Faleminderit doktoreshë Silva, ti vrave korona-frikën time sot

23 Shkurt 2020, 13:09Blog TEMA

Nga Manjola Zeka

Nuk po gjeja qetesi nga tmerri qe lexoja e degjoja ngado per koronavirusin. Lajmet qe jepeshin cdo 10 minuta, duke shenuar cdo rast te ri, vetem me shtonin ankthin. Ishte pak a shume situata e pas termetit, kur edhe per lekundje qe nuk ndjeheshin, titulli ishte nente ballesh.

Nuk e di sa do te zgjaste kjo gjendje, kur diku aty pas mengjesit te kesaj te djele, te mos shihja e degjoja nje ze. Silva Binon. Me nje qetesi apostolike, me nje profesionalizem te admirueshem, me fjalet qe sikur i kishte perzgjedhur, tha ato shprehje qe me sollen qetesine ne kete alarm qe vjen nga cdo krah.

Koronavirusi po na paraqitet cdo sekonde si murtaja qe po shkeli ne vendin tend te shuan; Silva tha eshte vec nje grip si te tjeret me vdekshmeri pak me te larte. Lloj-lloj njerezish pa asnje ndjeshmeri, kush e di per cfare perfitimi, nxitojne te betohen se Shqiperia ne kete situate eshte krejt lakuriq dhe e pambrojtur;

Doktoreshe Silva tha qe jemi mese normale ne masat e marra. Ne kete zjarrmi lajmesh, fake news, frike e paniku te mirekuptueshem, Silva Bino ishte si nje komprese e ftohte mbi ballin qe digjet. Jam e sigurte qe nuk eshte vetem doktoreshe Silva.

Ka vendi plot specialiste te tjere, qe mund te flasin dhe te qetesojne njerezit, apo te ulin panikun. Te shpjegojne cfare eshte ky koronavirusi qe po na vjen ne prag te deres. Dhe sa do desha qe politika te mos perzihej. E mbani mend: Vetem kur folen profesionistet per termetet, njerezit sikur gjeten pak qetesi.

Prandaj t’i leme profesionistet te flasin, te marrin masat, te kujdesen, te raportojne. Dhe t’u besojme. Kjo per mua eshte me e rendesishmja. Besimi. Faleminderit doktoreshe Silva Bino, je po Ajo qe une njoh prej vitesh, e qete, e paqte, profesioniste.

 

2 komente në “Faleminderit doktoreshë Silva, ti vrave korona-frikën time sot”

  1. Al says:

    Po mi moter po…por profesionistet jane specie ne zhduke.Shyqyr kane nganje ne cdo institucion qe per shume arsye nuk I kane perzene……

  2. bledi says:

    Ti paske qene me debile se kjo mjekja. Grip i lehte por me vdekshmeri pak me te larte. Moj zonje, eshte quajtur pandemi globale me mijera viktima cdo dite dhe mijera e mijera te infektuar. Si nuk te vjen turp qe leshon deklarata te tilla. Provojenje nje here te dyja tani te shkoni ne Itali ose Kine dhe ua tregojne gripin e semes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje