O bëni fushatë për 2 marsin, o mos përhapni panik për koronavirusin!

23 Shkurt 2020, 21:57Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Ka një kontradiktë shumë të madhe orët e fundit, ku nga njëra anë i bëhet jehonë me një zell të pashoq lajmeve të rreme që përhapin panikun për mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri, e nga ana tjetër vijojnë mesazhet për ti ftuar qytetarët që të marin pjesë masivisht në tubimin e 2 marsit, të thirrur nga Ilir Meta.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për autorët dhe burimin e këtyre lajmeve. Por zelli për ti bërë jehonë edhe përmes mediave të ndryshme dhe përfaqësuesve politikë, alarmeve të rreme të përhapura të dielën në rrjetet sociale për koronavirusin, ështe e sigurtë se më shumë sesa dëmtojnë qeverinë, do të dëmtonin pikësëpari aksionin më të ri opozitar me protesta, mitingje apo “besëlidhje” në bulevard.

Shumë qytetarë i ndjekin me vëmendje të shtuar këto kohë zhvillimet rreth koronavirusit nëpër botë dhe me siguri kanë mësuar se atje ku ka raste zyrtare të prekurish apo viktima, ka edhe kufizime gjithnjë e më të mëdha të aktiviteteve publike dhe tubimeve masive. Si një masë parandaluese kjo, për përhapjen e tij. Jo vetëm shkencërisht, por edhe instiktivisht qytetarët rezervohen për tu bërë bashkë në të tilla situata, duke qenë më të prirur për tiu larguar grumbullimeve me të tjerët!

Kjo sdo të thotë që strukturat përkatëse të qeverisë dhe të shtetit, nuk duhet të jenë në gadishmëri maksimale e të mos i marin të gjitha masat e duhura, aq më tepër po të kemi parasysh lajmet që vijnë nga Italia fqinje dhe nga vendet e tjera. Përkundrazi. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndaj shqetësimet apo rastet reale, duhen adresuar menjëherë pranë mjekëve dhe institucioneve shëndetësore për tu trajtuar profesionalisht.

Nuk di të ketë raste të tjera si ky i orëve të fundit në Shqipëri, ku fenomeni i lajmeve që nxit panikun rreth koronavirusit, të shndërrohet në sport publik. Përpara se ta bëjnë këtë, duhet të kuptojnë se jemi të gjithë të barabartë përballë koronavirusit, ndaj askush nuk mund të përfitojë asgjë nëse ai vjen realisht mes nesh. E vërteta zyrtare është se “nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri, deri në këto momente!”

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se “informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjetet sociale, media, nuk duhet të meren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike, duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak, duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë, pas situatës së tërmetit”.

Është shumë e çuditshme sesi në Shqipëri mund të ketë individë, grupe apo orientime të ndryshme shoqërore, që besojnë se mund të përfitojnë nga kjo situatë. E aq më keq akoma, të mendojnë se përmes përphapjes së panikut mbi popullatën e vendit, të mund të dëmtojnë qeverinë dhe mazhorancën e saj.

Ka aq shumë tema, çështje dhe probleme me të cilat mund të bësh me të drejtë politikë në Shqipëri, të jesh kritik dhe opozitar me qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, sa duhet të jesh një makiavelist i pandreqshëm që të përdorësh edhe tërmetet e 2019 dhe koronavirusin në 2020, si mjete për arritjen e qëllimeve!

20 komente në “O bëni fushatë për 2 marsin, o mos përhapni panik për koronavirusin!”

  1. lleshi says:

    Keq me vjen per presidentin Peza!! Sa here behet gati te bej hatane i flet natyra me fatkeqesi dhe viruse… mos ndoshta i ka shenja keto?????

  2. molotovi i lulit says:

    Nuk fituan gje me molotov ,filluan me panikun koronavirus

  3. Perpara cuni farhiut says:

    Kush eshte me intelegjente like floriri ujku cerrikut apo andi qaullxhiu ju lutem nje pergjigje ketij sondazhi

    1. Nikolin says:

      Te jemi sinqert une besoj se kane te njetin nivel diturije. Por likja eshte shume me dinake per te vjedhur eshte kryhajdut numer 1 per ata 2 te tjeret une kame veq rrespekt se at nuk kane vjedhur popullin shqiptar

  4. pellumbi says:

    Shume i sakte. Por ata duhet te kuptojne se smund te fitojne gjithmone duke perdorur dhimbjen e te tjereve…

  5. Agim says:

    Bota po perpiqet si te ndaloijm ifluencen Miki yn po interesohet per 2marsin ky mik ka dal nga Shinat.

  6. sali krimineli says:

    Mire ia the po kujt ia theee!!!
    Keta dine vetem lajme fake
    vetem lufte
    vetem molotova
    vetem panik
    Do deshtojne si mos me keq me 2 mars vetem se jane njerez te keqinj

  7. polici i natës says:

    Koronavirusi është realitet o zotni
    një kryeministër mund të jetë i mirë në kohë “normale”
    por shumë i dobët në kohë krizash

  8. polici i natës says:

    Koronavirusi është realitet o zotni
    një kryeministër mund të jetë i mirë në kohë “normale”
    por shumë i dobët në kohë krizash
    në thënie franceze thotë ” Kush kërkon mandat të dytë është diktator”

  9. polici i natës says:

    Koronavirusi është realitet o zotni
    një kryeministër mund të jetë i mirë në kohë “normale”
    por shumë i dobët në kohë krizash
    në thënie franceze thotë ” Kush kërkon mandat të dytë është diktator”

  10. polici i natës says:

    Koronavirusi është realitet o zotni
    një kryeministër mund të jetë i mirë në kohë “normale”
    por shumë i dobët në kohë krizash
    në thënie franceze thotë ” Kush kërkon mandat të dytë është diktator”

    1. Vl says:

      O tralalala. Ca flet mor burr? Ne kohe krizash dhe virusesh ty po te del presidenti ne tubim ti qa hallin e kryeministrit

  11. polici i natës says:

    Koronavirusi është realitet o zotni
    një kryeministër mund të jetë i mirë në kohë “normale”
    por shumë i dobët në kohë krizash
    në thënie franceze thotë ” Kush kërkon mandat të dytë është diktator”

  12. edmond says:

    masa me efikase ndaj infektimit eshte evitimi i grumbullimeve me njerez! Ndaj dhe justifikimi per deshtimin e 2 marsit u gjet: njerezit kane frike nga infektimi me Coronavirus! Nje here termeti, tani virusi. Po hera e trete?

  13. O Polici i Nates i LSI_se ose i ish-SHQUP_it, ku e gjete kete thenie Franceze per Mandatin e Dyte… MOS u shqetesoni se Ai i gjati do fitoje edhe me fuqishem Mandatin e Trete dhe me tej. Ama JU; do shkriheni fare…

  14. Nikolin says:

    Te jemi sinqert une besoj se kane te njetin nivel diturije. Por likja eshte shume me dinake per te vjedhur eshte kryhajdut numer 1 per ata 2 te tjeret une kame veq rrespekt se at nuk kane vjedhur popullin shqiptar

  15. SALI BERISHA BASHK ME ILIR METEN DHE FAMILJARET E TYRE, SI DHE BASHKEPUNETORET E TYRE NEPER PARTITE RESPEKTIVE; PD+LSI, TANI JANE GATI EDHE TE PAGUAJN QE KORONAVIRUSI TE VIJ NE SHQIPRI SEPSE POPULLI NUK I NGRIHET PER DESTABILITETIN DHE ZJARRIN E SHQIPERISE. OBJEKTIVI I BERISHES (BERISHIZMIT+PD) DHE METES (METIZMIT+LSI) ESHT ZHDUKJA E SA ME SHUME SHQIPETAREVE NGA VIRUSI VDEKJEPRURES, QE ATA DHE FAMILJET E TYRE BIOLOGJIKE E POLITIKE TE SHPETOJNE NGA DREJTESIA E RE, SPAK-BKH.

  16. siliani says:

    I nderuar Fredi ,kjo nuk e pengon opoziten e Shqiperise te zhvilloje protesten e paralajmeruar sepse me kete rast shoqerise Shqipetare i bene edhe nder pasi “Mikrobi i Koronavirusit” do te perqendrohet ne nje pike e per pasoje me nje njoftim fare te thjeshte mund e duhet shpetuar shoqeria Shqipetare nga ky virus ku mund ti thuash qe te rrijne larg virusit ne fjale!

  17. top_njishi says:

    KOKLOPES ja kan var karin perendimoret dhe ka njel tek mbeshtetja e qim peks & co!

    Jepi koklop se na knaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje