Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

21 Shkurt 2020, 14:09Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Konflikti i fundit mes presidentit dhe mazhorancës, përpos fakteve të pakundërshtueshme të kapjes së shtetit, po nxjerr në pah edhe një problem shumë më të madh: dështimin total të reformës në drejtësi.

Pavarësisht manipulimeve të Dvoranit, përpjekjeve për të bërë betimet e gjykatësit tek noteri, makinacioneve të gjithë aparatit qeveritar për të tjetërsuar procedurat, pra përveç këtyre mëkateve të përkohëshme, po rezulton se arkitektura e krejt reformës, sa herë vihet në provë, shkërmoqet si një karabina e vjetër pas tërmetit.

Duke lënë mënjëanë se kush ka të drejtë, Meta apo Rama, se cili do ta kapë apo të mbrojë Kushtetuesen, ky konflikt po na dëshmon një mish mash të hartuar nën diktaturën e urgjencës, që më shumë krijon sesa zgjidh probleme. Le ti marrim me radhë të gjitha rastet që kemi mësuar si pasojë e përplasjes së fundit.

Autoritetet të cilëve kushtetuta u ka lënë tagrin e emërimit të kanidatuarave, pra presidenti apo kuvendi, janë vënë nën trysninë e mospasjes së emrave. Nëse për çdo vend që duhet plotësuar, ligji parashikon që atyre tu çohet një listë me 3 anëtarë gjyqtarë, dhe 3 jo gjyqtarë (pra me 6 persona), të gjithë janë detyruar të përzgjedhin prej një liste të vetme me 3 mundësi. Kjo ka bërë që në fund të procesit,  për katër vendet e mbetuara bosh, të kishte gjithsej vetëm 6 kandidatura. Ky fund qesharak procesi, ka reduktuar në mënyrë të turpshme principin e kontrollit mes pushteteve duke i privuar teorikisht edhe kreun e shtetit edhe paralamentin të bëjnë një zgjedhje të drejtë dhe të ndershme.

Por e keqja nuk përfundon këtu, kuvendi ka shkelur rëndë ligjin, kur ka votuar në 11 nëntorin e shkuar dy kandidatet Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Ndërkohë që përzgjedhja duhej bërë mes së paku tre kandidatëve ajo është bërë mes dy të tillëve duke u shndërruar realisht nga një votim në një emërtesë.

Ka edhe më. Ajo që po diskutohet aq shumë aktualisht, nëse presidenti e humbi afatin 30 ditor, që ligji i përcakton për të përzgjedhur kandidaturën e vet, është e lidhur me të ashtuquajturin “mekanizëm zhbllokues”, që parashikon të mënjanojë pengesat, nëse një autoritet politik do të zvarrisë krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por përplasja e fundit na dëshmoi se megjithëse reforma në drejtësi ka menduar për këtë mekanizëm zhbllokues, askund nuk gjendet e shkruar se si aplikohet ai. Pra kush është institucioni që e vendos nëse kreu i shtetit është në afat, apo e ka tejkaluar atë. Pikërisht nga që kjo “kleçkë” mungon, rilindja u detyrua ti futet kalvarit të manipulimeve duke bërë shkresa të paligjshme pas shkresash, për të botuar emrin e Arta Vorpsit në fletoren zyrtare.

Një tjetër anomali lidhet edhe me radhën aq shumë të përfolur sipas të cilës duhen plotësuar vendet bosh në kushtetuese. Sipas kësaj radhe një herë vendos presidenti, pastaj kuvendi dhe pastaj Gjykata e lartë. Por sot kjo e fundit është inekzistente duke e bërë çorap procesin e përzgjedhjes e duke i lënë secilës palë, të drejtën për të bërë inteprpetimet e veta spekulative.

Pikërisht ky zinxhir anomalish, i dalë në sipërfaqe vetëm prej konfliktit publik mes presidencës dhe shumicës qeverisëse, tregon edhe njëherë se sa herë vihet nën testin e zgjidhjes së problemeve, arkitektura e reformës në drejtësi rrezulton një dështim. Ajo është një ngrehinë e projektuar me shpejtësi, me amatorizëm, si një ekperiment, që edhe nëse e zhvesh nga qëllimet e dyshimta politike, tregon se nuk i rreziston dot përballjes me realitetin.

Prandaj, sado që të na e shesin si një histori suksesi, sado që të na e sheqerosin me serialin e videove të ambasadës amerikane, sado që të na japin shfaqe me testin e poligrafit, askush nuk mund të bindet më për shpëtimin që do të vijë nga kjo gërmadhë ligjore. Madje të parët që e kanë kuptuar këtë janë vetë ata që vazhdojnë ta eksperimentojnë në Shqipëri, por që tashmë kanë marrë vendimin, për të mos testuar si kavie përmes saj edhe fqinjët tanë.

9 komente në “Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi”

  1. Ziguri i qorrit says:

    A ashte gati vera me u ferkua nga mbrapa se nga para ashte prishe.Z Mero se nuk ja dergon edhe komente ktij gazetarit se si reagojne njerzit ndaj ti,ashtu sic i boton artikujt e tij se nuk do shkruante ma,ky rrine c’do dite duke hanger mut

  2. Kalec Dega says:

    Andi, mjafton titulli, mos e dhit ma tej me jargat e tua…ska nevoje per koment jo nga ty por cdo tjeter anal ist tjeter nga Al banistani, jeni vepra dhe krijesa te te njejti sistemi qe gjoja e kritikoni.

  3. Andi says:

    Po pra po mor Andi muti :
    Lexo shkrimin tim me poshte:
    Kjo eshte mese e qarte qe Rdi Rama e boni president per ta shkarku the arrestu ne syte e Evropes ne muajin maj 2020. Arrestimi i Metes ne cilesine e Presidentit eshte me i busjshem se arrestimi i Metes si qytetar apo debutet. Kjo eshte ma se e sigurte, nuk eshte budalla Edi.
    Ai e tha ne fjalimin e madh dhe historik qe boni ne Vlore ne 2009: une i kam hyre politikes per te mbete ne Histori. Dhe po ti shofesh shigjetat e Opozites (qofshin Meta, Lulka, Dr Rrumpalla apo Mona) i kane vetem drejt RAMES. Mirepo ata gabohen: sepse Edi Rama dhe po qe se do te zhdukej fizikisht pga keta tradhetare (sepse edhe mund ta vrasin me ndonje hajni shqipetar apo kosovar), ai, Edi RAMA sapo perfundoj ndertimin e eje estrukture te drejtesise te pakthyeshme, e mbrojtur edhe nga faktori i brendshem (shoqata civile, intelektuale te vertete dhe jo kokezallur te Opinionit, parti politike dhe te tjere personalitete te mazhorances se sotme.
    Prandaj llogarite e METES & co jane pa sukses dhe nuk do i shpetojne burgut asnjeri, duke perfshire edhe pergjejgesit e 21 janarit, Gerdecit, Rruga e Kombit etj etj. Per kete duhet te pregatiten keta palaço dhe jo te flaşın per rrotullim pushteti me Edi Ramen dhe te bojne sikur populli shqipetar eshte duke I pritur me krah hapur qe te vijne vemjet ne pushtet !!??. Kurse Edi RAMA vazhdon te shkruaj historine, i Gjalle apo dhe i Vdekur ! Ai e ndertoi sistemin e drejtesise qe Shqiperia jone priste prej 100 vjetesh. As Fan Noli nuk ia doli t’ia dilte me bacat proserbe, Edi RAMA me mbeshtetjen e zonjes se madhe A.Merkel, triumfoi. Dhe te vjen me vjell kurt ndegjon çunin e Balliut apo thuthuqet qe flasin per kushtet e Bundestatgut !!! Shifni mor hunj kushet e Merkel qe eshte lidershipi i Bundestagut dhe gjithçkaje ne Gjermani, kur i thote Edit: miku im Edi dhe jo zoti Rama ! Kurse ne Opinion e trajtojne Edin si me qene xha Nuri prej Gramshi !

  4. Zigur Qarri says:

    Qarte dhe thjeshte per te kuptuar,se mos rrespektimi i Kushtetutes nga drogaxhiu D’Rama dhe banda mafioze e “rilindjes”,
    eshte de jure grusht Shteti,grusht konstitucional.Dhe Shqiperia per momentin eshte ne Diktature,jo Diktature e ekstremit
    te djatht apo te majt,por Diktature mafioze.Nje mashtrues,nje bandit,nje i semure psiqik,ka marre peng Shtetin shqiptare.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      O Zigur Qurra,te duket “shpikje” e madhe ajo “D’Rama” qe po e shkruan dite per dite…
      Edi Rama eshte vertet nje DRAME,por DRAME per ty e per sojin tend te felliqur…
      Edi Rama eshte SHPRESE per Shqiperine dhe kete gje po e shikoni edhe vete ju,prandaj jeni terbuar!..Por,durim,sepse NUK KENI PARE GJE AKOMA!…

  5. Sali Jani says:

    Doli dhe ky shurra e Saliut

  6. Heronjt says:

    Kur jane njerez si ju qe harroni normal, po te ishte drejtesia ashtu sic thua ti nuk na mbeshteteste njeri. Te vetmit vrases, hajdute batakcinj qe i kane bere shqiptaret te ikin nga syte kembet eshte opozita e vjeter bashke me kryehajdutin qe eshte ne krye te shtetit. Ai asnjehere nuk duhej te behej president, asnjehere nuk ka as moral as drejtesi asgje, pervec faktit qe urrehet me shume se Berisha.

  7. LORA says:

    Andush ,procesi reformues ne drejtesi t’a ka heq ty petllen,,pothuaj njesoj me zullumqaret e partive,partickave dhe kazanit klientelist.
    Duket se edhe ty te pershkojne te njejtat konvulsione prej kesaj “germadhe”,,,,,a thua se je zullumtar i njevlershem me ta.
    Une besoj fort se kjo eshte reforma me fundamentale shtetformuese e 30-viteve te fundit,,,,,o Bushatllar.
    Kete m’a verteton cdo dite edhe cakerdisja transparente e qelbit dhe malinjitetit te integruar ,te antishqiptarve te perbetuar politike e mediatike,,,,qe e zhyten me krye ne hi pas-nentedhejetes Shqiperine tone.
    T’e kam thene,qe andej nga fundi i ketij procesi ti ke per te dale krejt mendsh,,,,nese nuk nderron rruge.
    Tung,,,,i voooogli Bushat.

  8. myzaferi says:

    Andi, me germadhe se ju si gazetare ordinere qe jeni nuk ka me vendi yne. Juve u duket se jeni bere baballaret e kombit, kur ne fakt jeni jashqitja e tij dhe dalengadale do treti si muti ne shi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje