Ku po shkon Kosovë?

22 Shkurt 2020, 13:06Blog TEMA

Nga Kristaq Xharo

Lajmi i djeshëm për mundësinë e ‘tërheqjes së trupave nga Kosova’ i atribuuar të plotfuqishmit Grenell është sinjali më tronditës për çekuilibrin e qëndrimeve të elitave politike në Kosovë. Dy ditë  më parë,  përfaqësuesi më i lartë i politikës amerikane Mike Pompeu përsëriti qëndrimin kategorik, që qeveria kosovare të tërheq menjëherë vendimin për ‘taksën’. Kërkesa edhe  më parë i ishte drejtuar qeverisë Haradinaj dhe tashmë edhe Kurtit. Mos reagimi nga Kosova në Uashington po reflektohet sa me habi aq edhe me trishtim. Edhe përfaqësues më të lartë të fuqive europiane, Makron, Merkel e të tjerë  kanë  shprehur kundërshtinë për sjelljen politike të Kosovës, për  taksën dhe kërkojnë mbështetje për vazhdimin pa kushte të  dialogut.

Në një format tjetër, zyrtari më i lartë i NATO-s, paralajmëroi më parë qeverinë e Kosovës të shmang  lëvizjet e pakoordinuara me NATO-n. Pyetja nuk është se ç’po ndodh me ‘taksën’ , por çfarë po ndodh në të vërtetë në raportet midis  Kosovës dhe aleatëve  strategjikë perëndimor. Është fjala për ata që i dhanë jetë dhe formë shtetit të Kosovës. Më parë, për ti dhënë kuptim lëvizjeve dhe vendimeve të ‘guximshme’ të qeverive të Kosovës qarkullonin plotë teori konspirative, ku besohej  se pas ‘kokëfortësisë’ së qeverisë kosovare  qëndronin me siguri aleatët. Por, perdja e konspiracionit ka rënë dhe tashmë nuk funksionon.  E ndërsa Prishtina me sjelljen e vet po humbet simpatinë e aleatëve strategjikë Serbia dhe Vuçiç, mjeshtër të paraqitjes  si të ‘ viktimizuar’, kësaj radhe nga  ‘taksa’ e Kosovës , i erdhi si një dhuratë për të hapur një e nga një dyert e perëndimit deri në Uashington. Quo vadis Kosovë?

Kosovë,  Serbi dhe partnerët strategjikë.

Veprimet e politikës në Prishtinë po krijojnë  idenë  se njohja e Kosovës nga Serbia është më jetike se pozicioni ndaj  aleatëve strategjikë. Sigurisht,  që njohja nga Serbia është e rëndësishme,  por jo e krahasueshme me pozicionin  e partnerëve strategjikë.  Ishin të gjitha premisat,  që Kosova të funksionojë si shtet normal, me premisa që zgjidhja do të kalojë nëpër disa faza.  Kjo rrjedhë nuk duhej të ndryshonte, aq më pak nga Kosova.  Pa njohjen e Serbisë, Kosova  mund të funksionojë në çdo kohë dhe përherë. Ndërsa me sjelljen dhe dilemat që ju krijon aleatëve  Kosova rrezikon të jetë përherë e sfiduar, në mos e rrezikuar. Në një strategji kombëtare, që fatkeqësisht mungon në të dy anët, interesat kombëtare mbrohen nëpërmjet burimeve të fuqisë, ku për shtete të vegjël si Kosova dhe Shqipëria, sjellja ndaj partnerëve strategjikë është çelësi i fuqisë.

Njohja nga Serbia as mund të jetë e as duhet të shihet si jetike për Kosovën. Fiksimi në këtë ide është dëshira e Serbisë dhe bumerang për Kosovën. Serbia e konsideron ‘harakiri’ njohjen, por edhe nëse e bën që nesër,  kjo shumë pak do të ndryshojë në atë çka Kosova përjeton sot. Ndaj Kosovës nuk i leverdis të mbërthehet të harxhojë gjithë energjitë, burimet e fuqisë e të sakrifikojë partnerët në ngërçin me Serbinë.  Modeli izraelit është nga më inkurajuesit. I sigurtë në partneritet strategjike, edhe pse do të dëshironte të mos kishte probleme me fqinjët  nuk ka mbetur në cekëtinën njohjeve  reciproke, por ka vazhduar marshimin e duke u transformuar në një ‘superfuqi’ rajonale. Duke ju rikthyer debatit, njohja apo marrëdhëniet me Beogradin nuk duhet të vendosen asnjëherë në  balancë sjelljen ndaj SHBA dhe partnerëve perëndimorë,  siç po paraqiten këto ditë. Partnerët perëndimorë e kanë ndihmuar Kosovën shumë më tepër se mund të kishte bërë vetë Kosova edhe po të ishte njohur nga Serbia. Vonesat në njohje, më tepër, janë dëmtime kolaterale. Rifutja e fuqishme në lojë e SHBA  është një moment strategjik.

Dhe ‘Largimi i trupave amerikane nga Kosova’ …

‘Largimi i trupave amerikane nga Kosova’ do të ishte goditja më e rëndë për mbijetesën e Kosovës dhe interesat kombëtare. Vetë simbolika tregon seriozitetin e problemit. Do të ishte po aq serioze që parlamenti i Kosovës të mblidhej në seancë urgjente, pasi nuk ka urgjencë më të madhe. Fuqia është e vetmja monedhë e shkëmbyeshme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shtetet  si Kosova e Shqipëria  në konceptin e fuqisë, sipas H. Morgenthau janë thjesht shtete të vegjël. Shihni indeksin global të fuqisë për  tre vitet e fundit. Jemi pas numrit 126 në renditjen botërore nga 150 shtete të marrë për vlerësim (Indeksi Global 2017).  Në mungesë të balancës së fuqisë (ekonomike, diplomatike, ushtarake), siguria dhe mbijetesa në një rajon kaq të ndërlikuar do të lidhet domosdoshmërish me sjelljen strategjike ndaj partnerëve perëndimorë. Këtë  shqiptarët e kishin kuptuar edhe rreth 150 vjet më parë (1878), ku edhe pse Lidhja e Prizrenit  grumbulloi një force ushtarake, më të madhen në historinë e kombit, përsëri vlerësoi se fitorja do të ishte e siguritë kur edhe fuqitë e mëdha do të mirëkuptonin shqiptarët. Por, shqiptarët i gjetën dyert e Kongresit të Berlinit, aty ku ishin më të mëdhenjtë e kohës, të mbyllura. Paradoksalisht, sot pas 150 viteve, kur ajo çka deshi Lidhja e Prizrenit u përmbush prej tyre,  po duket  se jemi ne që ju mbyllim dyert fuqive të mëdha. Vetëm rapsodët do të na kishin zili, edhe ata me të cilët po përballemi. Fuqia jonë do konsiderohet kur shqiptarët të bëjnë atë çfarë presidenti Trump ju shkruante pak kohë më parë që “..të unifikojnë mendimet për të folur në një zë…”  dhe patjetër në sinkron me aleatët.  Marrëdhëniet me partnerët strategjikë janë marrëdhënie për mbijetesë. Nuk kemi luksin ti ‘sikletosim’.

‘Habia’ që ndjen SHBA  me qëndrimin e qeverisë kosovare  është logjike ndaj   Prishtina  nuk ka asnjë minutë kohë për të ri-kalibruar busullën. Janë SHBA  dhe NATO garancitë për të frenuar një mini-skenarë ukrainas,  që  Serbia dhe mentori i saj Rusia do ta formatonin lehtësisht edhe në Kosovë. Në mungesë të partnerëve, apo të ‘largimit të trupave amerikane’  siguria në Kosovë është në dilemë, pasi raportet e fuqisë do të përmbyseshin, në dëm të shqiptarëve.  Interesat  kombëtare dhe jo taksa  janë shumë më të rëndësishme,  të përhershme dhe vetëm ato janë strategjike. Interesat nuk mbrohen me rapsodë dhe slogane,  por me strategji e sjellje strategjike. Partitë politike janë ‘shumë të rëndësishme’ dhe ruajtja dhe zgjerimi i elektorateve mision i tyre, por jo në atë masë sa të sakrifikojnë vendin.

‘Taksa’ nuk është as strategji as qellim.

Taktikat pa strategji janë zhurmë përpara humbjes- shprehet një filozof e strateg i hershëm.  ‘Taksa’ duket të jetë e tillë për nga lloji, forma dhe mënyra e përdorimit. Ajo  nuk i kalon kufijtë e një veprimi taktikë. Edhe pse u demonstrua si një strategji e ‘guximshme’,  ajo  nuk po duket të jetë e tillë. Ka kaluar kohë mjaftueshëm për të bërë bilancin e kësaj lëvizje të guximshme.  Dhe, ky bilanc demonstron veten, vetëm, si një reflektim pozitiv i momentit të fillimit, por me pasoja  serioze strategjike për vetë Kosovën. Të paktën në dy aspekte kryesore  dallohen shenja jo optimiste. Së pari në nivelin reciprok (Serbi-Kosovë) njohim vetëm humbjet ‘kolosale’ ekonomike që po vetë deklaron Serbia, por kemi shumë pak informacion për leverdinë ekonomike që po fiton Kosova. Edhe nëse do të kish një bum të tillë, kjo nuk është një perspektivë për një qellim strategjik. Kosova prej kësaj beteje, e vetëm ndodhur,  po ‘korr’ në nivel strategjik bilancin më negativ strategjik që në periudhën e krijimit: distancimin dhe qortimin e aleatëve më të mëdhenj strategjikë.  Së dyti, mjeshtre e vet-paraqitjes si viktimë, Serbia, po e shfrytëzon këtë moment të ‘dhuruar’ nga qeveria kosovare për të rifituar pozicione mjaft të favorshme në planin strategjik, ku më kryesorja  simpatinë e fuqive perëndimore. Për nga karakteristikat që përmendëm më lart ‘taksa’ edhe si taktikë e  përkohshme, që edhe nëse do të arrij ndonjë sukses të mëvonshëm do të jetë sukses ‘fitore si e Piros”.

A mund të tejkalohet ‘ngërçi’?

Do të ishte naive të besohej se  vendosja e  “taksës 100%”  do të   arrinte në finale njohjen reciproke si qellim  strategjik, pra,  që  Serbia do të njihte Kosovën.  Sado efekte çudibërëse ta kishin menduar këtë veprim do të ishte e vështirë të besohej se kjo do të ndikonte për të plotësuar qëllimin fillestar. Loja po zhvillohej në fushën e diplomacisë. Disbalanca që u krijua në një periudhë të caktuar me tërheqje të njohjes së Kosovës nga disa shtete, apo mossuksesi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare duhej të ekuilibrohej me rritjen e fuqisë në instrumente diplomatikë. Diplomacia ka aq shumë armë sa duke i njohur dhe përdorur me inteligjencë do të jepnin kundra efektin. Nuk mund të besohet se suksesi i diplomacisë së Kosovës do të rivendosej me ‘bllokadë’ ekonomike. Nëse golat Serbia na i shënonte në Jug të Afrikës, barazimi nuk mund të arrihej në Merdarë.

Historia, por edhe e tashmja, e marrëdhënieve ndërkombëtare, afron aq shumë raste që tregojnë se taksa, embargo, apo kufizimet e tjera ekonomike nuk mund të jenë veç mjete plotësuese, të përkohshme, por asnjëherë qellim në vetvete. Tregtia e Serbisë me Kosovën, sigurisht që   zë një vend të rëndësishëm në ekonominë serbe, por jo sa të mendohej që pengimi i saj do ta gjunjëzonte Serbinë. Me gjithë ndikimin dhe efektet që taksa ka pasur e do të mund të ketë besoj, që edhe në Prishtinë e dinë që kjo nuk do të shkojë më tej  se dëmtim, por jo gjunjëzim të Serbisë. Vite më parë, në kohën e konfliktit në ish-Jugosllavi,  embargoja apo ‘taksa’ kishte përmasa ndërkombëtare, por efektet ishin vetëm anësore, dhe për pasojë  konfliktet dhe kasaphana nuk u ndalën. Edhe sot taksa kosovare  është shumë pak për të  shpartalluar atë që propaganda dhe makineria serbe e kanë ngritur dhe inspiruar prej kohësh.

Mungesa e një “plani B” apo  tërheqja e prej taksës  po i frikëson politikanët kosovarë si përjetim i një dështimi ‘patriotik’, ndaj në Prishtinë nuk marrin  iniciativën për të hequr atë. Ndjehet se ekziston një hendek goxha i gjerë dhe i thellë  midis ruajtjes së partneritetit strategjik  dhe shtirjes ‘patriotike’.  Kapërcimi i  këtij hendeku kërkon sjellje dhe kulturë strategjike, aftësi lidershipi dhe kapacitete për të kuptuar se përballja nuk është vetëm me Serbinë, por dështimi do të jetë shumë më i gjerë.  Qeveria kosovare duhet të jetë pjesë e zgjidhjes që afron SHBA, përndryshe janë të gjitha premisat që zgjidhja të realizohet edhe pa ata.  Me marrëveshjet e iniciuara nga SHBA midis Kosovës dhe Serbisë me praninë e presidentëve  janë njohja më e mirë reciproke, ndaj mjerë kush nuk e kupton…

* Prof. Dr. Kristaq Xharo: pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian

10 komente në “Ku po shkon Kosovë?”

  1. Juristi says:

    Kete problem e zgjidh vetem Kujtim Gjuzi ose Lefter Maliqi.Po nuk e zgjidhen keto,atehere drejtohuni Lulzim Bashes.

    1. vang says:

      KETE problem e merr persiper BERAT BUZHALLA I CILI NE DIALOG ME NGJELEN ITHA SE: NE jemi cliruar vete ,ekemi la me gjak KOSOVEN’.Asnje nuk e mohon se kosovaret luftuan por mos te harrojne qe Konferenca e AMBASADOREVE NE V.1913 KISHTE VENDOSUR TE MOS NDRYSHOHET ASNJE KYFI ME TUTJE.

  2. Tafil Habibi says:

    Kosova po shkon per LESH (shprehja PO SHKON PER LESH, perdoret vend e pavend nder shqiptaret, por po duket se ka vertetesi ne shtetin e dyte shqipfoles ne Ballkan, Kosove), per faj te shenjave te dukshme te MENDJEMADHESISE dhe “Patriotizmit” fals deri ne nacionalizem te semure, te do lidereve te vjeter e te rinje, qe me te drejte po merzisin shume shpetimtaret e vertete te Kosoves, SHBA-GB dhe do me peshe ne BE.
    Dy Partite sot ne Qeverisje ne Kosove, si LVV dhe LDK, kane ne radhet e tyre shume te shitur filo-Sllav, edhe pse hiqen anti-Sllave te “thekur”.

  3. ZAGART FSHATARE TE Temes mi bllokojne rregullisht komentet kur nuk i pelqen permbajtja says:

    POLICTZAGAR TMero abazit, vertet jeni gazete private por dhe plera ma e madhe mediatike e Rames

  4. USA says:

    Dy njerez po ja bejne gropen Kosoves,Lopcari Rambush Haradinaj,dhe anarshisti Albin Kurti,njeri budalla,tjetri I lig.

  5. TE DESHTUAR says:

    I Nderuar Kristaq Xharo:Ju keni bere nje Shkrime te Bukur, do te thoja une Lexues i Rregullt dhe Ndjekes i Situates si ne Shqiperi dhe Kosove..
    Eshte shume e Vertet, se Kosova munde te Mbijetoje vetem me Mbeshtetjen e Fuqive Perendimore…por jo vetem Kosova edhe Shqiperia-Londineze.
    1-Politikanet Kosvare, per Fate te Keq…Kane “Harruar” te kene nje DIPLOMACI POLITIKE te Intensifikuar, ne Raport me Shtetet e Fuqishme…
    dhe Serbet jane me AKTIVE NE POLITIKEN E JASHTEME, dhe kane bere te Mundur, jo vetem te Fitojne Simpatine e Perendimit..por Kane Arritur qe disa Shtete te Heqin Njohjen e Kosoves si Shtete….kete Nuk e kane “Harruar” Kosovaret Politike Beres..Por ne Vende se te Intensifikojne Politiken ne Rrafshin Nderkombetare…Me Dipolmate ne Politiken e Jashteme, dhe nese nuk ka te Tille ne Kosove, duhet te Kerkonin ne Shqiperi,dhe kur Rama na Bene Ministere apo Ministre nje Kosovare si Besa Shahini..pse mos te Benin Kosovaret nje Minister te Jashtem nje Diplomate Shqipetare, te Shqipeerise Londineze???
    2-Reagimi i Politikaneve te Kosoves, Kundrejte Politikes Intensive Serbe ka qene i Dobet..dhe Percarja dhe Divergjencat midis Kryeministrit Haradinaj..dhe Presidentit Thaci..kane Cuara Uje ne “Mullirin” e Serbise….Keta NUK KANE KORDINUAR VEPRIMET E TYRE..por e kane Pare Njeri-Tjetrin thuajse ne Menyre Armiqesore….duke u Mundura se kush dhe Kushe do te jete me i “Preferuar” per Nderkombetaret..duke hARRUAR Problemin Kryesore ATE TE RAPORTIT KOSOVA SHTET ME FUQITE E MDHAJA, dhe Nese dikur Kishte Perkrahje per Kosoven, duket se Qeveritaret Aktual Amerikane Nuk Jane Kunder “Mbeshtetjes”…por edhe Kundfer Serbise….
    3-Problemi Kosovare eshte PROBLEME MBAREKOMBETARE, dhe Mungon nje Strategji-Kombetare per kete e cila duhet te jete e Cimantuar..per cilen do Force Politike qe vjene ne Pushtet si ne Shqiperi dhe Kosove….dhe jo vetem Kaq..Por Midis dy “Shteteve Shqipetare” ka Frustracjon per te mos Thene Kontradikta….qe Cojne Perseri “Uje ne Mullirin Serbe”….dhe ketu Ndikon edhe Agjentura e Vjeter Serbe e Instaluar ne Shqiperi dhe Kosove..Agjenture qe ka Influence direkte ne Eliten Politike… theksoj:Berisha Dhenderr Serbe, Basha..qe na Vjene nga Kosova e Djegur n ga Lufta…dhe behet “Politikane” ne Tirane..me Ndihme e nje Mbese Serbe…ect…..Keto jane FAKTE…dhe Destabilizimi Politike i Tiranes nuk Ndihmon qe Shteti i Ri Kosovare te Marre Fryme….dhe Propaganda Serbe:SE SHQIPETARET NUK DINE TE BEJNE SHTET VAZHDON, dhe per kete ata po Punojne…
    Nje Terheqje e Trupave Amerikane nga Kosova(Eshte e Mundshme).. do te jete NJE “Dhurate” per Serbet…Dhe nje HUMBJE E PAZEVENDESUESHME PER KOMBIN SHQIPETARE…qe do te jete Krejt Zbuluar perballe Ekspansjonit Serbo-Russe….
    Shkurte:Qeveria e Kosoves Duhet te Punoj Ngushte ne Rrafshin Diplomatike te Gershetuar me ate ne Tirane…dhe pa Vonese duhet te Fillojne dhe Perveshin “Lleret” sa nuk eshte Vone…Qeveria e Kosoves Nuk munde te “Detyroj” dote Serbet, me Njehe apo nuk me Njehe Dote ,,,apo edhe se Po…Behe kete Sote apo Neser….Kjo do Kohe….E RENDESISHME ESHTE QE POLITIKA KOSOVARE TE JETE NE UNION ME ATA QE E BENE SHTET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. rrema says:

    Sa te trashe jeni o Kosovare…
    Po i beni vetes varre….
    Po tu iki Amerika….
    Juve ju bie pika….
    Boll me Ramushet koketrashe…
    E me hajdute si Mustafa…..
    Nigjoni cfar ju thote tata…
    Se do ta hani nga mbrapa…
    Kur tju vine ment…..
    Nuk i hane as qent….

  7. Ndroqi says:

    Me gjithe te metat,sot per sot Hashim Thaci eshte I vetmi person qe siguron miqesine me amerikanet,miqesi petcaktuese per te ardhmen e Kosoves.Rrangallja Rambush dhe kerrici Albin jane duke e demtuar Kosoven.

  8. hilmi says:

    … puthadorët që nga marrja e pushtetit e sollën Kosovën buzë greminës,por jo nuk do të bie në të…
    Kosova nuk është “shet i dyte shqipfolës” por është shtet i dytë shqiptar, në teritor etnik…
    A beson se Amerika,NATO, Gjermania , Anglia, .. që e sulmuan Serbinë , hapen bazen “Bonstil”, do tërheq trupat e baza t`i mbtet Rusisë..?

  9. Hydajeti says:

    Ne krahinene Mirdites kur vdes njeri bertasin A I MJERI UN PER TAJ jemi bere per te bertitur dhe ne per Ramushin dhe aq me keq per Kurtiqin dy KARADUZA qe po marrin ne qafe KOMBIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje