Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit

20 Shkurt 2020, 12:15Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Nuk e dimë se cili do të jetë dekreti misterioz ”anti-puç”, që Ilir Meta premton për 2 marsin, por dimë që tani se Kreu i Shtetit e ka humbur legjitimitetin dhe besueshmërinë për ta firmosur atë. Thirrja e një tubimi në shesh kundër qeverisë shkel Nenin 86 të Kushtetutës, që detyron Presidentin e Republikës të përfaqësojë unitetin e popullit.

Në kundërshtim me logjikën, sipas së cilës puçistët zakonisht janë një pakicë, të cilët, nga opozita përmbysin pushtetin duke përdorur forcën, Presidenti i Republikës akuzon për grusht shteti mazhorancën, e cila është tashmë në pushtet pasi ka fituar zgjedhjet. Ky grusht shteti mbrapsht, në realitet, ekziston vetëm në botën paralele në të cilën Ilir Meta është kthyer të jetojë pas një vizite të shkurtër në tokë, në javët që pasuan tërmetin.

Meta është sërish në krye të botës së tij virtuale, në të cilën u votua më 13 tetor, ku parashikohen tërmetet, ku Parlamenti do të digjej, ku ambasadorët kërcënojnë dhe bëjnë komplote, ku institucionet ndërkombëtare janë në duar të bandave kriminale dhe ku LSI në zgjedhjet e vitit 2017 u bë forca e parë politike dhe fitoi më shumë se 50 mandate.

Në botën virtuale të Ilirit dekretet nuk shërbejnë për të rregulluar jetën e vendit, por për ta kërcënuar dhe, në vend që të publikohen në Fletoren Zyrtare, shpallen paraprakisht në televizion me tone kërcënuese pa zbuluar përmbajtjen e tyre, pikërisht ashtu sikurse ka bërë në nëntor me një video misterioze kundër Dvoranit, e cila, në të vërtetë, nuk u pa kurrë. Në planetin ku jeton tani Iliri, Presidenti i Republikës vesh parzmoren e Skënderbeut, është kryetar i një force politike dhe thërret opozitën, duke e urdhëruar të dalë në shesh në krah të tij, duke sjellë të paktën 10.000 militantë, të cilët, nëse Basha do t’i kishte ende në dispozicion, protestën do ta kishte bërë vetë, pa patur nevojë të priste atë që thërrasin të tjerë.

Por planeti i drejtuar nga Presidenti ynë është një planet tashmë i shkretë. Madje edhe Lulzim Basha, tanimë i zgjuar nga gjumi i arsyes që zgjati saktësisht një vit, e kupton se një javë pas një konference botërore, e cila i beson Edi Ramës një shumë prej 1.15 miliard eurosh, nuk ka asnjë kuptim të organizosh një protestë duke e akuzuar si puçist. Dhe e kupton që, ndërsa 10.000 shqiptarë ende banojnë nëpër çadra dhe vendi ende është në gjendje emergjence për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të kthehesh në shesh për të sfiduar shtetin dhe policinë është një akt i papërgjegjshëm politikisht.

Ndërkohë, të largosh vëmendjen e policisë, e cila për herë të parë është angazhuar të luftojë pasuritë e krimit, duke e detyruar të luftojë me molotovët e Presidentit, është një vetëvrasje politike, përveçse edhe e dyshimtë. Pasi ky “escalation” i papritur politik pikërisht të nesërmen e nisjes nga puna të OFL-së nuk kuptohet nëse është vetëm një koincidencë.

Por, mbi të gjitha, ndryshe nga Ilir Meta, Lulzim Basha, i cili e dorëzoi të gjithë pushtetin sipas parimit fëmijnor “sa më keq, aq më mirë”, duket të ketë kuptuar më në fund se e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në pushtet është të bindësh shumicën e vendit që ta ndjekë dhe se për të hyrë përsëri në institucione duhet të arrish të kapërcesh si fitimtar të vetmen portë hyrëse që njeh bota demokratike: zgjedhjet e lira. Strategjia e molotovëve dhe e sheshit ka dështuar dhe, sikurse thoshte një poet rus, në një terren tashmë të djegur, zjarri nuk përhapet më.

Ja pse Ilir Meta tashme eshte vetëm. Përveç tij dhe Tit Vasilit, në atë botë virtuale ka mbetur e jeton Sali Berisha, i pushtuar nga deliri i tij patetik dixhital, konfuz edhe për rolin që duhet të luajë: pasi nuk e di më nëse do të jetë një ish-lider që vijon të ëndërrojë revoltën popullore e cila nuk shpërthen, apo një ish-botues i falimentuar, i cili beson se mund të ndikojë akoma zhvillimin e ngjarjeve duke u vënë biznesmenëve gjoba, që nuk trembin tanimë askënd. Ose thjesht nje plak qe pasi pretendon se i ka sherbyer popullit per 25 vite, i ka mbetur nje supervile me 7 oxhake buze detit, nje djale qe shtetit cdo muaj mes luksit neper bote, dhe nje dhenderr qe eshte i vetmi ne gjithe fisin e tij te madh qe papritur ka trasheguar miliarda.

Për fat të mirë, ashtu sikurse ka treguar historia, jeta vazhdon edhe pa ta dhe pavarësisht nga ata. Probleme në vend ka dhe janë ende të shumta, por pas pak më shumë se një viti do të ketë votime, me një makineri të reformuar elektorale që shpresohet se më në fund do të jetë e pavarur nga partitë dhe ai do të jetë momenti për të testuar opinionin e popullit: në rast se gabimet e bëra nga Edi Rama do të gjykohen se janë më të rënda nga meritat e tij, qeveria do të ikë dhe do të zëvendësohet nga një forcë e re politike, e cila do të mund të ndryshojë ligjet që do të konsiderohen si të gabuara. Kështu funksionon demokracia.

Por, ndërkohë, institucionet e reja të drejtësisë po marrin formë dhe forcë, lufta kundër krimit të organizuar duket se me ne fund është ngjitur në vendin e parë në listën e përparësive, komuniteti ndërkombëtar është krejtësisht përkrah shqiptarëve, mazhoranca dhe opozita tashme janë ulur në tryezën e reformës zgjedhore dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian duket se është më në fund e afërt. Dikush le ta informojë Ilir Metën për këto lajme të mira. Por jo, nuk ka nevojë: pikërisht nga fakti se sapo ka shpallur revolucionin në shesh, kuptohet që këto lajme tashmë ai i ka marrë.

26 komente në “Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit”

  1. Kalec Dega says:

    Po po merruni me Floririn e Rames, ose kot quhet Floriri i Rames?
    Pra ne shqip:
    ata jane nje…bejne sikur zihen si armiq por nga ana tjeter tallin bithen me ju mjeranet arnaute..

    1. ben says:

      Kalec Dega-Te them te drejten, nuk dua te replikoj me nje individ te kategorise tuaj, pasi nga menyra vulgare e te shkruarit, merret vesh niveli juaj intelektual apo edukata qe keni. Kete replike e bej per te tjere lexues te TEMAs.
      Edi Rama, me shume gjasa, nuk eshte engjelli qe duam te gjithe te jete, por eshte fakt se njeriu gjykohet nga puna dhe jo nga guna ,sic thone pleqte. Nuk e dime ne se Rama i ka bere keto qe ka bere nen trysnine e ndonje force tjeter (avokat Ngjela do te thoshte se merita u takon amerikaneve apo BE-se) apo ngaqe desheron te beje dicka pozitive per vendin. Nuk na duhen aspak aresyet se perse Rama beri ato qe ka bere. Per shqiptaret, e rendesishme eshte se ai ka bere ato qe duhen bere per te pastruar vendin nga krimi, qofte ky krimi i rruges apo ai i politikes. Vecanerisht, pregatitja e te gjitha institucioneve te goditjes se krimit politik, si dhe pregatitja e Gjykatave te pastruara nga te korruptuarit, eshte rezultat i punes se qeverise Rama. Kete e di shume mire i madh e i vogel ne vendin tone. Te vetmit qe nuk duan ta shohin kete realitet, jane tipa te kallepit tuaj. Juve si individ e tregoni me fjalet tuaja se nuk ju dogj barku as per Ramen dhe as per Meten apo Bashen. Juve keni urrejtje patologjike ndaj shqitareve te cilet i quani me perbuzje “arrnaute”. Po ta dinit nga turqishtja kuptimin e fjales “arrnaute”, nuk do ta perdornit ate aq shpesh. Kjo fjale ne gjuhen turke perdoret si symbol i njerezve kurajoze, trima dhe te ndershem. Sipas perkthimit te bere nga disa turq qe kam takuar ne Kanada, ne Turqi, fjala “arrnaut” eshte shprehje e admirimit per individe teper te beses, te zgjuar, trima dhe te forte. Keshtu sipas tyre, ne turqisht ka shprehje si:
      “trim si arranut” apo “i zgjuar si arrnaut”, apo “i beses si arrnaut”.
      Sic mund ta kuptoje edhe nje deficient si puna juaj, duke na quajtur “arrnaute” nuk na ofendon aspak, sic mund te mendoni, por perkundrazi na lavderoni, keshtuqe vazhdoni te na “shani” duke na quajtur me epitetin “arrnaut” sa here qe te keni qejf.

  2. bamja says:

    O Karlo te dhente zoti shndet. Je njesh fare, e ke myt

    1. Agushi says:

      Carlo nuk ke faj ti qe mbron ramen se prej tij nga trjeoacak italia u bere zengjin shqiperie me prona me bunkart 1 dhe 2 she raport tv! Si u bere o derman apo so fred peza! Por kur ta marrin vesh keta komentatoret karuca te Temea qe ti ke tall trapin me ta keta mavrinjte do jene duke paguar perqindjet e borxheve qe ka marre Rilindja! Vazhdo ti vella talion vazhdo! Vazhdo agush vazhdo!

      1. lumja says:

        eh mer agush e kujton bunkartin si vilen e malokut tend ne lalez qe nuk futet asnje shqiptar a turist. Ske faj se te duken njesoj

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Të lumtë zoti Bolino!
    Kur ju dëgjoj e lexoj ju, më kujtohet thënia e Konicës,se armiku më i madh i shqipëtarëve janë vetë shqipëtarët!

  4. Ilir says:

    Z. Bollino ashtu si M. Baze, nga zerat e pakte racionale qe lexohen me kenaqesi. Do te doja te degjoja nga z Bollino, ne lidhje me kete labirint mendor te ilir METES, apo “planet tjeter “sic ai e quan, eshte dicka e stisur? A eshte duke recituar presidenti me ndergjegje kete rol te te deshperuarit, apo eshte vertete I renduar menderisht, I cekuilibruar?

  5. Cudia says:

    Carlo ke te drejte por si Sala edhe Likja bejne sikur po merziten por me tonelatat e dollareve qe kane jane te qete dhe shtyjne vitet per qejf. Ti shkruan ndonje gje ne gazeta ndersa une lexoj cfare shkruan ti. Vapori i tyre shkon perpara. Kaq thjesht eshte situata per te gjithe. Te paca!

  6. Pjeshka says:

    Ilir Meta e ka frike burgun dhe po shkon drejte çmendise!Me 2 Mars per ta bere sa me te bindeshem vendimin e tij ai do te dale perpara kryeministrise me rroba banje si ne Durres ,pasi pas deklarates se pardjeshme ai e ka zhveshur kostumin e presidentit!Tashme ai ka hyre ne gracken e Sali Berishes duke e futur ne nje loje te piset e duke i bere te mundur qe ti faturojne te gjitha mekatet,bemat ,me vjedhje e deri tek vrasjet e tija!Bota perendimore e veçanerisht “miqt” qe i kane garantuar jeten ketij perbindeshi kane rene dakort qe te gjitha mekatet e te shkuares ti paguaj Toto Likja!Berisha ka nje karakteristike te çuditeshme ,te kompromenton,te bene bashkepunetor ne vjedhje e vrasje e pas ketaj te qeron per te mos patur deshimtare!Keshtu do veproje edhe kesaj here!Ilir Meta kete here do qe te shkoje ne çmendine e jo ne burg sepse atje behet edhe i papergjegjeshem per te treguar floririn e pasurite qe i ka vjedhur “koke palareve” qe i kerkon ne shesh ne 2 Mars!Ne fakt ai donte ta bente me 2 prill por fale Berishes 2 Prilli eshte djegur e nuk mund te perseritet me,ndaj zgjodhi 2 Marsin!Te gjif ne shesh me thirrjen “Poshte Nano”! O hej o hej o hej!

  7. Qifto Qifligu says:

    Ilir Meta o tungjatjeta
    Hiqi breket se te gjeta
    Hiqi breket per se mbari
    Mu me thone Hajdar Cari.

  8. Zigur Qarri says:

    I FORTE JE ZOTI …..PO NUK GJYKOHET NJE I SEMURE VETEM KORROHET NE SPITALE

    1. Realisti says:

      Jo po korrodohet… thuaje shqip qe Likha mund kolaudohet…. kolaudimin ja ka nisur Rama

  9. nord.al says:

    Je i madh z. Bollino. Shqipetaret me dy pare mend te jane mirenjohes.

  10. Goni says:

    po thua te verteten karlo. Si gjithmone xhanem, kush ka sy e veshe te te degjoje, por te jeshe i bindur se shumica e popullit keshtu e mendon. vetem se ti e ke thene bukur e qarte

  11. mona says:

    I nderuar Bollino. Me 2 mars nuk do kete as puc dhe as dekret. Aresyeja eshte se jo me larg se mbreme SHBA ia terhoqi te dy veshet kllounit qe ka uzurpu presidencen dhe i tha: Hajdut rri rehat se per ndryshe do te arrestojme dhe do te cojme jo ne Rec, por ne Guantonama. Kur i dolen parasyshe Likes ata mjekrroshet e ISIS-it qe ndodhe atje, tha: obobo bytha ime dhe terhoq nga marrezia e tij.

  12. andrea says:

    Sa vite keni ketu Carlo. Si nuk te lexova te ofendosh ndonjehre. edhe neper televizione nuk degjova nje fjale pa menduar nga ty dhe je i vetmi. Jo rastesisht jeni i huaj. Jeni shembull i logjikes dhe i njeritu me kulture, por keta kokelopet tane ne vend qe te mesojne nga ty, vazhdojn e te jene harbute si prinderit e tyre

  13. Carlo ka te drejt
    presideenti muta i shef gjonat si fshatr kontravers
    i flet hanit me e nigju djemt e hasanit pri kasove hahah
    bese lidhja e bandes Haxhi Qamutit u ringjall lol
    nga nji fshatar cepani

  14. Koli says:

    Prape ky makarina hiu?! Prape ky zhapiku i peshtire i Rames?!
    Po ne Lece do merrni mend o shqipetare ?! Ne nje vend ku mbizotron kongrabanda dhe paguhet pizzo?!!

    1. Ilir says:

      Ne 20 fjale 15 i ke shkruar gabim!!! Z Bollino ne nje artikull te tere nuk i gjen as edhe nje presje jashte vendit.

  15. Al says:

    Karlo ke ndonje objekt mw nje euro per te marre? Nuk le asnje ne kembe…

    1. gazetari says:

      Edhe ne e mori, sipas ligjeve te shtetit shqiptar e mori o kelish i Saliut jo si dhendurret e malokut tend e maloku yt qe ka bere saraje me gjakun e shqiptareve. Beni si qena per nje kapanon te kohes dulles e qe nuk e mori se nuk i futej ne sy dhendurrit te malokut tend.Pse nuk i dime ne keto gjera ore muter. Karlo do te beje redaksine aty dhe ta beje te bukur sic beri te njuz24 ku nuk shkonte as dreqi e jo me shqiptaret.

    2. dulla says:

      e sali kellira te djeg e? 6 miljon pagove qe te zhdukje karlon nga njuzi? Tani nuk do te dali as shpirti te heqesh nga kembet gazetaret qe te perplasin te verteten ne surrat o rrodhe ne breket e shqiptareve. Nuk te ze gjumi se gazetaret e karlos do ti kesh si ferre te prona 20 miljone euro e dhenderrit tend tullac. aty afer i ke. Edhe nje pordhe te beje dhendrri jot zgjebanik e tullac do ta marrin vesh gazetaret e karlos o mut. I dhe gjithe Momunetin e Kinostudios horrave te mediave te tua dhe tani uleret se karlua po merrka nje kapanon te dulles. ha mut

  16. demo says:

    Z.Bolinoi!Ke bere nje nje diagnoze te sakte te semurit president,po a do te degjoje?

  17. Piro says:

    Bollino perhere OK. Bravo!

  18. Mondi shkreta says:

    Ja ç’do te thote te jeshe gazetar. Te falenderoj z,Bolino.

  19. koment says:

    ???SI GJITHMON I SAKTE.RESPECT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje