A e di Ilir Meta se Prokuroria e Posaçme e arreston në flagrancë?!

20 Shkurt 2020, 13:46Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po u thotë Ilir Meta shqiptarëve?

Jo, Meta kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.

Kurse Zeusi po qesh.

Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.

Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë?

Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?

Dhe ja pyetjet e tjera që ngrihen për këtë rast.

E di Meta që nuk i tremb dot amerikanët në lidhje me reformën?

E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi?

E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore?

E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë?

E di Meta që, për krimet e më sipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij?

Po, VËRTET mendon ky Meta se mund të trembë politikën amerikane, dhe më gjerë në Perëndim, me një kryengritje fantazëm?

E di Meta që, arrestimi i tij në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët?

Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

35 komente në “A e di Ilir Meta se Prokuroria e Posaçme e arreston në flagrancë?!”

  1. Ulsi says:

    Ngjela po i bën avokaturën Metës,nuk po e le në marrëzinë e tij t’a çoj në fund!

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      lere Zeusin o [email protected] me syze se Ai nuk merret as me sunite por as me te tredhur[atheos] si puna jote ……………

      1. Zeusi says:

        Iliri jot , llagapin nuk duhet ta kete me e-a , por me u-i, pra muti !

        1. Raimond vlonjati says:

          Po flet idioti Ngjela

      2. pa vlere says:

        Futja kot.
        Gjykon Ngjelen nje sufllaqe-bërës, hah..
        Sado “i rrjedhur” te jete, avokati ka lexuar me shume libra e ligje, se sa ke pare ti sufllaqe.

    2. Prind says:

      Ilir Meta eshte duke konsumuar vete nje grusht shteti, si komandant i forcave te armatosura, pretendon te rrezoje qeverine me kryengritje. A nuk eshte ky nje grusht i paster shteti. Sigurisht qe duhet te arrestohet ne flagrance.

    3. DinPak says:

      Chi vol’ vivere e star’ bene,
      Prende il mondo come il viene!

  2. Kalec Dega says:

    shko mo debil se te doli boja edhe ty… ja ke kaluar Braces me lehjet e tua si llëpirs b ithe

    1. Dega Kolec says:

      Po ti o Kolec zagar i kujt je? I sales, Metes, Bashes apo i kryelopes!

      1. Shqip says:

        Jo Kolec, se eshte emer dhe goxha emer, po KALEC, dmth SPIUN I DEGES se pune e te brendshme. E ka zgjedhur vete te quhet keshtu,me emrin e profesionit te dikurshem… eshte nostalgjik anakronik.

    2. Emigrante says:

      Eshte i vermi qe thote te vertete edhe se sna pelqen

  3. SHKELZENI says:

    PROTESTE NUK DO KETE .
    ILIR META ESHTE FRIKACAK BURGUN E KA FRIKE SHUME .
    DHE E DI SHUME MIRE QE DO ARRESTOHET NESE SHKEL LIGJIN AI NGELET GJITHMONE NE KUADRIN E FJALVE DO VRASE VETEN DO DORHIQEM NUK IKI E TE TJERA.
    EDI RAMA E DI SHUME MIRE DHE E LE TE SUPER DISKRETITOHET QE NE MOMENTIN QE DO ARRESTOHET TE MOS KETE ASNJE KUNDERSHTIM

  4. Alb Tr says:

    Ti te ca trapin legen muti me analizat e tuja.Bythperdredh gjithmone,na hiqesh tashti sikur zgjaursia jote ska kufi.Ti buce dhe te tj si ty,ja keni ngrejt menjen Ilirit,Sales e te tj,sepse nje dit thoni shkelje kushtetute dhe e drejtave te njeriut kur qeveria kerkon qe kriminelet te tregojn te ardhurat,e ju me paturpesi etiketoni si diktator,e me pas na cani trapin se gjoja krimi po mund shtetin, (per ju duhet cu ai rafmetliu tja u shkerdhej robt,se e paska pas mire,mqn na thoni te drejtat e krimineleve )..Shko legen,populli e kupton me mire se ty,se cbehet,e ska ndermend te mbroj Lir Floririn e bucen Mona,por dijeni se dhe tipa si puna jote,apo anal-iste si Lubonja,Byth-ati,Gjon gjin llesh dod gjonmarkaj nuk do fare tju shofin me sy.

    1. Shkodrani says:

      Po si popull pa histori pse them pa histori sepse juve historine boni sikur i dini po i harroni krejt nuk pu ju coj shum larg me shekuj por 22 vite perpara sali udb nuk ka pas kur popull me vete historikisht edhe 1992 fitoi demokracia sepse njerzit kerkonin antikomunizmin qe ishte shum normale e jo per sali udb por cfare boni sali udb e dogji shqipen ne 1997 me urdhrin e udb edhe prap ne 1998 boni qka deshi se pushtetin w kishin vellezrit binjak sepse ato jon 1 nuk jon 2 prandaj bohuni pak me te zgjuar e realist ne jemi popull kot sepse ashtu jemi mos tna vij inat fare shkojm pas 1 kush del 1 prapa si bythlepirsa e qent per kocka e te tjere sehirxh pastaj thojn europa e usa te boj demokracine prandaj se po i bie pak gjat thjesht per kujtese kto pushta te kuq e kam fjalen per te gjithe nga saliu rama meta basha ruci e shpk e tyre kane mercenaret e tyre te paguar edhe pa pagese po me kocka si qente per pak bythlepirje e bojn ate qe thojn rremujen a kryengritjen nuk asht problem se ktu ka qeveri hajdutash e jo shtet a kuptoni si do qe te jete do e pesojn ca njerez kot ndersa kto me kostume e gravat ndajne pazaret per ditet qe vijn kaq kisha me thon mos u boni serhixhinj por delni ju perpara kundra te ktyre ne pushtet e tyre gjoja opozite e coni te enver homo ne sharr atje e kane vendin kto parti majtas e djathtas se te njejtit njerez jon hajde tung shqipe

  5. Elton says:

    Po he pra, kur do ARRESTOHET???

  6. Populli says:

    I erdhi fundi….ngordhja…sic thone helmoi D.Priftin dhe e zune mallkimet…

  7. dritani says:

    Ka disa dite qe e degjoj presidentin e vendit tim tek ligjeron ne fantashkencen e tij. Duhet ta dije, por po ia kujtoj nje shprehje popullore: “Qeni qe leh nuk te ha”!

  8. FATMIRI says:

    NA RROFSH TRAPIN O KOLEC SPIUNITTE DHIMBSET ILIR HAJDUTI O LEGEN

  9. Rama i Pare says:

    Meta eshte nje ish hajdut qe ka te drejte ne kete rast zoti Ngjela.
    Po ti e di qe ne Shqiperi po instalohet nje diktature?!
    E di ti qe ne nuk duam nje regjim si ai turk apo rus?!
    E di ti qe ne krye kemi nje hajdut me te madh se Meta?! Nje hajdut ne diktature quhet grabites.
    E di ti qe drejtesia e re nuk po shqetesohet per vjedhjen e votes dhe te parase se ketij kombi?!
    E di ti qe nje autokraci si kjo e Rames se pare n’a i ben te dores se dyte vjedhjet e Metes?! E di ti qe njerezit i nxorren nga shtepite qe bashkehajdutet dhe pastrusit e parase te rrine ne krah te Rames( kryehajdutit)?!
    Cfare sugjerom ti debil midis dy te keqijave?!

    1. Andi says:

      Diktatura sateme.Ke bo vila pa punu nji dite dhe te ka hy tartakuti.Diktaturen e kemi jetu dhe e dime si eshte.Tik,tak,ofl,spak.

      1. Rama i pare says:

        Une jam larg o casus debilus.

  10. Redi says:

    Nga ta dijë ai o Avukat nga çepani i skraparit është skocez hesapi.

  11. E èma e Zeqos says:

    I rrethuar nga Tedi Blushèt dhe bibilushèt, Ilir Metès i duket vetja GJENERAL.
    Nuk èshtè i pari shqiptar qè i merr koka erè dhe hija e mèngjesit e merr mè qafè.
    Lèreni tè bèjè trimin edhe ca ditè, ju lutem. Deri tè vijè 2 Marsi dhe shqiptarèt tè gajasen me qytetarin e nderit tè Greqisè. Mbase e ndihmon Janulla nè bulevard. Ia ka njè deryrim ai mjekèrrcjap,,,,nènshtetèsinè shqiptare qè ia dha GJENERALI i hajdutèrisè.
    Pushka top more burri i Monikès.

  12. demo says:

    Edhe jasht pushtetit Avokat Ngjela i tmerron keta hajdute.U nngriten nnga hici.Nuk kane asnje zanat,nuk kane punuar kurre.E vetmja mjeshteri qe kane,,eshte te vjedhin kur jane ne pushtet.Imponohen me kryengritje,me antiDiktature,se u be deti kos,vetem per garuzhden e Tropojes dhe Skraparit. Burguu,burguuu per hajdutet.

  13. Kolec Dega says:

    Ketij shurraqit Ilir floriri duhet treguar vendi sa me shpejt te jete e mundur.SPAKU pa u sforcuar fare ka vidion e Priftit per 7% e 700 milion eurove, verifikimin e pasurive marramendese te tij si prona te paluejteshme ashtu dhe depozitave bankare ne Londer e vende te tjera si dhe thirjen si deshmitar te Berishes per deklaraten publike si hajdut i floririt dhe vrasjen e 2 qytetareve e zhdukjen e kufomave pas malit te Dajtit.

  14. luka says:

    Meta ia kendoi kurvallahun vetes. Kaq e pat dhe dinastia e tij e pangopur. E shkaterroi kete vend bashke me bandat kriminale te Berishes e i ka hedh shkelmat siç ka dashte e siç e kane lene, por nuk priti dhe mesa duket po i sharron vete duar e kembe me kushtrimin qe ka hedh. Nje kryetar shteti ne detyre ben thirrje per te hedhur poshte shtetin qe drejton!!!
    A e kuptoni o miq se deri ne çfare absurditeti mund te shkoje kjo qenie, qe as njeri nuk mund ta quash e jo me t’i shkosh prapa.

  15. Kuq e zi says:

    Meta qe te kete meshiren e historise duhet te beje kamikazin
    Dmth te tregoje cfar dine per bashkeqeverisjet ps-lsi dhe pd-lsi
    Me njohurite qe ka i merr te gjithe me vete mbase pataj kur te studiohet historia njerzit do kene pak simpati per te

  16. SPAKTAKU says:

    Spartak Spektakulari Ngjela i vetmi shqiptar qe ka besim te SPAKU i Rucit/ Metes/Saliut/Rames, lol

  17. Ekuacion says:

    Avokat Ngjela,
    je thjesht UNIK !
    Je tjeter kaliber ti.
    Mund te jesh I mire, I krisur, I keq, etj.etj..
    Por qe je TIP më vehte, dhe UNIK, kjo nuk ka diskutim.
    Ja “marke tjeter, marke e veçante”.
    Qëndro keshtu dhe mos u be pjese e tufes!
    Edhe pse kjo ka kostot e veta, edhe pse do thone qe je I çmendur, qendro unik Avokat!
    Me mire te thone “je I cmendur” se te jesh pjese e tufes!

  18. myzaferi says:

    Taku, mos degjo keta ketu ne komente se as sa shurra jote s’kuptojne. Sot eshte koha e te çmendurve, por jo te bejne gjemen se ne te semes shkojne por u duket se bota eshte e tyre dhe flasin e gerhasin si injorante qe jane, gjallesa jane, Taku, gjallesa qe lepijne bythen e te tjereve se jane te pa zot vete dhe fshihen pas ferres duke pare nga vrime dhe mburren sikur kuptojne. Ilir Meta e hengri kesaj radhe , po rende ama. Po ta kruash me fik deti, ajo te gjene. Te djeg shume ai i shkret:

  19. Shefkiu says:

    Asgjë shqetsuese nuk ka në lëvizjet e Metës. Po afron afati i përfundimit të punës së komisionit hetimor parlamentar. Por Ramës dhe Ruçit, i duhet një arsye për të shtyrë përsëri dhënien e rezultateve të punës së këtij komisioni. Duket, Metës i është kërkuar nga Rama dhe Ruçi të bëjë disa lëvizje teatrale për të justifikuar shtyrjen e afatit të komisionit. Ndaj them, duhet pa tjetër të jetë një lëvizje e konsultuar midis të treve, Ramës, Metës dhe Ruçit. Për ta vënë gjoja në lëvizje dhe për ta bërë sadopak të besueshme, Meta thirri në Presidencë Bashën dhe i “kërkoi” që ai të sjell në datën 2 Mars nja 10 mijë veta, ( dmth nja dy a tre qind) për të krijuar zhurmën e nevojshme justifikuese, për jetgjatësinë e Metës në zyrë. Pra, kot ti kushtohet rëndësi kësaj ” lëvizje revolucionare” të Metës, është teatër, e dirigjuar nga Rama dhe Ruçi.

  20. Koba says:

    Po nuk ka se nga ta di Like Floriri se cfare mund ta gjej per “Beselidhjen e” e 2 Marsit .Ai duket se jeton ne Hene dhe ka kontakt vetem me Zedhensin Ted Blushi dhe Palo-Keshilltaret e Tij.Po si rregull kjo e thene prej Tij eshte Zallamahi e Paralajmeruar nga nje i Deshperuar ,nga nje i rrezikuar nga Mbytja.Prandaj dilini perpara Situates e Rraseni Mrena te Lidhur dhe me Kasken e te Denuarit me Pushkatim se do te na beje ndonje Gjeme dhe do te ngelet pa Refyer Bagabondlleqet e Tij.

  21. Veshgues says:

    Jane levizje inovative te individit Meta me qellim qe shkoj brenda per aresye politike ose kushtetuese.
    E di mire qe mund ta arrestojne! Por atij i duhet kjo! Ne se mbas shkarkimit si President, do te merrej nga SPAK e qarte se do hetohet dhe gjykohet per pasurite qe perflitet. Vidjoja 7% nuk e ka bindur popullin, pavaresisht gjykimit ligjor. Perkundrazi i ka hedh zjarrit benzin.
    Mese ndodh kjo Iliri do te merret per te sqaruar burimet e pasurise si dhe skandalet e perfolura.
    Prandaj atij i duhet 2 Mars per rrumuj dhe mundesisht ta arrestojne. Mendon se do shpallet Hero! Njerezit e thjeshte me c shoh nuk mendojne keshtu! E njohin mire!

  22. Viktori says:

    Papagalli I mero shpellarit.. akoma ske vdek ti pjelle e keqe

  23. Mbi 2 Marsin says:

    Me keto marrezira, qe ka bere ky njeri deri sa erdhi e u be nje palo president, une kam bindjen se me 2 mars nuk do te kete ndonje gje te vecante, por kam frike se duke lexuar komentet e panumerte, ai mund t’i beje ndonje gje vetes.
    Shikojen edhe kete mundesi. E ka thene edhe vete dhe mbase kete do te realizoje. Ai eshte rangu i Salvador Alendes, Mic Sokolit apo Avni Rustemit. Po ndodhi kjo, atehere hapet pune e madhe… Mjere shqiptaret! Lume shqiptaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje