mjaftohem me konstatimin qe eshte provokativ dhe nuk po eci me tutje
    Nuk ka se si te jete ndryshe deri sa nuk thuhet nje fjale per MONSTREN, qe nga A-ja deri tek ZH-ja eshte shkaktari i kesaj gjendjeje ne Shqiperi. Qellimi dashakeqes i shkrimit del lakuric kur permend rolin e kryeministrit. Pse ky arsyetim per Lulushin, per dordolecin e SHQUP-it dhe asnje fjale per plakun e SHQUP-it, per doktor mortjen, per doktor rrumpallen,per kriminelin ma te madh te vendit ne 30 vitet e fundit.
    Z.Mero vertet si gazete keni edhe qellime biznesi,por nuk mund te arrini gjer ketu ku per hire te pak parave te fellicta qe ju kane afruar per botimin e ketij shkrimi, ti ikni pergjegjesise per ate se per cfare jeni ne kete xhungel te tregut mediati. DENONCIMIN e gjithe krimeve te MONSTES, dhe faktit qe ka medio te tilla qe mban gjalle shpresat e shqipetareve per te verteten.
    Mos e ulni veten kaq poshte se hap pas hapi arrini aty ku nuk do deshironit te arrinit. Jeni vete deshmitar i Ylli Kadriut me te famshmen fletushken ALBANIA,si dhe dhe te famshmit te fletushkes 55.
    Z.Mero! Ndoshta nuk jam une personi qe duhet ta ve ne dukje,se mendoj se Ti e ke aftesine qe ta kuptosh vete kete pozicion tendin,por lejimi i botimit te ketij palo shkrimi ju nxjerr shume zbuluar. E thash qe ne krye te heres qe ky shkrim eshte shume provokativ qe te le nje ndjesi jo te mire kur te lexon.

  21. Shinjestra says:

    Nuk ka pse e radhit Ramen me keta maskarenj,si Meta,Basha dhe Berisha,sepse Rama ka punuar dhe po bene perpjekje per t’a rregulluar kete shtet qe e shkaterroi Sali Berisha me partine e tij Fashiste.

  22. Albani says:

    Sipas ketij mender “Analisti” i bje qe ky me te mençmit e vete te marre keto tre pozicione. Turp te shkruashe nje paçavure dhe ta quashe analize. megjithmend turp.

  23. Dee says:

    Z, mero, ç’po ndodh me gazeten tende?.

  24. Populli says:

    Meta bastardi me i temerrshem ne historine e shqipes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje