Nga Pirro Prifti
Në historinë e pas viteve `90 në Shqipëri është i vetmi rast kur një president del nga kornizat ligjore kushtetuese dhe akuzon Parlamentin e vëndit të tij dhe Qeverinë e vëndit të tij sikur ata kanë bërë të ashtuquajturin `grusht shteti` brënda vëndit, duke harruar se një President në një Republikë Parlamentare ku vetë Presidenti është i emëruar po nga ky parliament për të patur një rol onorifik dhe unifikues në këtë republikë parlamentare.
Shënjat e iluzionizmit janë sa të çuditshmtë aq edhe të rrezikshme dhe shëmbuj ka plot ku iluzionistë të njohur si: Yu Ho-Jin – Manipuluesi, Dan Sperry-prastigjetori, Jeff Hobson-trukebërësi,
Jonathan Goodwin- i paarsyeshmi, James More-mashtruesi, Raymond Croëe- i pazakonshmi, Adam Trent-futuristi, David Koperfild-magjistari, kanë mahnitur njerëzit me truket e tyre të jashtzakonshme duke rrezikuar në disa raste edhe jetët e tyre për ta bërë çfaqjen sa më interesante.
Në realitet iluzionet personale të një njeriu janë të ndryshme nga iluzionistët të cilët janë njerëz normalë por bëjnë truke si ato më lart, për të kënaqur njerëzzit nëpërmjet çfaqjeve. iluzioni nga ana mjekësore është një perceptim fallco i realitetit apo gabimi ndaj një diçkaje e cila në realitet nuk është. `Perceptimi i gabuar ndaj stimujvve të jashtëm (visive, auditive, sensoriale, etj). Shumë iluzione mund të jenë të padëmshme por në disa raste të vecanta janë tipare të .. Depresionit` (https://medical-dictionary.thefreedictionary.com/Illusions).
Po i përmënd këto për një rast të veçantë që po ndodh në Shqipëri kur një President nën hetim , për tu kundërpërgjigjur presionit të ushtruar ndaj tij nga Parlamenti, qeverisja, madje dhe populli, kunërpërgjigjet duke akuzuar të mësipërmit përë një grusht shteti. Akuzë e rëndë por në fakt është një iluzion sepse nuk mund të bëjë të ashtuquajturin `grusht shteti` shumica parlamentare dhe vetë qeveria. Definicioni Grusht Shteti ose `Coup d`etat` sipas Clayton Thyne dhe Jonathan Poëell përcaktohet si: “përpjekje ilegale dhe të hapura nga ushtarakët ose elita të tjera brënda shtetit për të larguar egzekutivin aktual“ (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Coup_d%27%C3%A9tat).
Që këtu shihet qartë problemi iluzionar i Presidentit tonë actual, i cili nëpërmjet një truku (ndoshta për shkak të depresionit) kërkon tua hedhë fajin të maxhorancës, pra, parlamentit dhe qeverisjes, në një kohë kur realiteti është krejt tjetër. Më biçimsëze janë justifikimet e vartësve të Presidentit të cilët paradoksalisht interpetojnë Kushtetutën sikur Kushtetuta të shprehet për një Republikë Presidenciale dhe jo për një Republikë Parlamentare të miratuar me Referendum .
Një nga veprimet iluzioniste të një Presidenti me iluzione që janë të rrezikshme për të ardhmen e vëndit është edhe dalja disa herë në media për të faktuar iluzionet e vata e për më tepër për ti mbushur mëndjen vehtes se ajo që po bën qënka e mirë për vëndin. Deklarimet në media dhe në opinione tek Top Channel para disa ditësh pasqyrojnë edhe një herë problematikën që ka vetë Presidenti për të dalë nga akuzat që i ka bërë Parlamenti për shkelje të Kushtetutës disa herë, për të cilat vazhdon të jetë nën hetim parlamentar. Qorrsokaku në të cilën ka rënë, ka shkaktuar pa dashje apo me dashje, një situatë ku një president i emëruar nga Parlamenti nuk përfaqëson unitetin e popullit, por edhe rolin e tij si president onorifik duke e çfaqur vehten si një President më kompetenca të plota por..që nuk janë të shkruara në Kushtetutë.
Argumentet sofiste që lëshoi kundër një zyrtari si Dvorani të pasqyruara si padi penale, ka shumë pak mundësi të argumentohen si të tilla, dhe një nga arësyet është se pikërisht akuza e tij për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Maxhoranca janë pikërisht dëshira e tij e fshehtë për të patur njerëz të tij në këtë Gjykatë për ta mbrojtur nga akuzat që ka lëshuar Parlamenti shqiptar.
Këto `rofeshiata` politike të Presidentit për të shpëtuar nga akuzat Parlamentare sigurisht nuk do të kenë sukses sepse personalisht mendoj se jo vetëm ai ka shkelur Kushtetutën duke bërë një karshillëk të sëmurë por gjithashtu mendoj se edhe populli nuk është i mendimit se ky President të mund të përfaqësojë unitetin e vëndit dhe mbrojtësin e kushtetutës sepse më tepër kjo mbrojtje i ngjan mbrojtjes që i bënte Don Kishoti Dylqinjën imagjinare të Tobozës e cila në fakt ishte një fshatarkë që e njihte realitetin e vet dhe habitej nga frazeologjitë dokishotiane.
Z.president
Ti nuk i shpeton dot spakut
Mos kalo ne histori si i vetmi politikan qe pagoi per te gjithe te tjeret
Pendohu zoteri trego se ckeni vjedh e rrjep keta 30 vjet me bashkeqeverisjen e pd dhe ps
Jam i bindur qe ti po ta besh i gropos te gjithe
Mbase historia te jep nje vlere ne te ardhmen sepse dihet qe korrupsioni nuk ishte nje rast por fenomen
Parlamenti eshtë ligjvënësi.
Ai e shkarkon presidentin ashtu siç e zgjodhi.
Nëse presidentit nuk i pëlqejnë ligjet që ben parlamenti,ai jep dorëheqjen.
Presidentit kushtetuta i imponon pa anësi qe ai nuk e ka dhe e manifeston.
Presidentin nuk e ka zgjedhur populli në emrin e të cilit ai flet.
Presidenca është shëndrruar në çerdhe hajdutësh të korruptuar.
President është hajdut dhe duhet të dali para drejtësise.