Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën

20 Shkurt 2020, 11:17Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Padyshim që sot reflektimet dhe fotot e kohës që tregojnë rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha do të sundojnë diskutimin publik.

Por unë doja që plot 30 vjet më pas, ta shikoja pak ndryshe rrëzimin e diktaturës dhe heroizimin tonë atë kohë.
Si fillim: A e rrëzuam ne dikaturën apo ajo ra vetë dhe na ftoi ti jepnim një dorë?

Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që u çlirua nga komunizmi. Në Shqipëri ai ra pasi rumunët e kishin pushkatuar çiftin presidencial e i kishin tërhequr zvarrë.

Komunizmi ra, në kohën kur nuk mund të mbahej më, pasi ekonomia kishte falimentuar tërësisht. Komunizmi iku pa shkrehur asnjë pushkë dhe më shumë dhunë është përdorur në protestat e vitit 2019 se në ato të 1990-1991.

Pa llogaritur 1997, kuptohet. Komunizmi më i egër në Europë u dorëzua sepse falimentoi si kauzë dhe filozofi ndërkombëtarisht. Jo më kot në krye të “revolucionit” nuk ishte një disident, por një komunist dhe disa pinjollë të regjimit.

Megjithatë kjo nuk zbeh rolin e studentëve dhe të atij revolucioni që e përshpejtoi këtë rënie.
Unë doja ta shikoja në një tjetër kënd edhe “heroizmin e forcave demokratike”?

Heroizëm, më shumë se sa të shembësh një diktaturë, pavarësisht forcës së saj, është të mos lejosh më të të hipin në qafë dikatorë të tjerë.

Ne komunizmin e shembëm, apo i dhamë një dorë të bjerë, vetëm si qeverisje dhe sistem politik. Por nuk e larguam si filozofi politike, as si mentalitet.

Ne lejuam dhe mbështetëm të na qeverisin njerëz me tipaere të forta autoritariste, votuam që të nesërmen, sërish ish zyrtarë e funksionarë të regjimit komunist.

Pranuam një metamorfozë të sistemin nga të njëjtët njerëz dhe procesi që na mundoi më shumë ishte të hapnim disjet e Sigurimit për të parë kush kishte shkaktuar viktima të pafajshme.

Ne nuk ndëshkuam as krimet as kriminelët, ndaj dhe sot 30 vjet pas rënies së atij busti, në tërhiqemi ende zvarrë si popull, duke u lutur që qeveria e ardhëshme të jetë më e mirë se ajo që është, edhe pse na del gjithmonë e kundërta.

Nuk mendoj se ka shumë arsye për të qenë të ngazëllyer sot për 20 Shkurtin!

6 komente në “Komunizmi kishte rënë! Ne rrëzuam bustin, ndërsa komunistët mbetën”

  1. Qifqi Bupqi says:

    O kar.
    Ka me shum krime dhe kriminel tashi sesa n komunizem.
    Komynizmi shtypi krimin.
    Tash kriminelat kan vershu si ata bubrrecat kur dalin nga vrimat..dhe s ka amerik qe ti beh zap..amerik…ça amerike,,amerika i mshtet kriminelt..
    Sipas parimit universal “pa krim s ka Perendim.Pa kriminela te parimit,hiq e fut,s ka Holliwud,
    Se po s pati kriminela s ka Marlin Monro s ka raki uiski as birra stela,sic ka thon Qinan Karela”

  2. spata says:

    Z. Mentor . Prisja te thoshje me ckoqitur .Ke kaq shume eksperience ne tragjedine shqiptare sa ngaterrohesh me termin: Komunizmi kishte rene . Ne rrezuam bustin , ndersa konumistet mbeten .Une kam tjeter perceptim per komunizmin shqiptare .
    – Ne Shqiperi nuk mund te pretendohet se kishte ide komuniste. Ate e diktoje Titua qe kishte synime aneksimi te vendit tone .Hoxhes dhe shume agjentve ,qe kishin penetruar ne LAFNC, ju pelqeu dhe detyruan popullin clirimtare te ndiqnin nje rruge pa e ditur se ku te conte .Keshtu ne na mbeti ideologjija komuniste edhe per faktin se ne mbetem ne anen e BRSS.Donte sdonte udheheqja, qe doli nga lufta e dyte boterore, do te punonte qe ne Shqiperi te vendosej modeli i komunizmit sovjetik .Por populli, sidomos ai i Veriut dhe disa zona te vecanta, nuk u pajtuan asnjehere me kete diktature .Mbas viteve 1958 kemi nje reagim me te madh te popullsise kunder komunizmit qe nuk cfaqej hapur per tju ruajtur spastrimeve nga diktatura .Mbas viteve 1966 kemi nje tabllo tjeter .U ngriten struktura te vecanta me fanatike rreth Diktatorit qe mbronin dhe propogandonin idet e komunizmit Enverjan . Ska me ne propagande Mark-Engels-Lenin -Stalin por vetem Enver -Mao Cedun Pikerishte ketu fillon dhe degradimi i komunizmit ne Shqiperi .Cdo gje funksjononte ne inercine e ideve se sa te ndergjegjshem per ideologjine komuniste .Gradualishte filloj te instalohej nje diktature e tipit bolshevik si ajo e Stalinit .Vitet 1972-deri sa vdiq Hoxha as behet fjale me per komunizmin shqiptare por per nje shtet qe filloj te haje vehten(Diktature karakteristike per genin shqiptare qe ha veten e tij .Propaganda vazhdonte por skishte asnje efekte pozitive vetem shkaterrues .Ne vitin 1978 filloje kriza e sistemit qe edhe sot ska te ndalur .
    – Ne rrezuam bustin . Kush ne . Popullit as i vinte ne mendje te merrej me bustet por ishin pikerishte te shiturit ne agjenturat e huaja dhe mbetjet e aparatit pran kupoles komuniste Ramizjane qe nxiten rrevolten per te rrezuar defakto sistemin ne favor te tyre .
    -Komunistet mbeten . Kjo eshte propagandistike .Se kush mbeti Kikia e di shume mire.Ketu te perqendrohej e ti zberthente lidhjet e kesaj klase qe hypen ne pushtet pas vendosjes se demokracise ne Shqiperi .Fatkeqsishte per ne eshte vazhdimesia ne pushtet e mbetjeve te komunizmit allashqiptarce me ish agjentet e shitur tek armiqte me te betuar te popullit shqiptare .Hapeni gurmazin dhe thuajani hapur popullit se ai i di shume here me mire se sa konentet qe behen sot neper studjot Tv dhe Medjat .Hapeni gurrmazin te orjentohet populli te njohi mire e te kete mbeshtetjen per te ndryshuar . Pse ne nuk ndryshuam kur shume shtete te Lindjes i kaperxyen me shpejtesi pengesat e idiologjise komuniste. Sepse ne rrezuam bustet e komunizmit ,u vetequajtem shtet demokratike dhe reformen e prones ,qe eshte baza e sistemit ,nuk e beme por vazhdon te jete ajo e komunizmit Enverjan e tjetersuar nga mbetjet e tije qe muaren fatet e vendit ne demokraci .Pikerishte eshte kjo e fundit qe mban ne pushtet ata komunista qe nenkupton Kikia .I merni me radhe politikanet e pushtetaret nga kan ardhur te kuptoni komunizmin shqiptare .

  3. Kasandra says:

    Busti ?!
    Busti ra sepse e kishin zhvidhosur natën ata që zhvidhosën ekonominë dhe partinë 15-20 vjetët e fundit të socializmit. Interpretimi antihistorik i socializmit në Shqipëri dhe i “rënies” së tij përcakton personalitetin dhe karakterin mjeran të artikullshkuesit si në përrallën “Dhelpra dhe rrushtë”.
    Historia vlerëson veprat dhe veprat e socializmit u ngritën të gjitha gjigande e madhështore në kushtet e egra të “luftës së ftohtë” dhe të pasojave të saj. Ato janë dëshmija historike e popullit shqiptar që me vetëmohim, mençuri dhe trimëri arriti të ngrejë dhe të mbrojë shtetin e tij të fortë e të pavarur shqiptar të pranuar dhe të respektuar nga e gjithë bota moderne.
    Dita e Enver Hoxhës është dita e çlirimit nga pushtuesi, është dita kur u përmbysën shekujt e shtypjes, të errësirës dhe të prapambetjes, është dita e madhe e atdhetarizmit dhe e unitetit të gjithë popullit shqiptar, është dita e rritjes graduale të mirëqenies popullore, është dita e përurimit të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore, është dita e përurimit të hidrocentraleve dhe e modernizimit të industrisë dhe të bujqësisë, është dita e madhe e përfundimit të elektrifikimit në të gjithë vendin, sot dita e Enver Hoxhës është edhe çdo ditë pune për mirëmbajtjen e tyre dhe përkujtimore nga populli punëtor shqiptar. Ky është busti i Enver Hoxhës që nuk ka forcë apo logjikë njerëzore që ta rrëzojë. Lavdi popullit shqiptar dhe udhëheqësit të tij të madh Enver Hoxha! Kasandra.

  4. Kurban Bajrami says:

    Akoma nuk e ke marre vesh o i kulturuari Kikia qe ai i Enver Mortjes nuk ishte bust, po shtatore. Nga dikush qe nuk di mire gjuhen qe shkruan, cfare mund te presesh te mesosh?

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Pse kush po thotë se ra komunizmi? askush nuk e vë në dyshim një gjë të tillë. .ja ke saliun përfaqësues të komunistëve nga njëri krah ke edhe çunin e kristaqit nga krahu tjetër. .e po nuk u ngopet me këta çdo ditë ke shkrime në media mbi jetën dhe veprën e qoftëlargut enver. .madje këta po e mbajtën qeverrinë e dhe nja 10 vjet akoma do të jenë në gjendje ta rikthejnë bustin e qoftëlargut (që ky shoku ka qejf ta quaj shtatore..)aty ku ishte. .duhej të ishte djegur fara e keqe. .brezi ynë ishte i paaftë dhe i papërgatitur për revolucion pavarësisht se ishim të shtypur. .u gënjyem si ai fëmija i vogël me një karamele dhe ramë viktima të sali berishës e neritan cekës. .

  6. mir says:

    rrezimi i anti Krishtit ishte nje nder ditet ma te bukura te jetes time … mallkuar kjofte ai njeri gjak pires…..bashke me legenat qe ka lane mrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje