Pushka top, më 2 mars e përtej!

20 Shkurt 2020, 15:48Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë.

E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërisht penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.

Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.

Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë.

Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri. Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre.

Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të numërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë.

Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar.

Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.

Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre.

Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysëm revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

5 komente në “Pushka top, më 2 mars e përtej!”

  1. LORA says:

    Topi te rente mu ne koken tende o Patoz.
    Ai (kusari dhe vrastari me bllok ne dore) eshte produkti i cadres gabele 90-ditore ,te turpit e krimit pa limit
    (18 shkurt-18 maj 2017 ) ku pjese ishe edhe ti vete ,,,,o alfos ballshi.
    Ngulja e tij ne fronin presidencial ishte zgjidhja e vetme e atij momenti,,,,zgjidhje qe per mua solli produktin e vetdiskretitimit me ekzemplar dhe te merituar te kurvllikut tuaj te integruar.
    Vafsh ne djall,qelbesire.
    Rrofte Shqiperia e njerzve puntore dhe patriote.

  2. Lona says:

    Astrit nje gje nuk paske kuptuar likja po flete me vetvetn po zihet me vetveten dhe po i bene dem vetvetes asnje nuk po i kthene pergjigje .

  3. Lush berbali says:

    Kesaj rradhe pushka rafte pa meshire ne familjet e Metes dhe atyre qe e pasojne…!
    Me qef do te merrja jo pushke,po top,bile tank e tu futesha me top vilave vrastare te gjirit te Lalzit ndertuar me gjak shqiptaresh.
    T’i shembja perdhe e t’i shkelja me zingjir produktet plehra qe jetojne ne to.
    Ta provojne dhimbjen deri ne kocke Ilir hajduti e pasuesit e tij bashke me Brrushin qe ban çban e han kaj mut.
    Vetem keshtu hallall pushka e topi.
    Tua bejme vendin pllambe e plumba e tua shohim.breket e mbushura me meta.
    (Me falni ,me muta,se ia ula vleren mutit )

  4. Tani says:

    Patozi flet si i kulluar sikur nuk ka qene ne partine e tij te zullumeve ku dhe ai ishte n/kryetar i saj qe normalisht dhe ai ka pergjegjesi.Tani flet si e ema e zeqos pa dhene nje mendim te pakten si e mendon ai se keshtu si po flet nuk thot asgje.

  5. shoku says:

    Astrit mire ke folur, por ç’vlere ka qe del nga goja jote, kete ma gjen dot?
    Nuk lahen mekatet e tua me keto shkrime, shoku.
    Ke mbajur mbi shpine nje te KEQE TE MADHE, p.d e nuk ke qene dosido.
    Keshtu qe je po aq fajtor sa ata qe permend ti.
    Futu e lahu ku te duash, besimi nuk eshte lyre, por mentalitet, bindje, interes.
    Doja te dija nga lexuesit, mos e ka lene gje gruan ky kur u bë me pozitë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje